• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pyetjet “idiote” të gazetarëve, apo përgjigjet idiote të kryeministrit?!

November 3, 2017 by dgreca

2-enver-Bytyci-1

Nga Enver Bytyçi/

Prej ditësh ka një diskutim të gjerë rreth raportit të kryeministrit Rama me median në Shqipëri. Interesant është se ky raport aspak i këndshëm interpretohet “si dashuri” midis palëve, ndërkohë që nëse paraardhësi i Ramës do të ndërtonte të njëjtin qëndrim do të interpretohej si “diktaturë”.

Aftësia e amplifikimit të metaforave nga kryeministri dhe zëdhenësit e tij të paguar në dorë e nën dorë është shndërruar tashmë në një rrezik serioz për lirinë e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm të gazetarisë dhe medias së lirë në Shqipëri! Sipas kryeministrit dhe “vampirëve” rreth tij me metastaza kanceroze, gazetarët “janë idiotë”, sepse “bëjnë pyetje idiote”. Zëdhënësit e Ramës e mbrojnë fort këtë tezë, duke i dhënë një dorë instalimit në Shqipëri të një diktature të maskuar, duke fajësuar median për raport jo të drejtë me të vërtetën, ndërkohë që mijëra fakte provojnë se është kryeministri ai që fsheh të vërtetat, të cilave media dëshiron t’u shkojë deri në fund.

Por para se të shprehem për rrezikun e raporteve agresive të kryeministrit, do të më duhet të shpjegoj raportin midis “pyetjes idiote” dhe “përgjigjevs idiote”! Afër tetë vite kam jetuar në Gjermani në kontakt me dijen, në institute, universitete, bibilioteka dhe institucionet e administratës gjermane. Sa herë kam hezituar të bëj pyetje, bashkëbiseduesit më thonin: “Pyet për gjithçka, sepse nuk ka pyetje idiote, por ka përgjigje idiote”! Aq shumë është artikuluar kjo këshillë prej xhentelmenësh nga ata me të cilët kisha kontakt në Gjermani, sa këtë ua përsëris si idiomë vazhdimisht studentëve të mij. Por kjo është kultura gjermane e po ashtu europiane e  perendimore.

Ndërsa kryeministri ynë hapur dhe në publik u thotë gazetarëve se “Ju bëni pyetje idiote”! Ndërkohë megafonët e tij në debate televizive e mbrojnë këtë tezë me ngulm, pa menduar ky qëndrim ka të bëjë me mentalitetin ballkanas, i cili është larg së qeni një mentalitet perendimor.

Dukej se historia e pyetjeve “idiote” ishte harruar në skutat e diktaturës, kur gazetarët dhe njerëzit në përgjithësi kishin frikë të pyesnin, se mos hamendësohej ndonjë kundërvënie ndaj vijës së partisë. Kjo histori u rikthye tani dhe unë e shoh si përpjekje për të restauruar të njëjtën psikologji frikësuese te gazetarët e te njerëzit e thjeshtë, me qëllim konstruktuimin e një vije të caktuar, e cila buron nga një lider, tek i cili gjithkush e për gjithçka do të duhej të kishte besim të padiskutueshëm! Në ndihmë të kësaj ideje vijnë shumica e botuesve të blerë të mediave në vend, në veçanti mercenarët në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, të cilët kurrë nuk i kanë munguar perandorive dhe diktaturave.

Edi Rama me një gur po “vret” shumë zogj! Kryesore për të është të largojë vëmendjen nga kriminalizimi që ai i ka bërë partisë së tij, politikës shqiptare, institucioneve të vendit dhe segmenteve të caktuara të shoqërisë shqiptare. Me këtë frymë kriminalizimi po mëkon median në Shqipëri e nëpërmjet saj edhe opinionin publik, aq sa ka filluar të qarkullojë ideja idiote dhe e rrezikshme se “Krimi, trafiqet, droga sjellin zhvillim”! Ky është një akt më i tmerrshëm se sundimi i një diktature, e cila si e tillë ushtron pushtet absolut përmes disa ligjeve dhe rregullave, të cilat së paku publiku i njeh. Krimi, i mbjellë në shtet e nëse shtrihet në shoqërinë tonë, nuk ka rregulla, ka vetëm viktima.

Nga ana tjetër kryeministri e di se sulmet ndaj gazetarëve ndikojnë të ringjallet fryma e autocensurës. Në rastin konkret një autocensurë e motivuar nga frika e “idiotizmit pyetës”, por edhe nga frika e pronarëve të medias ku ata punojnë. Kryeministri, në vend të nxirrte një ligj për mbrojtjen e gazetarëve nga botuesit e pronarët, së paku që t’u sigurohet atyre një pagë e merituar si dhe garancia sociale e shlyerjes së detyrimeve për të si dhe siguria e kontratës së punës, i shtyn ata drejt pasigurisë së mëtejshme.

Dhe në fund, nëse halli i një diktatori është ruajtja e pushtetit duke eleminuar kundërshtarët e tij, halli i një të inkriminuari si kryeministri ynë, është i dyfishtë: -Si të eleminojë kundërshtarët, kryesisht si të paralizojë median dhe si t’i rezistojë të procesit larjes së hesapeve nga ana e bandave, pjesë e të cilave është ai vetë.

Filed Under: Analiza Tagged With: apo përgjigjet idiote, Enver Bytyci, Pyetjet "idiote" të gazetarëve, të kryeministrit?!

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT