Ne raport permendet dhe Kosova : Ne raport thuhet se kjo nuk është hera e parë që punëtorët e OKB-së kanë qenë të akuzuar për këto lloje të krimeve. Pasi OKB-ja ka hyrë në misione paqeruajtese me pare ne fusha betejash dhe klonfliktesh si ne Kamboxhia, Mozambik, Bosnja, Sudan dhe në Kosovë, ka pasur një “shpërthim” të trafikimit seksual dhe të raporteve të shumta të abuzimit me femrat sidomoa ato nen moshen – adoleshentet’/
Nga Beqir SINA – OKB /
OKB – NJU JORK : Këtë javë, një raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të mbikëqyrjes të Brendshme (OIOS), tregoi se “paqeruajtësit” qe punojne në Haiti ishin gjetur fajtor për përdhunimin e grave haitian në një shkallë alarmante. Raporti gjithashtu tregoi se një numër i madh i viktimave ishin nën moshën – pra ishin adoleshente.
Sipas raportit, ka pasur 231 femra në Haiti që pretendonin se ishin “perdhunuar” me force seksualisht nga paqeruajtësit e OKB-së, dhe ato janë të detyruar për të kryer akte seksuale në këmbim të ushqimit dhe furnizimet me paketat e ndihmës.
Kjo sipas raportit thuhet se eshte me prekshme :”Për gratë qe jetojne ne zonat rurale, ku uria, mungesa e strehimit, artikuj të kujdesit të fëmijës, medikamente dhe sende shtëpiake janë te përmendur shpesh si ” nevoja shkaktuar, per te nxitur sex me paqeruajtesit e Kombeve te Bashkuara”thekson raporti, duke shtuar se punëtorët e OKB , kane “perdhunuar” gratë dhe vajzat në aktivitete seksuale me “dhurata” joshese, si pakot të kishës “Caritas”, telefona celularë, laptopë dhe parfume, si dhe me para. “
“Në rast të mospagesës, disa gra “shantazhuan” paqeruajtësit duke kërcënuar se ato kishin për të bere pubilke che “zbuluar pabesi e tyre” përmes mediave sociale,” thoshte raporti
Mirepo, simbas ketij raporti thuhet se kjo nuk është hera e parë që punëtorët e OKB-së kanë qenë të akuzuar për këto lloje të krimeve. Pasi OKB-ja ka hyrë në misione paqeruajtese me pare ne fusha betejash dhe klonfliktesh si ne Kamboxhia, Mozambik, Bosnja, Sudan dhe në Kosovë, ka pasur një “shpërthim” të trafikimit seksual dhe të raporteve të shumta të abuzimit me femrat sidomoa ato nen moshen – adoleshentet.
Vetëm këtë vit, OKB-ja, thekson raporti u kap duke u përpjekur për të mbuluar faktin se punëtorët e tyre kishin përdhunuar vajza dhe djem të pastrehë dhe te verafre në Republikën e Afrikës Qendrore.
Nje gje qe e ka pikasur per keq ky raport (raport nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të mbikëqyrjes të Brendshme (OIOS), eshte edhe fakti qe permendet ne kete raport se ka pothuajse shumë e shumë raste për të listën e grave te perdhunuara ose te trafikuara per sex, në të cilën te jene, te implikuar edhe figura publike të profilit të lartë(pushtetaret), ne keto vende, ku sherbejne forcat paqeruajtese te OKB – apo edhe zyrtaret e organizatave jo qeveriatre – NGO, te cilat janë akuzuar edhe në akte te pedofilisë apo trafikimit njerëzor raste, te tejra.
Megjithatë, ata pothuajse gjithmonë, “mbrohen” nga imunitetit, duke ju shmangur ndonjë ndjekje ligjore ose berjen publike për shkak se figura publike të profilit të lartë(pushtetaret), nepermjet të kontrollit të tyre të sistemit ligjor dhe media, i kan fshehur faktet ose i kan “fshire” nga ceshtjet e kapuara.
Ka pasur shumë raste në historinë e kohëve të fundit, ku ceshtje te tilla kanë qenë të kapura nga inetrpoli dhe FBI, ku jane kapur deri në “ring – unaza” qe prostitucionin e fëmijët per sex, organizata dhe grupe qe merreshin me organizmin e ketyre rrjeteve.