Ramazan Taga, pasi bëri dhjetë vjet burg, lirohet. Sapo mbushi javën, e kërkuan në kryesinë e kooperativës, Ramazan- i tha kryetari- a e di se ligj të dënon si parazit, nëse nuk del në punë?
– Po more, e di po….ndenja ca dit sa të shmallesha me fëmijët, në punë do dal, si jo- u tha. Të nesërmen doli të punonte në kooperativë, familja u qetësua, dhe Ramazani, mendoj se tani, do vazhdojë jetën i qetë, çdo ditë shkonte e kthehej në shtëpi pa e kthyer kokën, majtas as djathtas. Një vit më pas ja ndërruan vendin e punës, e çuan në ndërmarrjen e bonifikimit. Ishin Zjedhur një grup burrash të fortë, për këtë punë të vështirë, hapja e këtijë kanali që gjarpëronte në kodra e lugina, me kazëm e lopatë, në këtë tokë të gurtë, ishte shumë e lodhshme, kurse të nxehtit e verës, ishte torturë më vete; në këtë kanal do futnin tubo me të cilat do shkonte uji në qyteti.
Këto tubo, të gjata e të rënda, do i ngjitnin me krahë në zhegun e të nxehtit, kur i ngrinin në krah, ato të përvëlonin duart e supin ku e mbështesnin. Rruga ishte me ulje e ngritje, shpesh herë, e gjithë pesha u binte atyre dyve që ishin në dy skajet e tubit. Nga lodhja, dikush dhe ankohej por, Ramazani kurrë, ai kishte harruar të ankohet. Një ditë, njëri nga shokët- i tha: o Romazon, a shef ça ka bo partia?- duke i treguar tubot.
-Po, po!- tha Ramazani- pa e shikuar
-Të nesërmen, përsëri- i tha: a shef ti ça bon paria jonë, or Romazon?- i tha duke i rënë tubit me dorë.
-Po more po- tha Ramazani, duke fshirë djersën. Kjo gjë u bë e përditshme, dhe Ramazani, të njëjtën përgjigje- i thoshte. Një ditë, kur po hanin drekë, në hijen e lisit, ishin të këputur fare, veç lodhjes, edhe nga vapa, sapo të hanin drekën, do shtriheshin të mblidhnin forcat për pas dite, shoku përsëriti refrenin e përditshëm; a e shef ça tuobsh ka bo partia jonë, o Romazon! -. Ramazani e shikoi, u ngrit, e kapi për dore.
-Ça ke more?- i tha shoku, Ramazanit.
-Hajde n’her me mu! –i tha
-Pse more, ku do me m’çu? – i tha duke e shikuar drejt në sy.
-Do të rrëfej ni gjo- i tha Ramazani. E mori për dore, e çoi te tubotë: – knoje ni her k’tu, ça thot- Shoku filloi të lexonte në fundin e tubit: Maa-de-in- madein- tha.
-Po ma mrapa: ça thot? Knoje knoje krejt- i tha Ramazani, Su-e di-a. Suedia- tha.
-Nuk i paska bo partia jonë- i tha Ramazani. Mos m’bezdis mo se, kur jam i lodhun, nonën teme nuk munem me e nigjue, jo të përgjigjem ty.
-Aaa! Po pse more, a u mërzite a?
-Po, at qi e di ene une, pse do ma thush për ditë ti?
-Mer pra, nuk po t’them mo!- i tha. Dhe nuk i tha më, veçse, se si e shikonte Ramazanin me bisht të syrit. Edhe Ramazani e shikonte dhe sikur, diçka nuk po i pëlqente në atë vështrim tinzarë.
Një javë më pas, te puna shkoi një burrë i pa njohur për Ramazanin.
Hajde pak ti Ramazan? – i tha dhe duke i kthyer shpinën, i dha me kuptuar Ramazanit që ta ndiqte pas. Gjithë frikë, i shkoi pas këtij njeri të pa njohur. U ulën në hijen e një rrapi të madh, pak larg tjerëve. U prezantua me Rmazanin: Ti nuk më njeh mua- i tha. Nuk ka shumë që kam ardhur këtu. E pyeti me mirësjellje, si i kishte nga shtëpia, për ekonominë e tjera, në fund i tha: puna që bëni ju, është ca e lodhshme për moshën tënde, kam menduar me të ndihmuar.
-Falemineres, po, boll më keni nimu- ai po e shikonte- më hoqët nga kooperativa, më prut këtu. Mer jom, falemineres pri partisë edhe pri teje. Jom merë, gjënaf të qahem.
-Edhe ne të falënderojmë që vlerëson ndihmën që të jep partia. Partia i vlerëson njerëzit, ata që sillen mirë, meritojnë edhe favore. Të kemi pru këtu sepse, paguhesh ma mirë se në kooperativë.
-Falemderes shumë prej jush. Edhe unë, do punoj pa u kursye, se, për ne bohet kjo punë.
-Kështu pra që ti e kuton! Po ka tjerë që, edhe se i ndihmon, nuk e vlerësojnë ndihmën që u jep partia- tha operativi.
-Nuk di.., po…, unë nuk munem me e mohu të mirën që më m’keni bo.
-Kështu pra! Partia, duke vlerësuar punën që bënë ti, sjelljen e mirë, edhe këto që the, kemi menduar të heqim edhe nga kjo punë e lodhshme, të nxjerrim një raport pa aftësie, edhe të lidhim një rrogë të mirë. Boll ke punuar. Pate dhe një taksirat se ca njerëz të pa ndërgjegjshëm, që nuk duanë partinë, ta bënë të pa vërtetën të vërtetë, dhe ti bërë ca vite burg. Këtë duam të ta shpërblejmë tani.
-Falemineres shumë po, unë, jom hala në gjenje të merë, mundem me punu, pse ta bëni këtë?
-Po ne, e kemi parë të arsyeshme që të rrish, mund edhe të bësh ndonjë punë të lehtë. Boll ke punuar. Me gjithat, mendohu, për të mirën tënde e kemi. Partia të ndihmon, edhe ti, ke mundësi ta ndihmosh partinë! Ka shumë mënyra që edhe ta ndihmosh edhe të përfitosh… Nuk fitohet vetëm me punë krahu… ëh?- i tha duke e vështruar në sy.
-Falemneres po unë, veç punës krahut, as gjo tjetër nuk di t’boj!
-Nuk do bësh ndonjë punë të vështirë, jo. Diçka të vogël që nuk do shumë mund, do takohemi prapë e do i kordinojmë së bashku, kadal kadal. Ti mjafton të shikosh kush dëmton, e të dëgjosh ç’thonë, kaq. As do derdhësh djersë, as do mundohesh. Do marrësh dy rroga, këtë ta vlerëson partia, jo unë. Ramazani, po e shikonte, në momentin kur Ramazani desh të fliste,- ai i tha:
-Mirë, mjafton kaq për sot, i zgjati dorën, u ndanë atë ditë. Por, biseda nuk kishte mbaruar me kaq, operativi i shkonte herë pas here te puna dhe rrinin me orë duke biseduar, ndenja me këtë njeri, i jepte siklet, shikimet e shokëve, e çvlerësonin, në fund Ramazani i tha: të më falësh, po unë, nuk mund ta kryej atë detyrë që më kërkon ti, unë vetëm të bëj kanale e të mbuloi çato tubo di. Që atë ditë Ramazani mendohej, vriste mendjen si të shpëtonte jo vetëm nderin prej këtij njeriu, nuk fliste fare, as donte të takonte njeri. Edhe në shtëpi, dukej që nuk ishte i qetë. Kur e pyeste e shoqja: Ça ke more, pse rri mërzitshëm? A të dhem gjo a? Ramazani, nuk i kthente përgjigje, vetëm se mendohej e psherëtinte nga një herë.
Një ditë shoku që e pati mërzitur- i tha: Ça ke mor Zon, nuk e ke hap gojën hiç, a je smun, a ça?
-Nuk kom gjo, mer jom me shnet, pse po më pyet?
-Kot mor. Ene shnet me t’thon, ty të duket: si me t’thon plaç, ça ke k’shtu?
-Jo mor po, na përvvloi ky të nxehti- i tha.
Më në fund Ramazani mendoi të bënte diçka, për të shpëtuar nga ky njeri. U ngrit një ditë që me natë, u nis për rrugë, pa i thënë as të shoqes, në Priskë kishte motrën, te ajo shkoi natën vonë dhe në mëngjes, doli që me natë, që mos e shikonte njeri. Mëngjesi e zuri në Tiranë, te ministria e brendshme. Ju deshën tre dit, të rrinte para asaj banese të madhe e të frikshme, më në fund, e priti ministri i brendshëm. Pasi ja tregoi hallin, i kërkoi mbrojtje ministrit. Kush mund ta mbronte- sipas mendjes të Ramazanit, më mirë se ministri. Kadriu e dëgjonte me mirësjellje të jashtëzakonshme, herë herë tundte kokën, bëri sikur, i erdhi keq që ky burrë ishte munduar të vinte deri këtu, për këtë hall.
-Ik! – i tha Kadriu- duke i vënë dorën në shpatull. Mos ki merak. Nuk lëmë ne, të marrin njerëz të pa fajshëm. Edhe ata që veprojnë kështu, ç’fardo të jenë, partia i ndëshkon. Shko, puno si ke punuar. Për këtë, të vlerëson partia. Nëse konstaton ndonjë veprim në dëm të partisë, ç’do qytetarë e ka për detyrë të lajmërojë organin përkatës por, me përgjegjësi që, mos dënohen njerëz kot, këtë nuk e do partia. Shqipërinë e kemi të gjithë bashkë, do e mbrojmë bashkë-apo jo?
-Po zoti, ministër- iu përgjigj Ramazani. I dha dorën ministri duke e shikuar drejtë në sy: hajt, shko, mos ki merak, do e sqaroj unë këtë punë.
Gjithë gëzim, nga premtimi që i dha burri i shtetit, u drejtua për në shtëpi. Ndjehej i sigurt si as një herë tani, nga besa që i dha ministri.
Dy javë më vonë, një ditë, sapo ishte kthyer nga puna, ishin ulur para shtëpisë, në hijen e pemëve, fresku i asaj pasditeje po e kënaqte Ramazanin; e shoqja sapo i kishte prurë kafen, një djalë i vogël që kishte lindur një vit pasi doli nga burgu, i rrinte gjithnjë pranë, tani fëmija ishte shtrirë në lëndinë dhe kokën e kishte në prehër të Ramazanit, shumë e donte të atin ai djalë, sapo kthehej nga puna, nuk i ndahej. Pa mbaruar së piri kafen, u dëgjua uturima e një makine,-ço osht kjo, more? Tha e shoqja që ishte në këmbë.
-Qoft për hajr!- tha Ramazani. Nuk vonoj dhe, në fund të oborrit, u duk xhipsi i degës. Ndërsa xhipsi ndaloi në fundin e oborrit, djali si qe shtrire me kokën në prehër të ati, u ngrit dhe ju fut në prehër Ramazanit. Gruaja e Ramazanit, ngriu me tabakanë në dorë. Prej tij zbritën katër vetë të pa njohur dhe polici, i plotfuqishmi i zonës. Ramazanit, ja ndjeu zemra të keqen; djali e kapi të atin dhe shikonte krejt frikë të pa njohurit që afroheshin. Ramazani, la filxhanin në tokë, për gjysmë pa pirë, u ngrit dhe filloi të përkëdhelte djalin, të cilin ja dha së shoqes: kape kët çamarrok i herë se, sikur….
-Ramazan Taga- tha njëri prej atyre që zbritën nga makina- në emër të popullit, je i arrestuar! Djali, i shpëtoj së ëmës dhe e kapi të atin për dore dhe iu ngjit pas trupit.
-Duart mbrapa i tha polici, kurse civilët dhe operativi, e shikonin. Ramazani i tha djalit: lëshoje babin se, kom do pun me këta shokët e mi, po djali, nuk e lëshonte të atin, at’herë, Ramazani i tha së shoqes, kope mori ket çamarroku tem! Pa pritmas, njëri prej tyre, e tërhoq djalin ta shkëpuste prej të atit, e kapi dhe e ëma po, nuk shkëputej djali. Ata ia përdrodhën duart mbrapa Ramazanit, ti vinin prangat, por nga që e ëma nuk shkëpuste djalin nga i ati, njëri prej tyre, e tërhoqi me forcë djalin, djali siç ishte kapur në krahun e të atit, tërheqja e duarve, nga prangat, të rridhte gjak. Kur djali pa gjakun të rridhte, i tha së ëmës: më vranë babin këta TV poshtër dhe, i shpëtoi së ëmës, shkoi e pushtoi të atin për mesi, dora e policit e kapi djalin me forcë, dhe tha: Këta këlyshë, sa dalin nga gopi i së ëmës, armiq lindin dhe e shtyu Me një herë e kapi e ëma djalin. Ramazanin- as nuk e lan të takonte djalin që qante. Ramazanit ja ulën kokën, e futën brenda, djali përsëri vrapoi të shkonte te i ati, njëri prej tyre tha: na e hiqni sysh atë fëmijë! Ai që do ulej pran Ramazanit, e kapi djalin, desh ta shtynte me forcë por, njëri prej civilëve – i tha- lere djalin! Mbyllën derën dhe makina u nis, djali vrapoi pas duke thirrë: më varnë babin, më morën babi! O babi, ku do më lësh mua! ndërsa djali qante duke vrapuar, e ëma, kishte ngrirë si statujë në vend. Gjithë këto lot e klithma të këtij fëmijë, nuk e thyen zemrën e këtyre burrave të paktën, me gjakftohtësi e më dashamirësi, të kishin zbutur sjelljen ndaj babës të atij fëmije dhe fëmijës, ti thoshin dy tre fjalë të buta, duke i ngjallë shpresën se do kthehej shpejt baba i tij, hekurat mund t’ja vinin edhe pak ma vonë, por, ata përdorën gjithë egërsinë e tyre, jo vetëm kundrejt Ramazanit, por shtytja që i bënë fëmijës ishte më kriminale. Ata, e shkatërruan për gjithnjë atë fëmijë. Xhipsi iku, djali u shtri për toke. Goja e atij djali për gjithë ato vite, vetëm një gjë dinte të thoshte:- o babi, mos ik, ku do më lësh mua o babi? Të vranë ata të poshtër, o babi.
Kur vuante dënimin Ramazani, si në Spaç edhe në Qaf-Bari, këtë fëmijë nuk e pa më sy. Një ditë i tha së shoqes: bjermë nji her çat çamarrokun e vogël se, m’ka djeg malli për to. E kom parasysh si ta her tu qamun. Ma bjer ta shof i herë.
-Nuk vjen- i tha e shoqja. Ramazani e mbante mend duke qarë, po nuk dinte si ishte katandisur çamarroku i tij.
Kur u lirua Ramazani pas dhjet vjetësh, në tetëdhjetë e nëntën, mendoj për gëzimin që do kishte çamaroku i tij, kur të takoheshin, që tashmë ishte gjashtëmbëdhjetë vjet, por në vend të gëzohej, Ramazani më shumë u pikëllua, sa nuk i luajti mendja.
Çamaroku, lindja e të cilit, i kishte dhënë gëzim, që tani pas lirimit, do gëzonin të dy bashkë, takimi i dha më shumë dhimbje Ramazanit, kurse djali, nuk ndjeu aq gëzim as hidhërim, që atë ditë që i arrestuan të atin, djali nuk dinte as gjë, ai nuk njihte as të ëmën, goja e tij, vetëm dy fjalë di të thotë edhe tani pas dhjet vjetësh: Mos ik o babi, më vratë babin o të poshtër, shpesh herë, në mes të natës, ai bërtiste: o babi, ku më le mua ose: më vratë babin o të poshtër.
Ramazani e kap e përkëdhel, i thotë- këtu jam babi, jam me ty, po djali nuk di gjë, në mendjen e atij fëmije, ka mbetur vetëm gjaku që rridhte nga duart e të atit. Djali thotë vetëm: më morën babin, ata burrat, më vranë babin ose, mos ik o babi, ku do më lësh mua o babi, lëshoje babin tim! Këto thotë ditën, këto thotë në gjumë Lirimi, më shume i dha brengë Ramazanit, gëzimet, ja shoi gjendja e çamarrokut që, për të cilin aq shumë kishte ëndërruar, të kënaqej me të.
Kjo bëri që Ramazani, mos shijonte lirinë, kishte djalë, po ja atë që la.Çamaroku nuk u gëzua për të atin, edhe se e kërkonte për ditë, edhe se tani e ka pran, Ramazanit, ai nuk di gjë, përsëri, e kërkon.