• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ja një pjesë e arkeologjisë të Kosovës Veriore , rajoni i Mitrovicës!

February 18, 2019 by dgreca

 1 trashegimia kulturore Mitrovice

Ja një pjesë e arkeologjisë të  Kosovës Veriore , rajoni  i Mitrovicës!/

Nga Gëzim Llojdia/

  1. Kufijtë e Kosovës duken se po lëkunden edhe këtë herë 100 vjet më pas, kur rrethanat po kushtëzojnë një marrëveshje, që po shfaqet në horizont. Pavarësisht se  se çfarë ka pas,ajo çka do preket nga kufijtë ekzistues  është zona e Kosovës veriore pra rajoni i Mitrovicës .Kosova Veriore  në tërësi (rajonit të Mitrovicës) mbulon territorin e tri komunave në jug të lumit Ibër. Mitrovicës, Skënderajt dhe Vushtrrisë, të cilat janë të banuara  me shqiptarë, dhe territori i tri komunave tjera në veri të lumit Ibër. Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, si dhe një pjesë të qytetit të Mitrovicës e cila banohet kryesisht nga serbët.Ajo, që do preket, janë kryesisht këto tre komunat e fundit.

2.Mitrovica është një qark malor i cili përbëhet malet e Kopaonikut, Rogoznës dhe Mokra Gorës në veri dhe verilindje, malet e Drenicës dhe Qyqavicës të cilat shtrihen në zonën jugperëndimore të rajonit, përderisa në juglindje kufijtë e këtij territori shtrihen deri në Rrafshin e Kosovës thuhet në Plani Rajonal  i Trashëgimisë 2015 – 2018 Rajoni është më i pasuri në Kosovë për sa i përket ujit, ku pjesa më e madhe vjen nga dy lumenj, Ibri dhe Sitnica. Përmes ngritjes së pendës në lumin Ibër afër qytezës së Zubin Potokut në vitin 1970 u formua liqeni artificial i Gazivodës, i cili është rezervuari më i madh në Kosovë për ujitjen e tokës bujqësore në Rrafshin e Kosovës. Rezervuari, po ashtu përdoret edhe për ujë të pijshëm dhe elektricitet për aktivitetet industriale të rajoneve të Mitrovicës dhe Prishtinës.

3.Gazivoda ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit rekreativ dhe peshkimit. Zona përreth liqenit karakterizohet nga peizazhi i bukur i maleve të Mokra Gorës dhe Rogoznës. Zona e Vushtrrisë ka bio-diversitet të pasur dhe trashëgimi natyrore. Malet e Qyqavicës dhe Shalës janë të njohura për peizazhet e tyre të bukura, dhe kanë potencial të madh për zhvillimin e turizmit dimëror. Burimi me potencial të madh për turizmin e banjave gjendet në shpatet e fshatit Banjë në komunën e Skënderajit. Me një rrjedhje mesatare prej 15 litrash në sekondë dhe temperaturë konstante gjatë tërë vitit (24,8°C), në vitin 2007 burimi u shpall monument natyror me një zonë të mbrojtur prej 1000 m².

Rajoni që kohërat antike ky rajon ka qenë shumë i njohur për burimet e tij minerare. Minierat e Trepçës në Stan Tërg afër qytezës së Mitrovicës ishin kompleksi më i madh i minierave në këtë pjesë të Ballkanit për eksploatimin e arit, argjendit, plumbit dhe zinkut. Dëshmitë e para për nxjerrjen e xehes rreth Stan Tërgut datojnë që nga fundi i shekullit të XIII dhe fillimi i shekullit të XIV, kur sunduesit lokal serb i ftuan saksonët që të nxirrnin xehen. Plumbi dhe zinku i nxjerrë përdoreshin për ndërtimin e strukturave mbrojtëse përgjatë luginës së lumit Ibër për të mbrojtur zonën nga pushtimi i ushtrive osmane. Në shekullin e XVI osmanët e kufizuan eksportin e metaleve dhe deri në fillim të shekullit të XX nxirrja e xehës ishte e kufizuar. Zhvillimi i këtij burimi rifilloi në vitin 1930 kur një program i madh hulumtues u ndërmor nga një kompani britanike.

4. Gjetjet më të vjetra nga lokacionet arkeologjike të këtij rajoni datojnë që nga periudha e neolitit. Një nga vendbanimet më të zhvilluara të periudhës së gurit të cilat janë zbuluar ndonjëherë në Kosovë gjendet afër fshatit Runik, 10 km në veriperëndim të Skënderajit, ku janë zbuluar artefaktet e të ashtuquajturës kultura starçevo (mileniumi i VI p.e.s.). Në mesin e shumë pjesëve të poçarisë monokrome dhe me ngjyra, u nxor edhe një instrument muzikor unik, i njohur si Okarina – një instrument frymor me përmasa të vogla nga argjila e pjekur. Në mesin e gjetjeve të dy vendbanimeve tjera të neolitit – Fafos I dhe II – të cilat janë gërmuar rreth 200 metra larg njëra-tjetrës shumë afër qytezës së Mitrovicës, më karakteristiket janë objektet e kultit (figurat e vogla antropomorfike) të kulturës Vinça. Lokacioni arkeologjik i Zhitcos, i cili gjendet rreth 3 km në veri të qytezës së Zveçanit, dhe lokacionet aty afër të Karagaqit dhe Villaçit janë dëshmi e vazhdimësisë së jetës gjatë kulturave të neolitit gjegjësisht kulturës së mëhershme Starçevo dhe asaj të mëvonshme vinca, ashtu si edhe gjatë periudhave të bronzit dhe hekurit, të cilat paraqiten nga gjetjet në vendbanimin dhe varrezat në Karagaç. Hulumtimet e kryera në lokacionin arkeologjik në fshatin Soçanicë në komunën e Leposaviqit, tregojnë se gjatë dekadave të fundit të shekullit të parë te e.s. vendbanimi parahistorik u zhvillua në një lokacion urban romak. I njohur me emrin Municipium D.D. (Dardanorum), falë pozitës gjeografike në rrafshnaltën në mes dy lumenjve të Ibrit dhe Soçanicës dhe rrethuar nga mali i Kopaonikut, i cili është i pasur me metale të çmuara, mundësoi zhvillimin e qytetit. Mbetjet e një forumi romak, banjës, bazilikës, varrezave dhe strukturave të tjera të ndërtuara urbane janë dëshmi e rëndësisë së tij gjatë periudhës romake kur qyteza shtrihej në rreth 30 ha. Supozohet se villa rustica, themelet e së cilës janë gërmuar në fshatin Pestovë, 4 km larg Vushtrrisë në mes të Ulpianës dhe Dardanorumit, ishin pronë e një familjeje të pasur me origjinë nga Ulpiana. Dy kalatë të cilat kishin qenë aktive për një periudhë të gjatë kohore (antikiteti i vonë dhe mesjeta), kalaja e Strocit dhe Dubocit, të cilat gjenden në kodrat përreth Vushtrrisë, ilustrojnë praktikën e të ndërtuarit të fortifikimeve përreth lagjeve antike urbane.Afër minierës së Trepçës, janë zbuluar mbetjet edhe të dy kalave të tjera – Zveçan dhe Rashan – të cilat kanë luajtur role të rëndësishme në mbrojtjen e zonës së pasur minerare. Kalaja e cila gjendet në qendër të bërthamës së qytezës së vjetër të Vushtrrisë; u ndërtua nga perandori bizantin Justiniani i I në shekullin e VI. Për shkak të pozitës së saj strategjike asokohe dhe gjatë sundimit osman, kalaja është shfrytëzuar për nevojat e ushtrisë. Po ashtu shërbente edhe si strehim për karvanët e tregtarëve të huaj.

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, Ja një pjesë e arkeologjisë të Kosovës Veriore, rajoni i Mitrovicës!

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT