• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pas FIFA-s, qasje e re

May 14, 2016 by dgreca

Zvicra:Shaqiri e Xhaka nuk kanë të drejtë të luajnë për Kosovën/

Anëtarësimi i Kosovës në Federatën Botërore të Futbolli (FIFA), është moment historik për vendin dhe futbollin e tij, si dhe përmbyllë fazën e ndërkombëtarizimit të sporteve të Kosovës.

Por, tashmë nis një etapë e re për futbollin e Kosovës, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës dhe ekspertët e këtij sporti në vend dhe sipas tyre, duhet edhe qasje e re për zhvillimin e futbollit.

Se Kosova ka nevojë për infrastrukturë më të mirë për gara ndërkombëtare, është fakt të cilin e ka përmendur edhe Senes Erzik nga Komiteti ekzekutiv i FIFA-s, gjatë paraqitjes së raportit për Kosovën në Kongresin e 66-të, të kësaj organizate, para se të votohej për pranimin e Kosovës.

“Më e rëndësishmja është se ekziston pasion i madh për futbollin në vend dhe potencial i madh për zhvillim në rast se Federata e Futbollit e Kosovës merr mbështetjen dhe ndihmën për të cilën ka nevojë”, ka thënë Erzik.

Me konstatimin e Erzikut pajtohet edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se tashmë ka nisur një epokë e re për futbollin e Kosovës.

“Me plot të drejtë e ka thënë ai (Erzik), sepse dallimin që e kemi ne nga shumë shtete, është se ne talentet i kemi, por infrastrukturën nuk e kemi. Por, nëse e kemi talentin, shpresoj shumë në organet tona qeverisëse në Qeveri, të cilat kanë premtuar. Thënë të drejtën, ato tashmë e kanë filluar punën rreth kësaj infrastrukture dhe realisht, do të bëhet një infrastrukturë solide dhe e pranueshme me normat e FIFA-s dhe UEFA-s, për një periudhë shumë të shpejtë”, thotë Ademi.

Pranimi në FIFA do t’i hapë rrugën kombëtares së Kosovës që të marrë pjesë në kualifikimet, të cilat nisin në muajin shtator, për Kupën e Botës që mbahet më 2018 në Rusi.

Ademi shton se deri në muajin shtator, kur nisin këto kualifikime, pritet që stadiumet në Mitrovicë dhe në Prishtinë të jenë të gatshme për takimet që mund t’i zhvillojë Kosova në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Në përfaqësuese të ndryshme të botës, por kryesisht në vendet evropiane, aktualisht janë një numër i konsiderueshëm lojtarësh, që vlerësohen tejet kualitativ, të cilët janë nga Kosova ose me origjinë nga Kosova. Ata luajnë në kombëtaret e vendeve ku jetojnë.

Por, a do t’i ftojë Federata e Futbollit të Kosovës lojtarët e tillë që t’i bashkohen vendit prej ku i kanë rrënjët?

Përzgjedhësi i përfaqësueses së futbollit të Kosovës, Albert Bunjaku, thotë për Radion Evropa e Lirë se ftesa ka qenë dhe vazhdon të jetë për të gjithë ata lojtarë, të cilët mendojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës, në përputhje me profilin që kërkon kjo kombëtare.

Megjithatë, sipas tij, është çështje individuale se si do të vendosin ata, varësisht se në cilat kombëtare gjenden ata aktualisht

“Unë mendoj se pas pranimit, është edhe një mundësi e madhe që Kosova të bashkojë lojtarët që më herët kanë qenë të ndarë, për çështje të ndryshme. Kjo është një mundësi e mirë”.

“Mirëpo, në momentin në të cilin gjendemi, duhet të jemi të kujdesshëm, sidomos me lojtarët që janë në prag të Kampionatit Evropian, ngase është në interesin e tyre që së pari ata të përqendrohen dhe fokusohen njëqind për qind në performancë profesionale, në Kampionatin Evropian”.

“Pas këtij kampionati, dyert e kombëtares së Kosovës janë të hapura për të gjithë ata që mendojnë dhe dëshirojnë shtetin ku kanë lindur apo prej nga vijnë, e sidomos për lojtarët që ngritin konkurrencën brenda grupit”, deklaron Bunjaku.

Ngjashëm shprehet edhe Ademi, i cili thotë se do t’i dëshirojnë mirëseardhje secilit lojtar që dëshiron të luajë për kombëtaren e Kosovës, por nuk do ta obligojnë asnjë, sepse ata duhet të vendosin vetë.

Të premten, më 13 maj, Federata Botërore e Futbollit (FIFA) e ka pranuar Federatën e Futbollit të Kosovës me 86 për qind të votave apo 141 vota prej 205 votave sa ishin gjithsej në Kongresin e 66-të, të FIFA-s, i cili u mbajt më 12 dhe 13 maj në Meksikë.

Kosova është bërë anëtarja e 210 e kësaj organizate botërore të futbollit.

***

Zvicra: Shaqiri e Xhaka nuk kanë të drejtë të luajnë për Kosovën/

Siç edhe është pritur, pas pranimit të Kosovës në FIFA, në Zvicër ka nisur debati për fatin e lojtarëve me prejardhje shqiptare që luajnë për kombëtaren zvicerane.

Federata Zvicerane e Futbollit (SFV), mbrëmë ka lëshuar një komunikatë për media, thekson se pas pranimit të Kosovës në UEFA, anëtarësimi në FIFA ishte i pritshëm.

Ndërkaq, SFV konstaton se dispozitat e FIFA-s për sa i përket të drejtës së lojtarëve për të luajtur për ekipet kombëtare nuk janë diskutuar fare në kongresin e FIFA-s.

“Ato nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s. Për këtë arsye ne konsiderojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar një ndeshje zyrtare të kombëtares sonë, nuk kanë mundësi të luajnë ndonjëherë për Kosovën”, ka potencuar kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gilleron, transmeton Koha.net.

Por, edhe përkundër këtij deklarimi, Federata Zvicerane e Futbollit nuk është aq e sigurt se nuk do të ketë ikje të lojtarëve.

Robert Breiter, drejtor i departamentit ligjor në SFV, ka theksuar se në qoftë se një lojtar kërkon të ndërrojë Kombëtaren, për një kërkesë të tillë do të duhej të merrte vendim komisioni përkatës i FIFA-s.

Megjithatë, sipas tij, nuk ka indikacione se ndonjë lojtar aktual i kombëtares zvicerane të ketë shprehur dëshirën për të ndërruar Kombëtaren.

Filed Under: Sport Tagged With: Pas FIFA-s, qasje e re, Zvicra:Shaqiri dhe Xhaka

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT