Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka: radar i ri për vëzhgimin e hapësirës ajrore të vendit tonë/
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti dje në një takim homologun e saj polak, Antonio Macierewic. Pas takimit, dy zyrtarët dhanë një konferencë shtypi, ku ministrja Xhaçka shprehu vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Ajo tha se në takim është diskutuar për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. Gjithashtu Ministrja Xhaçka bëri me dije se, në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë. “Vlerësime për mbështetjen e Polonisë në rrugën drejt NATO dhe BE. Biseduam për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë. E njoha gjithashtu kolegun Macierewicz për shtesën në buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017 dhe trendin pozitiv të dakortësuar deri në vitin 2024. Katërqind milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur që ne të kemi një rritje të rëndësishme të buxhetit të mbrojtjes, duke arritur nivelin e 1.15 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Këto para do të shkojnë për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët ajrore. Por ajo që është më e rëndësishmja, është dimensioni kombëtar i përdorimit të këtyre parave. Në bashkëpunim me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është miratuar vendosja e radarit të vëzhgimit të hapësirës ajrore të vendit tonë”, tha ndër të tjera ministrja Xhaçka. {SH.K}.