Nga Arjan Th. Kallço/
Shpesh jemi mësuar që ta konsiderojmë filozofinë si mbretëreshën e shkencës, fakt që nuk ka asnjë dyshim, dhe ndodh që duke i dhënë kërë rol, harrojmë se e vetme dhe e shkëputur nga shkencat e tjera, do të ishte një mendim apo opinion abstrakt pa shpirt dhe pa imazhe të qarta dhe të prekshme. Ndoshta jemi mësuar që t’u referohemi gjithmonë klasikëve në shumë lexime dhe shkrime dhe shprehemi se ende nuk ka ardhur koha që t’i futemi punës për të kuptuar dhe shpjeguar filozofët e shekullit të kaluar. Një lloj ideje racionale që gjërat ët dekantojnë apo sa do i rezistojnë kohës. E shkuara e largët duket se i ka bazat e forta dhe të siguruara nga vazhdimësia e pasardhësve, ndërsa e shkuara e afërt është ende aty tek pret studime impenjuese që të dekodifikohet deri në detajet e saj më të himta. Koha që i ndan këto dy epoka është e gjatë, shumëshekullore, por nëse e kuptojmë drejt ka kaluar jo pak kohë edhe për shekullin modern të kaluar. Koha nuk është e njëjtë, shoqëria po ashtu, por kanë një gjë të përbashkët, njerëzimin dhe hapësirën e betejave të shkëlqyera të mendimeve dhe debateve lidhur me jetën. Ndonjëherë duket se duke lexuar klasikët grekë, ngjarjet zhvillohen në një të tashme historike dhe imazhet e debateve na ndjekim pas, pa i kapërcyer caqet e një civilizimi tepër të evoluar, por shumë prapa nga respekti dhe toleranca. Sot debatet me karakter politik kanë degjeneruar në zënka apo përleshje dyerve të parlamenteve dhe me një fjalor rrugaçërie të paparë, por debati filozofik vazhdon të mbetet po ai i hershmi në një përballje gjeniale mendimesh. Politika si një zanat interesash dhe inatesh pa asnjë vlerësim objektiv për vlerat e vërteta dhe kontributet vazhdon të mbetet në nivelin e të rëndomtës. Natyrisht kjo gjë pritet përderisa lojtarët në fushë i përkasin turmës pa formë dhe formim dhe jo elitës së vërtetë. Një prej filozofëve që e meriton vëmendjen tonë dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm, logjika duhet të jetë primare në jetë, në filozofinë moderne është Ludwig Josef Johann Wittgenstein. Me origjinë gjermanike, madhështia e origjinës nuk të gënjen kurrë, lindi në vitin 1889 në Vienë. Ja cili është përcaktimi i ëikipedias për të: Filozof, mendimtar austriak, autor që dha kontributin kryesor në themelimin e logjikës dhe filozofisë së gjuhës. Vepra e tij Tractatus logico-philosophicus konsiderohet një prej veprave filozofike më të rëndësishme të ‘900. Do të mjaftonte ky përcaktim që ta kthenim vëmendjen tonë pikërisht tek logjika e palogjikë shqiptare dhe realiteti ynë i këtyre kohëve. So më shumë se kurrë kemi nevojë për një logjikë të ftohtë dhe të matur, reale dhe racionale, sepse punët siç po e shohim po shkojnë keq e më keq. Por do të kemi kohë të shkruajmë edhe për këtë logjike shqiptare, e ndotur edhe në nivel global, në artikuj të tjerë, pse jo edhe filozofikë. Po i kthehem lidhje së shkencave apo edhe lidhjeve të tyre me artin, si një shkencë sublime e shpirtit. Shkas bëhet historia e jetës së filozofit austriak që vazhdon ende sot të jetë i pranishëm në jetën tonë jo vetëm me filozofinë, por me pasionet e tjera të tij, mes të cilave muzika, për të na treguar se njeriu mbetet i tillë edhe pse lartësia e filozofit e ngre lart në tempullin e paprekshëm të gjenive dhe mendimtarëve botërorë. Faktet flasin se në kolegjin e Triadhës në Kembrixh, tek kisha e vogël në hyrje të tij, nderimi për njerëzit e mëdhenj nuk do të mungojë kurrë, ndodhen disa pllaka përkujtimore, apo statuja që na kujtojnë kontributet e vyera të Njutoni, Bekonit dhe të shumë të tjerëve. Sipas historikut të shkollës ajo u themelua nga Enriku i 8-të në vitin 1546 dhe mesa duket tradita do të vazhdojë rrugën e vet në homazhet dedikuar edhe Ludwig Wittgensteinit, një personazh thellësisht i paqetë. Tek pllaka shkruhet : Gjithmonë i përkushtuar me integritet të veçantë në gjurmimin e së vërtetës; vdiq në vitin 1951 në moshën 63 vjeçare. Një vepër tjetër që flet për lidhjet e tij me mqitë dhe bashkëkohësit më të shquar, Letrat 1911-1951, është kredoja e tij intelektuale, por edhe njerëzore. Po t’i hedhim një sy personave të cilëve u drejtohen letrat, është fat që korrespondeca të tilla janë ruajtur me skrupolozitet, do të shohim sesa të rëndësishme janë dëshmitë e këtyre lidhjeve. Russelli, Keynesi, Moore etj. janë në qendër të vëmendjes së filozofit dhe nuk mund të ndodhte ndryshe që të kishte figura të shpëlara politike apo ideologë të së keqes. Ja se çfarë i shkruan Russelli në përgjigjen e vet nga Londra, pas një vizite në Kinë në vitin 1921 ku pas disa lajmeve që lidhen me jetën e tij private se ishte martuar, se priste një fëmijë dhe se kishte blerë një shtëpi ku kishte futur mobiljet e tij, i thotë: Fëmija do të lindë ndoshta në shtratin tënd. Kishte shumë libra, si dhe shumë kuti dhe pako të dërguara nga studimet teknike të inxhinjerisë që nuk i kishe hapur kurrë. Nëse do të vish të na takosh, do të jap çdo libër të dëshirave të tua. Gjërat e tua vlejnë më shumë, sesa unë i pagova. Më tej në letërkëmbimet me Moorin zbulojmë interesat muzikore të tij dhe përgjgjia e tij se Shubertit është i jashtëzakonshëm, siç e kishte shprehur vetë Ludvigu. Në letërpërgjigjen e vet, disa ditë më vonë, filozofi shprehet se është mëkat që të mos dëgjosh Bruknerin. Një leksion tepër i çmuar për ne që të dimë të vlerësojmë njerëzit vërtet të mëdhenj të kombit, të gjitha sakrificat që kanë bërë në emër të tij dhe rrugën përmes së cilave kalon historia e vërtetë e një vendi, jashtë frymës utilitariste të çastit.