• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrëfehet Roland Qafoku :Pengu im që nuk arrita të intervistoj, At’Zef Pllumbin

August 4, 2014 by dgreca

(Intervistë me Publicistin e mirënjohur, dhe drejtuesin e emisionit politiko-shoqëror -“DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk)./
Profili i publicistit dhe Moderatorit të emisionit politiko-shoqëror -“DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk),- dhe i gazetarit Roland Qafoku i përket brezit të artë të gazetarëve që me inteligjencë, mëncuri, profesionalizëm dhe vetëdijen e shëndoshë e të mprehtë, në sajë të përkushtimit, pasionit e përgjegjshmërisë morale, qytetare e intelektuale, na kanë dhënë gazetarinë bashkëkohore, profesionale, përvojën dhe eksperiencat e jetës, dhe afirmimin me vizion të gjerë profesional në disa dekada.Roland Qafoku konsiderohet një nga moderatorët më të mirë në median e shkruar e vizive shqiptare, vecmas në gazetarinë polemizuese. Ndikimi i emisionit të tij në kulturën sociale dhe politike është vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet gjërësisht nga audiencae admirueshme e ndjekësve, duke sfiduar skeptikët e kritikët e kohës edhe për cështjet më të rëndësishme në jetën social-ekonomike- kulturore -politike të vendit. Tashmë Roland Qafoku ka krijuar profilin e një gazetari e publicisti në fushën e gazetarisë dhe publicistikës bashkëkohore në mbarë opinionin publik shqiptar, fillimisht si reporter në gazetë dhe më pas redaktor, zëvëndëskryeredaktor, kryeredaktor, kryeredaktor i gazetës që u bë gazeta më e madhe në Shqipëri, themelues i një gazete dhe me një përvojë mbi 15 vjet në median e shkruar, ka kaluar në television, në fillim si drejtor informacioni dhe më pas autor dhe drejtues i emisionit politiko-shoqëror, që citova më lart. Me modestinë dhe pjekurinë profesionale dhe mbresëlënëse, që e karakterizon Rolandin, në këtë intervistë, ju do të mësoni sfidat e trajektores të karrierës së tij në fushën e gazetarisë dhe medias së shkruar e vizive. Për më shumë ndiqni intervistën

Bisedoi:Raimonda MOISIU/

-Ju jeni emër mjaft i njohur në gazetarinë e shkruar dhe median vizive shqiptare. Cilat janë trajektoret e karrierës tuaj në gazetari?

Por sot, që po e mendoj, unë kuptoj se edhe vetë e kam kërkuar, por edhe fati ka ndjekur këtë kërkesë timen, që unë të vijoj karrierën në gazetari brenda një normaliteti që përcakton teoria e gazetarisë. Kam nisur si reporter në gazetë duke qenë në provë, reporter full time, redaktor, zëvëndëskryeredaktor, kryeredaktor, kryeredaktor i gazetës që u bë gazeta më e madhe në Shqipëri, themelues i një gazete dhe pas një përvoje mbi 15 vjet në median e shkruar kam kaluar në televizion në fillim si drejtor informacioni dhe më pas autor dhe drejtues i emisionit tim.

– Si ju lindi ideja për të qenë pjesë e gazetarisë dhe e shtypit shqiptar -si pjesë narrative jetësore e rëndësishme nën ndikimin e kulturës, historisë e fenomeneve sociale, ekonomike dhe politike në komunitet, apo….?

Nuk ka një datë apo moment që thashë se unë sot do bëhem gazetar. Është një dëshirë e hershme ndoshta e fshehur, por jo se ka një datë të caktuar. Gazetaria është një profesion që fillon, por që asnjëherë nuk mbaron. Cdo ditë ne bëjmë një gjë të re që nuk e kishim bërëmë parë, kështu që në një farë mënyre gazetaria është“ to unlimited” (pafundësi).

-Çfarë “mëkati” i njihni vetes nga puna si gazetar me vendosjen e demokracisë në atdheun tonë?

Nëse raportimi i një lajmi të keq quhet mëkat, unë e kam bërë këtë. Por në gazetari ‘bad neës is good neës” dhe nuk mund ta kuptosh veten larg kësaj teorie. Ndryshe pastaj i bie që duhet të isha gazetar i Zërit të Popullit, të para vitevev 90-të.
Një kolegu ynë ka thënë me humor se – gazetarët janë djaj të nevojshëm. Dhe në këtë Shqipërinë tonë media është syri i popullit. E thoshte dikur Ahmet Zogu.

-Ju keni një karrierë të gjatë në gazetari, që do të thotë se keni përjetuar momente mbresëlënëse, të këndshme, por edhe kritike, dëshpëruese e të trishta. A mund të na përshkruani momente nga eksperienca tuaj? Si jeni ndjerë kur keni shkruar artikullin e parë publicistik?

Unë e kam nisur karrierën e gazetarit si reporter dhe të raportosh një lajm për mua është puna më e mirë në gazetari. Si fillime të mijatnë media, mund të quaj disa shkrime dhe ndonjë përkthim në vitin 1991 në disa gazeta modeste të asaj kohe që nuk botohen më. Por si gazetar profesionist, botimi i parë quhet lajmi i parë në vitin 1997-të në gazetën Koha Jonë. E mbaj mend mirë edhe lajmin e parë. Ishte një lajm i rrallë. Dikush kishte blerë një makinë dhe nuk e dinte se në të ishte instaluar një bombë e paaktivizuar. Pas 9 muajsh e mëson këtë nga ish-pronari i makinës të cilit ia kishte treguar ai që ia kishte vënë bombën. I habitur se si nuk i kishte ndodhur gjë. Ishte vitit 1997-të dhe në Shqipëri këto lajme ishin të zakonshme, brenda të jashtëzakoshmes.

-A mund të na përshkruani shkurtimisht Departamentin e “DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk). Si lindi ideja e këtijemisioni- dhe pse këtë titull?

Debati në Channel One është një emision politiko-shoqëror. Në një farë mënyre është vazhdim i emisioneve, që unë kam prej 5 vjetësh në ekran. Emrin e emsionin ia ka vendosur pronari i telvizionit, zoti Ylli Ndroqi me idenë që në këtë studio të dominojë debate i politikës, i zjarrtë, jo monolog që të vë në gjumë. Kam një staf të mrekulleushmë që dua të falenderoj për punën që bën. Gazetarja e emisionit Ornela Gaci është bashkëpunëtorja ime më e afërt, një gazetare e re por shumë e talentuar. Pastaj janë pjesë mbështetëse regjizori, teknikët dhe 4 kameramanët e studios që janë ata, pa jam unë.

– Si jeni ndjerë kur keni intervistuar për herë të parë, ku dhe kush ka qënë ai/ajo? Na tregoni si arrini ju ta bëni intervistuesin, procesin e mbledhjes dhe vënien së bashku e të gjitha elementeëve intervistuesë? Cilat janë disa nga sfidat?

Intervista është një zhanër që unë e kam për zemër. Natyrisht kjo ka erdhur duke përmirësuar dhe unë nuk mund të auaj një moment që mendova se unë po di ta bëj mirë intervistën. Por besoj se pasi arrita në disa vjet të raportoja lajme që tërhqinin vëmendje, arrita të tërehq vëmendjen edhe me inetervista. Shumë pak janë perosnat që unë nuk i kam intervistuar. Një pjesë e tyre nuk jetojnë më dhe më vjen keq që ata që i kam intervistuar nuk jetojnë më, por nga ana tjetër më vjen mirë që unë kam, një kujtim me ta. I kam të ruajtura shumë intervistat me personazhe historikë tashmë, pra intervista me Ramiza Alinë, me Sabri Godon, me Amik Kasoruhun.Madje me Kasoruhon kam qenë gazetari i fundit që e kam intervisruar. E kisha vetëm tre ditë përpara se të ndërronte jetë në studione emsionit dhe lajmi i vdekjes së tij më shokoi. Do më mbetet në memroie gjatë. Por kënaqësi ta thëm është edhe një tjetër, e një miku tonë të përbashkët, Riza Lahi. Një mik i yni, që teksa e kisha të ftuar në televzionin Ora Neës bëmë biseda të këndshme. Madje ai i thurri një poezi spikeres Uejda El Sajed, teksa e pa të qante LIVE, dhepërcillte lajmin e aksidentit të disa studentëve.

– Në jetën e përditëshme në metropolin shqiptar, Tiranën, ju jeni në kontakte me personalitete të politikës, social-ekonomike dhe kulturore të jetës shqiptare, por edhe të politikës të jashtme europiane dhe amerikane. Në këto biseda –debat, sa është prezent atdheu ynë Shqipëria e cështja shqiptare, vecmas ajo e Kosovës, Camërisë dhe Malit të Zi, në marrëdhëniet me ta?

Por padyshim, që ka qënë një pjesë e rëndëishme. Unë mendoj se me pavarësinë e Kosovës nuk do të thotë që cështja shqiptare është zgjidhur ploëtsisht. Është cështja shqiptare e Camërisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi dhe Presheva.

-Cila është historia interesante, që ju ka lënë gjurmë dhimbje, malli e dashurie gjatë gjithë karrierës tuaj si gazetar dhe intervistues?

Janë shumë sepse karriera ime ka qenë shumë dinamike. Por më shumë më kanë mbetur mbulimi i ngajrve të vitit 1997-të, kur krahas raportuesit ta lajmeve,më duhej të ndihmoja edhe të plagosurit. Më kanë mbetur ngjarjet e 14 shtatorit 1998-të ,kur mbuloja ngjarjen e rëndë në boulevard, kur rreziku i jetës ishte shumë i afërt. Ngjarjet e Kosovës në vitin 1999-të, kur intervistova një fëmijë 10 vjec, që me sytë e vetë kishte parë masarkën që serbët kishin bërë në familje, por që vetë kishte shpëtuar. Mes pirgut të njerëzve të vrarë ishte një mrekulli, që atë fëmijëv nuk e kishte zënë asnjë plumb. Pasi ata u larguan, djali 10 vjecar u largua duke gjetur një karvan, që vinte në Shqipëri dhe në spitalin ushtarak unë e takova duke i marrë një intevistë. Nuk më shqitet nga mendja një italo-amerikan i dënaur në burgun e Tiranës, të cilin e intervistova dhe që kishte mësuar shqip në dialektin, kuksian sepse në qeli rrinte me një djalë nga Kukësi. Por edhe shumë intervista të rëndësishme.si ajo me sekretarin e NATO, Anders Fogh Rasmussen, me pasardhësin e Giovali Falcones, Pier Luigi Vigna, personazhin real Sali Protopapa për të cilin u bë filmi “I teti në bronx” e shumë e shumë të tjerë.
-Cilat kanë qënë uljet dhe ngritjet në karrierën tuaj? Cili ka qenë keqkupimi më i ndjeshëm gjatë karrierës tuaj si gazetar?

Po për fatin tim sic e thashë më lart nuk kam patur up and doën. Por një karrierë me hapa të vegjël, por të sigurtë. Nëse ka patur tërheqje, për mua ato do të thoshin ringritje, si një provë e madhe, se cfarë ishanë gjendje të bëja.

-Cila është ngjarja tuaj më e preferuar që ju keni raportuar, qoftë nëpërmjet medias së shkruar dhe asaj vizive?

Janë disa, por ngjarjet e vitit 1997-të, ngjarje e 14 shtator 1998-ë, ngjarjet e Kosovës në 1999-ë, ngjarja e Gërdecit, 2008-ë, 21 janari 2011-ës.

-Cfarë do të dëshironit të thoni në lidhje me karakterin e përgjithshëm të gazetarisë shqiptare, Ballkanike apo Lindore, në krahasim me atë perëndimore, bazuar në ato c’ka ju keni lexuar apo vënë re?

Për mua nuk ka gazetari shqiptare, gazetari italiane, gazetari ballkanike apo gazetari aftrikane./ Ka vetëm dy lloj gazetarie; Profesioniste ose jo profesioniste.

-Cfarë ju pëlqen dhe cfarë nuk ju pëlqen në punën tuaj? Në ditët e sotme tradita dhe realiteti “përziehen” me vlerat fetare. Në opinionin tuaj si gazetar profesionist dhe i karrierës, a ka ndonjë konfuzion që ndikon në marrëdhëniet njerëzore dhe në marrëdhëniet mes kulturave të tjera, vecmas në Ballkan?

Unë besoj në Zot i cili është një për të gjithë. Natyrisht e pranoj, që nuk e kam kulturën dhe dijen e duhur fetare, për të bërë ritet, por ama respektoj këdo në besimin e vet. Edhe për shkak të punës si gazetar kam patur rastin të vizitoj objekte kulti si Mekën në Arabi, tempullin budist në Kinë, kishë në ShBA, Greqi e gjetkë, por edhe teqe si në Shqipëri, ajo mëe fundit, teqeja e Ali Postivanit në Përmet. Kam ndjerë impresion të vecantë te të gjitha objektet që kamë parë dhe them se jam i privilegjuar.

-A keni përjetuar fëmijëri të lumtur?A ka pasur në fëmijërinë tuaj se një ditë do të bëheshit gazetar, jo vetëm i shtypit shqiptar, por edhe asaj vizive, moderator i emisionit “Planet” dhe “DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk)-me audience jashtëzakonisht të admirueshme?

Po unë futesha tek ata fëmijë që për shkak të familjes sime dhe duke u krahasuar me moshatarët e mij, duhet të them se kam qenë me fat. Fëmijëria jonë ishte e lumtur, se ishim të gjithë të barabartë dhe mjafton një kujdsje pak më shumë se të tjerët dhe mund të bëje dallimin, që në fakt sot është për të qeshur. Unë në fëmijëri kam patur shumë ëndrra dhe kam qenë një nxënës i asaj që i thoshin “10 me yll”. Kjo më ka ndjekur edhe në shkollën e mesme dhe të lartë të cilat i kam mbaruar me rezultate të mira. Kjo më ka ndihmuar në jetë të kem disa avantazhe, por jo të zgjidhja atë degë që dëshiroja unë të kisha. Nuk e mendoja kurrë në atë kohë se një ditë do bëhesha gazetar. Por ja që sistemi demokratik sic thotë Churchill nuk është më i mri i mundshëm, por më të mirë nuk kemi parë. Falë synimit tim dhe fatit u dësh të bëhesha gazetar.

– Jetoni në Tiranë c’ju lidh me Skraparin?

Unë jam nga Corovoda. Aty kam lindur dhe aty jam rritur deri në moshën 14 vjecare. Më pas kam ardhur në Tiranë dhe kam studuar aty në shkollën e mesme dhe të lartë. Por me Çorovodën kam një lidhje speciale që lidhet me fëmijërinë timë. Cdo kujtim nga fëmijëria e kam atje dhe ato rrugët e qytetit, rruga para pallatit 6 -katësh te agjensia, rruga për në shkollën 8 vjeçare “Kahreman Ylli”, kinemaja, pallati i kulturës, shtëpia e pionerit, puna e babait, puna e mamasë, janë kujtime të jashtëzakoshme për mua. Është një qytet që ashtu të vogël, e dua si të ishte i madh sa një Cikago. Është dashuria e vendlindjes, por edhe pse ai qytet vërtetë ka njerëz të mrekullueshëm.

– Si ndiheni kur dëgjoni për krimin në familje, apo veset e tjera, që kanë përfshirë një pjesë të komunitetit, sikundër droga e krimi? Po për dhunën në familje? Si mund të reflektojë shoqëria shqiptare për lehtësimin e këtyre plagëve?

Unë jam partizan i asaj; se një burrë që rreh gruan është një frikacak i pandreqshëm. Një burrë i tillë përjeton dramën e të qënit i pazotë, i paaftë për të krijuar vlera monetare, një dembel që nuk arrin të ketë sukses në jetë. Sipas statistikave shumica e atyre që rrajnë gratë dhe fëmijët janë të varfër, pa pasuri, pa arsim dhe nuk kanë bërë ndonjë gjë në jetë. Kjo ka shumë kuptim.

-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit? Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale’?

A c’ma gjetët këtë pyetje. Ismail Kadare më ka thënë disa herë; Në profesionin e gazetarit dhe shkrimtarit nuk ka gjë më të tmershme të drejtohesh nga njerëz mediokër. Është një torturë e vërtetë.

-Si gazetar dhe intelektual, cili është koncepti tuaj për kombin, për pushtetin, për partitë politike dhe për demokracinë` në vëndin tonë?

Atdhetari më i mirë është ai që i njeh defektet popullit dhe kombit të vet. C’tju them, më vjen të qesh kur për veten tonë si popull dhe komb disa marrin poza dhe lavdërojnë si popull liridashës, i urtë, paqedashës, patriot. Po u them unë, po të kujtojmë vitin 1997-ë, a vlejnë këto cilësi?Ai vit është gunga e historisë sonë. Një zot e di se me kë luftuam dhe kush ishin palët. Di që vetëm atë vit u vranë 3 mijë shqiptarë dhe u plagosën 10 mijë të jerë.

-Cfarë është dashuria për ju? Kur e ndjen një burrë, se është i dashuruar?A keni shkruar ndonjë poezi dashurie?

Po, po kam shkruar.Madje më duket e habitshme nëse dikush nuk mund të ketë shkruar. Kam shkruar poezi dashurie por kanë mbetur në kuadrin intim, nuk jam botuar. E kam kënaqsi t’ju them se të gjitha ia kam kushtuar dashurisë sime të jetës Alketës.

-Cilat janë aftësitë profesionale që gazetarët e rinj kanë nevojë sot? Ndonjë këshillë për ata që aspirojnë gazetarinë?

Gazetaria sot ka ndryshuar shumë.Është bërë më profesioniste dhe për shkak të teknologjisë. Ajo që thonë disa se këta të rinjtë nuk marrin vesh dhe ky brez i ka gazetarët e dobët, më bën të qesh. Këtë që e thotë këta, po ta krahsosh se cfarë shkruante në moshën kur ky brez i ri bënë gjith’ këto gjëra, të bën të qeshësh. Natyrisht që gazetaria shqiptare ka mëkatet e saj.Ka shumë pak gazetarë të paanshëm dhe të palidhur me pushtetin, por duke qenë se gazetaria modern shqiptare është shumë e re, besoj se janë normale.

-Projektet tuaja në të ardhmen? Cfarë iu ka mbetur peng?

Projekti im është DEBATI NE CHANNEL ONE. E quaj sfidë sic do gjë, që unë kam si gazetar dhe të gjitha bateritë e mija i kam të konvergjuara aty. Peng? Po më ka mbetur peng që nuk munda të intervistoj, At’ Zef Pllumin.

– A është i lirë shtypi sot?

Në Facebook qarkullon një pasazh që pretendohet se është marrë nga gazeta Neë York Times, por qënuk është e vërtetuar. Megjithatë aty shkruhet: Cdo gazetar sot në Shqipëri ështyë i lirë të shkruaj atë që i thotë pronari! Një ironi dhe situatë që i shkon pak a shumë medias shqiptare.Për mua ka shumë pak gazetarë të pavarur, ndërkohë që ka shumë media të pavaruara.Kjo ka sjellë rënjene e besueshëmrisë.

-Mesazhi tuaj për inteligjencën e shoqërinë shqiptare sot….

Nuk e di nëse jam personi i përshtatshëm për të dhënë këshilla..

Ju faleminderit!
Bisedoi: Raimonda MOISIU

Filed Under: Interviste Tagged With: At’Zef Pllumbin, Raimopnda Moisiu, Rrëfehet Roland Qafoku :Pengu im që nuk arrita të intervistoj

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT