• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse Gjakova, therrë në sy?

April 9, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
KUSH NA KA MALLKUAR DHE PSE ? Kur prishëm kishat dhe xhamitë, besonim se e keqja na vinte si ndëshkim nga Zoti, po tani që i ndreqëm e shumëfishuam ? Mos vallë duhet të gërmojmë tek të vërtetat që na thonë “armiqtë tanë” a shkrimet e Konicës? Çfarë skanimi duhet për të parë brenda vetes ? Nuk është as “geni vetëshkatërrues”, ndryshe nuk do të kishim rezistuar kaq mijëvjeçarë dhe me këtë vitalitet të frikshëm ? Atëhere, kush ? Ç’po ndodh me ne ? Deri kur ?” ( nga Viktor Zhusti )
Zhvendosja e vëmendjes së opinionit nga ngjarjet thelbësore të shoqërisë me gjera periferike është njohur historikisht ; por më të freskëta i kemi ato te ishë Serbisë kur ishim në një kuluar të politikës. E edhe më shqetsuese ishin ato nga Shqipëria në atë mënyrë që sa herë i duhej Kosovës ( në vitet e krizave ) ndonjë vëmendje botërore , në Shqipëri duhej pa tjetër të “ndodhë “ diçka dhe hop harrohej Kosova.
Sot është e njejta gjë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , ku përdoret e njejta taktikë e zhvendosjës së vëmendjes së opinionit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar nga thelbi i politikës reale dhe problemeve reale .
Por të kalojmë në anën tjetër të shkrimit ; Apollonia është si është dhe ate nuk mund ta zëvendëson Rahoveci. Shkodra përveq tjerash është e njohur edhe për Kështjellën e Rozafatit dhe si e tillë asnjë qytet tjetër nuk mund të thirret për diçka të ngjajshme. Korçës , për karnevalet dhe serenadat e saj nuk mund t`ia kalojë Mitrovica. Nëse rakija e Skraparit ose vëra e Rahovecit prodhohen aty , të vështirë e ka Myzeqeja apo Drenica t`iu zë vendin . Pra në gjuhën më të thjeshtë secila anë i ka të mirat dhe të këqija të saja . Por edhe me individët është e njejta gjë , Emin Durakun nuk mund ta zëvendësoh. Bajram Curri nuk ka një të dytë si ai. Po Isa Boletini ? Adem Jashari , legjenda e Kosovës nuk ka epokë që e zëvendëson. Të gjitha këto që i përmenda , qëndrojnë ashtu të pa lëkundura . Nuk ka shkrim me porosi , nuk ka shkrues me porosi që mundet ti zëvendosë nga sirtari i të së vërtetës. Çdo e shkruar ndryshe është tentim pë zhvendosje të vëmendjes dhe nxitje të bisedave për zhvlerësim.
Po Gjakova mu tani , kur shoqëria shqiptare e të gjitha anëve po vëlon me të mirat dhe të këqijat e saja , pse Gjakova dhe në qendër të vë mendjes ? Nuk e ka radhë as për t`u lavdëruar e as shajtur. Kur Kastriot Myftarajt ia zënë rrugën “komunistat pedera” të Gjakovës , të cilët e “paskan” infektuar “ edhe Shqipërinë “ jo pedere” ; athërë kjo të bënë të mendosh se diçka e mbarë për kombin është duke ndodhur , por këti zëdhënësi të së keqës kombëtare i pengon. Jo vetëm këtij , por Kastrioti është vetëm një zbatues i thjeshtë i urdhërave të dikujt .
Zbatuesit e urdhërave për turbullim të vëmendjes shqiptare janë edhe në Kosovë ; një gjë nuk po e kuptoj se pse Sabri Maxhunit- Novosellës apo Sylë Mujës po iu vjen me vjellë mu tani , zi e më zi për Gjakovën.
Pse Gjakova , therrë në sy ?
Për të pafajshmit e kohës së re si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri deshta t`iu shkruaj disa karakteristika që e bëjnë Gjakovë hale në sy të të pafytyrëve.
Theodor Ippen ( para Konferencës së Londres , 1913) i shruante qeverisë së tij për Gjakovën,: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).
Theodor Ippeni në atë konferencë ishte praktikisht i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë; gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin politikanë ose diplomatë, që operonin sipas nevojave ose diktateve politike. “
Gazmend Shpuza për atë kohë shkruan:” Esat Pasha duke ia shitur Shkodrën Malit të Zi në të vërtetë shiti Gjakovën dhe Dibrën.( Gjakova dhe Dibra u sakrifikuan për Shkodrën, 1913 .G.S)
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zone” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme “
“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave”,
Variola në Gjakovë! “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…” Viti 1972,kur Kosova dhe posaçërisht Gjakova e pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse Lija ( Variola Vera) .Nga një sëmundje e cila (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botrave)
Si filloj sulmi i tretë? . (“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj” fxh).Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore në qytetin e Gjakovës, e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: “Më duhet të sajoj diçka”!.“
Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët (ortodoksë fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirt të ri dhe e filluan jetën e re.
Çka u tha në Beograd më 1995?
Kurse nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Liliq, kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq , kryetar i Serbisë, Momir Bulatoviq, kryetar i Malit të Zi, dr. Radoje Kontiq, kryetar i Qeverisë Federative, Pavle Bulatoviq, ministër Federativ i Mbrojtjes, Momçilo Perishiq, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë. Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova
Milosheviqi: I dua topat e luftës mbi Gjakovë!
Pra që herët Millosheviqi i deshti topat e luftës mbi Gjakovë e jo në Mtrovicë as në Sarandë
Kemi probleme më të mëdha kombëtare se sa t`i ndëgjojmë zbatuesit e urdhërave të armiqëve të shqiptarisë.
09.04.15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Pse Gjakova, therrë në sy?

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT