• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

QELIA NUMER SHTATE

May 18, 2019 by dgreca

NGA MEMISHA GJONZENELI*/

     Ishte e diele mbasdite. Me shqetesonte nje dhembje ne mes te shpatulles. Me qe isha pushim, vendosa te shkoj tek dr.Isuf Hysenbegasi. Me doktorin njiheshim familjarisht. Babai kishte qene ne burg bashke me te. Sa here qe kishim ndonje nevoje mjekesore, shkonim tek ai. Doktori na priste gjithmone me buzeqeshje. Edhe sot e kujtoj buzeqeshjen e tij, e cila kishte aq shume efekt, sa te hiqte gjysmen e semundjes. Babai me tregonte se doktori kishte shpetuar kushedi sa jete ne burg. I gatshem ne çdo kohe, fjalembel dhe me “ilaçin” e perhershem, buzeqeshjen e tij te veçante. Ate e njihnin gjithe te burgosurit, te cilet me plot te drejte thoshin: “Doktor Isufi eshte i yni”. Trokita tek dera, te cilen ma hapi e shoqja, nje zonje grua, qe me njohu dhe me ftoi te hyja brenda.

     -Doktori ka pak pune, po besoj se do te mbaroje shpejt, ju lutem uluni.

     Me pyeti ne doja kafe. “Jo, te faleminderit”, -i thashe dhe u ula ne karrige per ta pritur. Doktori po vonohej. U merzita dhe u ngrita per te ikur, kur degjoj nje ze nga mbrapa: -Ti, djali i Muhametit, ku vete? Do qe te ikesh pa u pershendetur, pale.

 U ula me turp dhe e pershendeta: -Si je doktor?

     -Une mire jam, -tha ai, -po ti pse je munduar?

     -Kam nje si therje ne shpatull.

     U kthye nga e shoqja dhe e pyeti: -I bere kafe djalit?

     -Nuk donte, -ia ktheu ajo.

     Pa mbaruar mire fjalen trokiti dera. Doktori e hapi vete dhe tek pragu u shfaq nje grua duke qare: -Te lutem doktor, me shpeto burrin, e kam shume te semure, nuk permendet, te lutem me ndihmo!

     -Po ku e ke burrin? -e pyeti ai.

     -Eshte ne shtepi, ketu afer, nje bllok me tej.

     Doktori futi me ne çante mjetet qe mendoi se i duheshin dhe u ngrit. “Ti djali i

 Muhametit hajde neser”, -me tha mua si te ndihej fajtor.

     -Jo doktor, une do te vij me ty, -i thashe dhe i mora çanten nga dora. Shtepia nuk ishte shume larg, ne nje pallat aty afer. Ata banonin ne katin e dyte dhe kishin nje apartament me tri dhoma gjumi ku jetonin kater persona. Pra ishte nje familje e privilegjuar per kohen. Deren na e hapi nje djale rreth te tridhjetave, i cili na shoqeroi per tek shtrati ku ndodhej i semuri.

     -Te lutem, na ndihmo, -iu drejtua doktorit, -babai eshte shume i semure.

     Doktori i vuri doren ne balle e me pas ne gjoks. I semuri ishte uje ne djerse. E kontrolloi me stetoskop dhe i beri nje inxheksion. Me pas mori nje peshqir, e lagu me uje te ftohte dhe e ferkoi. I semuri kishte temperature te larte dhe nuk po permendej. Doktori nxorri bllokun e recetave, shkeputi nje leter prej tij, shkroi diçka ne te dhe iu drejtua te birit:

     -Si e ka emrin babai?

     -Jani Gjembi.

     -Ushtarak ka qene?

     -Po, -tha i biri, -po tani eshte ne pension.

     -Merre receten dhe kthehu shpejt.

     Djali po ngurronte. Doktori e kuptoi shqetesimin, futi doren ne xhep, nxori 150 leke dhe ia vuri ne dore. Djali doli me vrap per ne farmaci.

     Doktori ishte bere dylle i verdhe. Hodhi syte nga i semuri. Diçka belbezoi me vete. Po i merreshin mendt, dhoma po i vinte verdalle. Une iu afrova, e kapa per dore dhe e pyeta: -Doktor, je mire?

     Doktori nuk u ndje. Pas pak tha: -Jo, mire jam.

    Ai po e merrte veten dhe u qetesua, por dukej se diçka po e mundonte perbrenda.   Kaluan vetem pak momente dhe doktori u qetesua plotesisht. Une ia leshova doren. Ai e mori prape peshqirin dhe ia vuri te semurit ne balle. Erdhi djali qe pruri ilaçet. Hapi  nje  peniciline  dhe  ia injektoi ne trup. Temperatura filloi t’i bjere. Po rrinim te

kater prane shtratit te te semurit, une dhe doktori nga njera ane, djali dhe gruaja nga ana tjeter. I semuri levizi pak, hapi syte dhe pa doktor Isufin.

     -Ku jam ketu? -pyeti. -Akoma tek qelia 7 jemi? S’e kemi mbaruar akoma?

     Mbylli serish syte dhe humbi prape ndjenjat. Doktorit iu rrenqeth trupi, syte iu mbushen me lote. Donte vetem te ikte sa me pare prej aty. Mblodhi çfare kishte nxjerre nga çanta, i futi brenda dhe ma dha mua. Kurre nuk e kisha pare ashtu, me fytyren dylle te verdhe, dukej shume i lodhur.

     -Hajde, te ikim -me tha, dhe, para se te dilte nga dera, u kthye nga ata e i porositi:   -Mos harroni, ne çdo kater ore nga dy kokrra. Mos u beni merak, do te behet mire.

     Kur u nisem per te ikur, shikojme dy fotografi te vendosura ne korniza e te varura ne mur. Ne njeren kishte dale i semuri, mbushur gjoksin me dekorata, ndersa ne tjetren kater oficere, edhe ata mbushur gjoksin me dekorata, dy prej te cileve doktori i njihte shume mire, ishin kriminele njesoj si Jani. Tek dera na ndaloi djali e na tha qe te prisnim nenen qe po sillte leket, po doktori ia ktheu shpejt e shpejt:

     -Do te vijme prape, mos u shqetesoni… -dhe u larguam.

     -Doktor, -e pyeta, -ku i kane marre gjithe ato medalje keta oficere?…Nuk di te jete bere ndonje lufte.

     Doktori me pa ne sy dhe qeshi hidhur. Veshtroi nje here anash mos kishte njeri pastaj, me ze te ulet, me tha:

     -Degjo, bir, ai qe te bente me shume tortura, merrte me shume dekorata… Ata qe pe ti i kishin marre te gjitha.

     Se bashku me doktorin u kthyem ne shtepine e tij.

     -Une do te iki se u be vone, -i thashe.

     -Ulu aty! -ma ktheu si me urdher. Pastaj i tha se shoqes t’i bente nje kafe. U shtri mire ne kolltuk. Zonja ia solli kafene. Dukej qe ishte akoma i shqetesuar. E vuri filxhanin ne buze dhe e gjerbi kafene gjate. Hodhi syte nga une dhe me pa me verejtje. Une fillova te shqetesohem.

     -Doktor, je mire? -e pyeta.

 -Po behem mire, miku im, -tha dhe gjerbi prape kafene. La filxhanin mbi tavoline

dhe gjithe seriozitet m’u drejtua:

     -Tani do te marresh vesh gjithe historine qe me ka shqetesuar aq shume sot. Personi qe sapo vizituam ka qene hetuesi im. Per me shume se nje vit ai nuk ka lene torture pa provuar mbi trupin tim. O Zot, çfare nuk me ka bere ai perbindesh atje ne qeline numer 7. S’mund ta harroj kur me lidhi ne tubin e nevojtores dhe me rrihte ne menyre sistematike. Shpesh merrte edhe shoke me vete per t’i “argetuar”. Edhe ata me rrihnin dhe largoheshin duke qeshur. Kaloi me shume se nje vit ne ate qeli. Per çdo dite me thoshte: -Ketu do t’i lesh kockat…Nuk do te le te dalesh i  gjalle…     E pe, edhe sot iu duk sikur ishim tek qelia numer 7”…

    …..Ja kjo ishte e gjitha çfare pe e degjove sot…Tani ndihem me mire, e ndava merzine me djalin e mikut tim.

     -Dhe ju doktor?!…

     -Jo, bir, mos thuaj asgje. E di çfare te mundon, por duhet te kuptosh se ne nuk jemi e nuk kemi per te qene kurre si ata. Mbaje vath ne vesh kete qe po te them.

     …..Une gjithmone e kisha adhuruar ate burre te rralle, por ate dite adhurimi kaloi çdo perfytyrim. Per asnje çast nuk iu shmang detyres si mjek, po ashtu dhe si njeri. M’u mbushen syte me lote nga fjalet e tij. M’u kujtua vetja kur ndodhesha ne qeli. Edhe pse isha femije, xhelatet nuk donin t’ia dinin, po vazhdonin torturat. U ngrita ne kembe dhe shkova e perqafova. Ashtu me syte e mbushur me lote hapa deren dhe u ktheva ne shtepi, por pas mbeti kujtimi i paharruar i asaj nate dhe njeriu qe e beri te mundur ate, Doktor Isuf Hysenbegasi.

* MEMISHA GJONZENELI, dekoruar me medaljen “NAIM FRASHERI-e arte”.

CIKAGO- SHBA

Filed Under: LETERSI Tagged With: Qelia nr.7-Memisha Gjonzeneli

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT