• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Largohet Opozita, PS-LSI VOTOJNË DRAFTIN PA OPOZITËN, NË MBLEDHJE LU DHE VLAHUTIN

June 14, 2016 by dgreca

*Opozita largohet nga Komisioni, Bylykbashi: Shumica nuk kalon dot draft të njëanshëm/

Mazhoranca vijoi normalisht me proçedurën për miratimin e draftit final të reformës në drejtësi, edhe pas largimit të opozitës nga mbledhja e Komisonit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Në mbledhjen ku ishin të pranishëm prej fillimit të saj dy Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, PS-LSI votuan nen për nen dhe në terësi draftin.

Komisioni mendohet të ketë lënë pa votuar pjesën ku opozita dhe mazhoranca ndahen në qëndrimet e tyre dhe mban pezull miratimin e reformës në drejtësi.

Bëhet fjalë për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarëve të katër institucioneve kushtetuese.

E sigurtë është që nuk do të votohet për këshillin e Lartë Gjyqësor dhe atë të  Prokurorisë, ndërsa nuk dihet nëse do të votohet për dy institucionet që lidhen me vetingun, Komisioni i  Posaçëm i Kualifikimit dhe  Kolegji i Apelimit.

Në draft janë reflektuar disa kërkesa të opozitës

Në draft është  reflektuar kërkesa e opozitës për mos përfshirjen e Tribunalit Disiplinor të Drejtësisë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Në draft parashikohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Dhoma Speciale e  Kualifikimit,  do të zgjidhen pas një përzgjedhjes që do të bëjnë ekspertët ndërkombëtarë dhe Avokati i Popullit dhe kandidatuart e propozuara votohen me 3/5 në Kuvend.

Në draftin përfundimtar, formula me 2/3-t për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë është e pa reflektuar.Draftin në fjalë opozita nuk e ka pranuar si formulë.

Basha: Kërkojmë ‘vende të rezervuara’, kurrë s’kemi kërkuar votimin me 2/3-t

ak orë pasi kryeministri Edi Rama, hodhi një hap të ri në përpjekje për konsensus, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, parimi i rekomandimit 88 i Venecias është zgjidhja për një drejtësi të pa kapur.

Sipas kryetarit të opozitës, ky parim u pranua sot nga kryeministri vetëm për 2 institucione.

Basha: Venecia ka folur qartë. Parimi është ai i vendeve të rezervuara. Paragrafi 88 e thotë të zezë mbi të bardhë. Zt. Rama e pranon këtë parim për dy organe, por nuk e pranon për dy të tjera. i bëj thirrje të gjejë kurajën dhe përgjegjësinë, parimin ta zbatojë për të katër organet kolegjiale siç e parashikon Komisioni i Venecias.

Duke përjashtuar nga parimi i rekomandimit të Venecias, Komisionin e Pavarur të  Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, Kryeministri  tha Basha, nuk ka hequr dorë nga kapja politike e sistemit.

Basha: Domosdo nuk e pranon sepse do të përjashtojë nga sistemi gjyqtarët që hetojnë skandalin e përgjimit, të CEZ-t, të koncesioneve në shëndetësi. Do të përjashtojë prokurorët që vënë para përgjegjësisë zyrtarët e tij të korruptuar apo ndjekin lidhjet kriminale të kësaj qeverie.

Gjatë kohës kur kryetari i opozitës sqaroi qëndrimin e tij për reformën bazuar dhe mbi deklarimet e  kryeministrit  Edi Rama, ky i fundit reagoi në kohë reale në rrjetet sociale.

Por Basha tha se votimin me 2/3,  opozita nuk e ka kërkuar asnjëherë, ndryshe nga sa shprehet kryetari i mazhorancës Edi Rama.

Basha: Opozita kurrë nuk ka kërkuar 2/3-t. Edi Rama kurrë nuk do të pranonte dhe nuk do të pranojë konsensusin me opozitën në Parlament me 2/3-t dhe do të kapë mekanizmin zhbllokues dhe përmes tij do të kapë institucionet e drejtësisë. Kaq e thjeshtë është! 

Kryetari i  Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, tha se opozita është investuar në një proces që pamundëson kapjen politike të drejtësisë,  ndërsa sipas tij  venecia e ka rrëzuar 38 herë mozhorancën.  Kryetari i opozitës, shpreson se vendit  do ti jepet një reformë  me konsensus mbarëkombëtar, dhe për këtë la të kuptohet se negociata vijojnë, por nuk tha në qoftë se nesër, përfaqësuesit demokrat do janë në komisionin e posaçëm parlamentar ku diskutohet zyrtarisht drafti.

Opozita largohet nga Komisioni, Bylykbashi: Shumica nuk kalon dot draft të njëanshëm/

Sikurse kishin paralajmëruar deputetët demokratë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për shkak të refuzimit të shumicës për të diskutuar paragrafin 88 të raportit final të Venecias.

Nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se Komisioni nuk mund të miratojë as nen për nen dhe as në terësi draftin për reformën në drejtësi.

Bylykbashi: Komisioni nuk ka asnjë mundësi të miratojë nen për nen dhe as në terësi. Negociatat nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë. Ose mazhoranca kërkon të vazhdojë negociatën ose mazhoranca kërkon të mbajë status-quonë që ka, kapjen e proçesit nëpërmjet një drafti terësisht të njëanshëm.

Gazetarja: SHBA e mbështesin këtë draft.

Bylykbashi: Asnjë draft deri më sot nuk reflekton atë që thotë Komisioni i Venecias. Zgjidhje politike për këtë çështje të vetme të mbetur. Pa u zgjidhur kjo, çdo gjë tjetër nuk ka asnjë vlerë para Parlamentit shqiptar.

Bylykbashi tha se topi është në oborrin e Kryeministrit dhe se shumica nuk duhet të bëjë asgjë më shumë se të pranojë rekomandimin 88 të Venecias.

Bylykbashi: Ka vetëm një çështje  që mbetet për tu zgjidhur që është vendimarrja për emërimin e organeve kolegjiale të sistemit të drejtësisë, e vetmja çështje që opozita ka propozuar pikë më pikë me paragrafin 88 të Komisonit të Venecias. Kemi bërë propozimin, jemi në negociata. Çdo tentativë tjetër e njëanshme  për të detyruar miratimin e ndonjë drafti që nuk reflekton zgjidhjen politike për këtë çështje të vetme të mbetur, vetëm dëmton proçesin e negociimit dhe arritjen e kësaj zgjidhje.

Mazhoranca duhet të bëjë vetëm një gjë, të pranojë gërmën 88 të raportit final të raportit të Venecias. Sot topi është në oborrin e  Kryeministrit, ajo që thotë Komisioni i Venecias të katër organet kolegjiale të miratohen në mënyrë të tillë që të garantohet përfaqësimi i opozitës. Asgjë më pak dhe as më shumë. Nuk kërkon asgjë më shumë opozita, nuk do pranojë asgjë më pak sesa kjo. Çdo gjë tjetër çon në kapjen politike të proçesit të reformës në drejtësi dhe produktit të reformës, përfshirë Vetingun.

Filed Under: Komente Tagged With: NË MBLEDHJE LU DHE VLAHUTIN, PS-LSI VOTOJNË DRAFTIN PA OPOZITËN

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT