Ekrem Bardha njihet më së shumti si biznesmen i suksesshëm në Amerikë dhe në Shqipëri, por kontributi i tij nuk është vetëm në tregti. Në 40 vite emigrim në SHBA, ai së bashku me qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të diasporës kanë luajtur një rol të pazëvendësueshëm në çështjen kombëtare, dhe sidomos në çlirimin e Kosovës dhe arritjen e pavarësisë së saj.
Jo me luftë e me armë në krahë, por me lobime përmes kongresistëve e senatorëve amerikanë e deri tek presidenti Klinton. Por për këtë pjesë të historisë pak ose aspak është folur publikisht. Qëllimisht apo jo, kjo nuk dihet me saktësi! Por pas kaq shumë vitesh pritje ka ardhur koha e së vërtetës. Kush e bindi Amerikën për të ndërhyrë në Kosovë? Kush ishin shqiptarët e diasporës në SHBA që lobuan fuqishëm për vite me radhë e realizuan dhjetëra takime me Departamentin Amerikan të Shtetit, për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë? Cilat ishin reagimet e para të Shtëpisë së Bardhë, sa e njihnin ata situatën në Kosovë, Luftën e UÇK-së, dhe si ndryshoi qëndrim Amerika ndaj Ish Jugosllavisë. Për të gjitha këto, por jo vetëm vjen në një rrëfim për KosovaPress, Ekrem Bardha, shqiptar i Diasporës në SHBA që bashkë me shumë miq të tjerë, kanë bërë të pamundurën për të parë Kosovën e lirë dhe të Pavarur, ashtu sikurse është sot…
Ekrem Bardha flet me bindje se në shpalljen e pavarësisë së Kosovës një rol vendimtar e ka luajtur diaspora shqiptare në SHBA që bindi autoritetet amerikane të ndërhynin në këtë konflikt. Por fatkeqësisht; politika nuk ka folur për këtë meritë; dhe as të tjerë nuk kanë shkruar për kontributin e diasporës.
“Janë me qindra dhe mijëra bashkatdhetarë të Diasporës së Amerikës që kanë dhënë një kontribut për Pavarësinë e Kosovës. Kam pritur që të thuhet e vërteta, të shkruhet e vërteta, për një kohë të gjatë pas Pavarësisë, dhe nuk është bërë, nuk ka ndodhur. Kjo ka të bëjë me politikanët, sigurisht ata në Kosovë, për arsyet e tyre. Mund t’ju them se Diaspora e Amerikës për Pavarësinë e Kosovës ka dhënë nj ë kontribut që sot ne gëzojmë shtet të pavarur në Kosovë……Mundëm të bindim diplomacinë amerikane duke filluar nga kongresistët, Kongresi Amerikan, Senati Amerikan, senatorët, politikën amerikane deri në Departamentin e Shtetit, dhe në fund vendimi që mori presidenti Klinton, që ndihmoi dhe luftoi për Pavarësinë e Kosovës. Unë mund të them sinqerisht që kjo është absolute, për ne dhe për popullin e Kosovës ka qenë një fat i madh që Amerika është një shtet demokrat dhe paqedashës:, ka thënë ai.
Por sigurisht që nuk mund të mos flitet për rolin e madh që UÇK dhe qeveria e atëhershme e Kosovës, (ish presidenti Ibrahim Rugova) kanë pasur në arritjen e Pavarësisë. Ekrem Bardha thotë se UÇK bëri një luftë heroike, por ashtu dhe ish-presidenti Rugova pati kontributin e tij, por përballë Millosheviçit dhe një shteti të fuqishëm ushtarakisht si Serbia, nuk mund të arrihej liria, pa ndihmën e Amerikës dhe diasporës.
“UÇK luftoi heroikisht gjithashtu ka ndihmuar patjetër ish Presidenti Ibrahim Rugova. Por duhet të kuptojmë diçka që ish Jugosllavia dhe Serbia kishin të bënim me një kriminel si Millosheviçi, dhe me një shtet shumë të fuqishëm ushtarakisht dhe me gjithë luftën heroike që UÇK luftoi, dhe me gjithë gjenocidin e paparë që i ndodhi atij populli, po të mos ishte Diaspora e Amerikës me mbështetjen dhe përkrahjen e diplomacisë amerikane, unë jam i bindur se pavarësia e Kosovës nuk do të ishte realizuar”, ka thënë Bardha.
Për UÇK-në, Amerika në fillim nuk kishte krijuar një mendim të mirë. E quante organizatë terroriste, sepse pak e njihte situatën në Kosovë, dhe rolin që kishte UÇK në këtë luftë. Ekrem Bardha tregon se si gjatë një takimi me përfaqësues të shtetit amerikan, Këshilli Shqiptaro-Amerikan, arriti të ndryshonte mendim, dhe të tregonte se luftëtarët e UÇK-së, nuk ishin terroristë, por luftonin kundër gjenocidit serb për të mbrojtur familjet dhe tokën e tyre.
“Kemi takuar nënministrin e Jashtëm Gilbert në zyrën e tij. Sigurisht ai na pranoi për të biseduar për situatën që ishte krijuar në Kosovë, dhe në bisedë e sipër lidhur me atë se çfarë kërkuam ne dhe nisur nga raporti që bëmë mbi atë se çfarë po i ndodhte atij populli; ai hapi një sirtar në zyrën e tij dhe për herë të parë unë shoh emblemën e UÇK-së, dhe tha: E shikoni këtë? (Ishte Geri Kokalari, etj,) dhe tha -Kjo organizatë është organizatë terroriste.” Unë të them të vërtetën isha një nga ata që reagova dhe i them në anglisht; Shame on you!, që në shqip do të t hotë, është me të vërtetë një turp që ju po shpreheni në këtë mënyrë sepse ata, UÇK-ja, nuk janë terroristë, por luftojnë për pavarësinë dhe për të mbrojtur familjet e tyre pasi atje është krijuar një gjenocid i paparë i Millosheviçit. Kështu në këtë kohë, situata dhe reagimi ishte shumë e ashpër. E mori fjalën Geri Kokalari, unë në një moment mendova se do të na arrestonin, por edhe sot e ndiej veten kryelartë që ndodhi në këtë mënyrë dhe mbas disa ditëve, nënministri Gilbert u largua nga Departamenti i Shtetit, dhe u ndryshua politika projugosllave, dhe aty filloi politika amerikane që të ishin në favor të problemit të Kosovës. E ndiej veten kryelartë se aty filloi që të merrej me seriozitet nga ana e Diplomacisë Amerikane çështja e Kosovës, dhe deri te Presidenti Klinton”, tha ai.
Ai shtoi se Ishte një punë e vështirë, madje e rrezikshme për t’i bindur politikanët amerikanë që të ndërhynin në Kosovë. Reagimet e tyre të para, ishin jo fort optimiste, por pak nga pak lobi shqiptar bëri punën e vet; sqaroi situatën në Kosovë dhe bindi kongresistët se Kosova ishte në të drejtën e saj.
“Nuk e njihnin Kosovën, për shembull mund të përmend shumë aktivistë të tjerë që na pyesnin;Brumfield,një nga kongresistët më të njohur që merrej me politikën amerikane na pyesnin z.Bardha e kam problem, na pyesin kolegët e mi, ç’është kjo Kosovë, ku bie Kosova, nuk dinin, nuk kishin dijeni fare. Prandaj ishte një punë e gjatë, e rëndë që ne të sensibilizonim dhe të shpjegonim se ku bie dhe ç’është Kosova, ç’hall ka Kosova, çfarë problemi ka Kosova”, tha Bardha.
Ekrem Bardha po shkruan një libër për këtë periudhë. Pikërisht pë r të rrëfyer historinë dhe rolin e vërtetë që ka dhënë diaspora shqiptare në Amerikë, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Sepse ata të përndjekur këmba-këmbës nga spunazhi jugosllav në Amerikë, rrezikuan edhe jetën.
“Në rastin e librit tim thuhet e vërteta me dokumente, jo të falsifikuara, të ndodhura realisht si ka ndodhur, me fakte, me foto më të gjitha, do të jetë me fakte vetëm e vërteta, dhe dua që për diasporën të tregohet vetëm e vërteta. Dhe ne si Diasporë ishin me qindra e me mijëra që vumë dhe veten tonë në rrezik edhe jetën. Pse? Se Jugosllavisë i ishte dhënë e drejta që UDB, spiunazhi jugosllav penetronte në Amerikë dhe janë bërë vrasje goditje në Chicago, Detroit, Neë York, në Evropë, në Belgjikë.Në demokracinë e Amerikës këta ishin të lirë,sigurisht në bashkëpunim për fat të keq me shqiptarë që ishin bashkëpunëtorë të UDB-së Jugosllave”, ka thënë Bardha.
Ëndrra për ta parë Kosovën e lirë dhe të pavarur nuk ishte vetëm e shqiptarëve që po e shihnin me sy dhe po e përjetonin luftën, por edhe e diasporës shqiptare deri në Amerikë. Kjo ëndërr ishte aq e fuqishme sa ata nuk u ndalën kurrë, dhe nuk u mjaftuan vetëm me sukseset e arritura personalisht në tregti e biznes. Ekrem Bardha rrëfen historinë e shqiptarit nga Tuzi i Malit të Zi i cili u dënua nga ish Jugosllavia me 7 vite burg, por ishte pikërisht ky rast që bëri kthesën historike të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike e tregtare të Amerikës me Jugosllavinë.
“Është fare e lehtë të jap një përgjigje! Me qindra dhe me mijëra shqiptarë në Diasporë, për shembull më lejoni t’ju them, në rastin e një bashkëatdhetari nga Tuzi i Malit të Zi, ai ishte nënshtetas shqiptaro-amerikan ju dha leja të vizitonte atdheun e tij në Tuz dhe u arrestua dhe u dënua me 7 vjet burg. Kjo ishte e palejueshme në demokracinë e Amerikës. Politika e Jugosllavisë ishte: shikoni se kështu do t’ju gjejë; frika dhe terrori që vazhdonte dhe në Amerikë. Këtë Amerika nuk e pranoi, KongresiAmerikan nuk e pranoi, dhe brenda disa orëve me në krye kongresistin Brumfield mik i shqiptarëve votuan në kongresin amerikan 164 vota për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike e tregtare me Jugosllavinë. Kjo ishte hera e parë që iu hodh bomba Jugosllavisë, aty filloi çështja e Kosovës, dhe ky u lirua brenda disa orëve me ultimatumin që dha Kongresi Amerikan, dhe këtë e ka bërë Diaspora”.
Çështja e Kosovës e shtyu diasporën në SHBA që të krijonin në politikën amerikane një lobim shqiptar që do të mbronte interesat e popullit shqiptar kudo që të ishte. Dhe për këtë u krijua Këshilli Shqiptaro-Amerikan, roli i të cilit që vendimtar.Ekrem Bardha tregon se Këshilli Shqiptaro-Amerikan ishte shumë i respektuar në politikën amerikane, në departamentin e shtetit e deri në Shtëpinë e Bardhë.
“Këshilli Shqiptaro-Amerikan u krijua me sa mbaj mend unë nga viti 1995 sepse lindi nevoja dhe ne mësuam shumë nga lobi grek dhe i hebrenjeve në Amerikë. Çështja e Kosovës që ishte një problematikë kërkonte që ne të bënim çmos, dhe u krijua Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe një lob tjetër që ishte me në krye Jo DioGuardin, edhe ai ka luajtur rolin e vet. Këshilli Shqiptaro-Amerikan ishte shumë i respektuar në politikën amerikane, në departamentin e shtetit deri në Shtëpinë e Bardhë. Merrnin mendime dhe kemi patur lidhje të ngushta, dhe shumë takime në Departamentin e Shtetit, disa takime në Shtëpinë e Bardhë, kemi takuar edhe presidentin me anën e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, presidentin Klinton në Shtëpinë e Ba rdhë. Personalisht ai u angazhua për të ditur se çfarë po ndodhte dhe si mund të zgjidhej problemi i Kosovës, dhe për këtë ka dhënë një kontribut të veçantë Këshilli Shqiptaro-Amerikan”.
Por krahas Këshillit Shqiptaro-Amerikan,ka pasur përpjekje për të krijuar edhe një lob shqiptar në Kongresin Amerikan (si ai grek dhe hebre), iniciativë që nuk u finalizua, dhe që edhe sot e kësaj dite mbetet mister fakti se kush dha urdhër që ky lob të dështonte.
Ai flet edhe për takimin me Larry Ellberger, (në një periudhë ka qenë sekretar i shtetit).
“Bukoshi ka udhëtuar deri në Detroit, dhe në shtëpinë time ka fjetur një natë. Udhëtuam bashkë në Uashington, dhe takimi u bë me Larry Ellberger, me Ëilliam Brumfield dhe me një përfaqësues tjetër i dërguar nga presidenti Rugova. Çfarë ndodhi? Në atë takim asnjë përgjigje nuk u mor, ishte për mua shumë e habitshme, është edhe shumë misterioze mund ta them: se kush dha urdhër që ky lob të mos krijohej. Nuk mund që të them me siguri, e marr me mend se kush, por se nga kush erdhi urdhri që të mos realizohej ky lob, me të vërtetë sot që e mendoj, them se do ishte një shans që do të kishte efekt shumë të madh për problemin e Kosovës. Nuk u realizua, se pse, edhe sot është një pikëpyetje:, ka thënë ai.
Edëin Jacques ka qenë një studiues, historian amerikan që ka shkruar për historinë e Shqipërisë në librat e tij për çështjen shqiptare, për Kosovën, për kontributin që ka dhënë diaspora shqiptare në SHBA, dhe për rastin e shqiptaro-amerikanit Peter Ivezaj që u burgos nga Jugosllavia, dhe më pas u lirua me urdhër të SHBA-ve! Por ashtu si ka ndodhur me Diasporën në Amerikë dhe rolin që luajti në luftën në Kosovë, edhe për rastin e Edëin Jacque nuk është folur.
“Historianin Eëin Jacques i cili ka shkruar një libër për Historinë e Shqipërisë, unë nuk e kam njohur, por librin e tij e kam lexuar, dhe jam habitur, se si mundet që një amerikan, një shtetas amerikan, i lindur në Amerikë të shkruajë historinë e Shqipërisë. Është shumë interesante, aty gjeta që ai e mori si një rast të jashtëzakonshëm, rastin e bashkatdhetarit Peter Ivezaj që u arrestua kur ai mori pjesë në demonstrata paqësore në Uashington dhe u arrestua dhe u dënua me 7 vjet, por Kongresi Amerikan i dha ultimatum Jugosllavisë që ky nënshtetas amerikan, shqiptaro-amerikan të lirohej brenda disa orëve. Studiuesi Jacques e ka marrë si diçka shumë të rëndësishme historinë e Ivezaj, dhe thotë se shiko se çfarë mund të bëjë një person, shiko se çfarë mund të bëjë një kongresist i Amerikës, që brenda disa orëve të vihet në votim në Kongresin Amerikan dhe të dënohet një shtet, më i favorizuari i Amerikës. Por as këtu në Shqipëri dhe as në Kosovë nuk e dinë këtë rast historik, nuk është shkruar, nuk është folur dhe nuk mund ta kuptoj! Prandaj ka shumë gjëra për të thënë, shumë për të zbuluar dhe këtu mora një vendim tjetër që të shkruaja këtë libër dhe ku të thuhet e vërteta”.
Për tu rikthyer në debatet e sotme për çështjen kombëtare, Bardha ka diçka për të thënë edhe për tezën e Shqipërisë së Madhe, që shkaktoi shumë debat pak kohë më parë, në Shqipëri, Serbi e më gjerë në rajon.
“Jo për mua është realitet. Unë nuk e kisha menduar se do të realizohej që Kosova të bëhej e pavarur. Por ja që unë akoma po jetoj dhe ia arrita qëllimit, atë ëndërr që e kisha. Por kjo ka qenë ëndrra e nacionalizmit shqiptar duk e filluar nga Balli Kombëtar me në krye Mithat Frashërin, sepse historinë e shkroi diktatori Enver Hoxha dhe e shkroi ashtu si deshi ai, por fakti është që në Mbledhjen e Mukjes, Balli Kombëtar bëri një deklaratë që nga ana politike ishte shumë shpejt të thuhej: Shqipëri Etnike! Kështu që Enver Hoxha hyri me forcat Jugosllave dhe ashtu siç ndodhi… Unë jam i mendimit dhe e dëshiroj, por nuk mund të them shumë shpejt por do vij dita që Shqipëria, mund të them Shqipëria Etnike, ajo që ishte, do të realizohet, por do të ketë dhe kjo momentin e saj”, tha Bardha.
Sot 15 vjet pas luftës në Kosovë, me arritjen e lirisë dhe të pavarësisë gjërat kanë ndryshuar dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve po normalizohen. Ekrem Bardha i quan pozitive shkëmbimet e vizitave të dy kryeministrave Rama dhe Vuçiq, pasi ne sot duhet të flasim për paqe, për harmoni, e t’i tregojmë botës vlerat tona të tolerancës fetare, të p opullit paqedashës.
” Gabojmë nëse themi se grekët janë armiqtë tanë ose serbët janë armiqtë tanë. Është politika e ish Jugosllavisë, politika e Millosheviçit, ose politika deri më sot e fqinjëve të Greqisë që kanë bërë krime të papara. Por miqësia jonë, marrëdhëniet me Serbinë unë i quaj shumë pozitive. Ne sot jemi në paqe, dhe duhet të flasim për paqe dhe të flasim për harmoni”, tha ai.
Si një njëri që vjen nga fusha e biznesit, Ekrem Bardha na jep një opinion edhe për investimet, politikat që po ndjek Shqipëria dhe Kosova në drejtim të tërheqjes së investitorëve të huaj, përfshirë edhe shqiptarët e diasporës që kanë korrur sukses në biznes. Fatkeqësisht në gjithë këto vite, sipas tij, diaspora nuk ka investuar sa duhet në Shqipëri, dhe kjo jo për faj të saj, por për shkak të korrupsionit, burokracive dhe pengesave që hasen në të bërit biznes në Shqipëri.
“Jam munduar personalisht të jap kontributin tim, për herë të parë pasi u ktheva mbas 40 vjetëve në Shqipëri, dhe më është dhënë rasti të jap kontributin tim. Diaspora në fillim kishte qëllim të sinqertë për të investuar në Shqipëri por nuk iu dha mundësia sepse ishte, mund të them konkretisht kishte korrupsion, le t’i themi hapur gjërat, dhe shumë njerëz erdhën për të investuar, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Unë nuk di konkretisht të them se pse, se deri më sot po afrojmë 24 vjet, dhe Diaspora është larguar. Nuk kam shpresë që Diaspora të rikthehet nëse këtu nuk ndryshojnë ligjet, nuk luftohet korrupsioni të cilat janë pengesa e investitorëve për të investuar në Shqipëri. Megjithatë unë jam njeri optimist nuk besoj në pesim izëm, por fakt është që Diaspora i ka munguar Shqipërisë për të investuar”, ka thënë ai.