• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagime të BE për “Paradise Papers”

November 8, 2017 by dgreca

Si reagoi BE ndaj zbulimeve të “Paradise Papers”, një strategji e mënjanimit të tatimeve në stil të gjerë?/

Nga Ralf Sina/

Globus mit Geldscheinen (picture-alliance/blickwinkel)

Sipas qëndrimit të eurodeputetit të Gjelbër, Sven Giegold, zbulimet e publikuara së fundmi nga Paradise Papers kanë arritur një shkallë të re. “Për herë të parë kemi parë dokumentet e një prej zyrave më profesionale të avokatisë në parajsat fiskale.”Pjesa më e rëndësishme e këtyre zbulimeve lidhet me Appelby, një nga zyrat më të specializuara për firmat që përdorin parajsat fiskale. Janë vlerësuar edhe regjistra të 19 parajsave fiskale, ndër to Malta, Bermuda, Trinidad, Grenada etj. Me territoret e saj jashtë Britanisë së Madhe, listën e parajsave fiskale e kryeson Britania e Madhe, thotë Giegold. “Duhet të ushtrojmë presion ndaj Britanisë së Madhe për të mbyllur parajsat fiskale.” Një mundësi për këtë ofrojnë negociatat e ardhshme të Brexit.

Belgien Deutschland Sven Giegold MdEP Die Grünen (Sven Giegold)Sven Giegold

Vende të BE-së pengojnë listën e parajsave fiskale

Por krahas Britanisë së Madhe janë edhe Malta, Holanda  Irlanda ato që duan të pengojnë BE të përpilojë një listë të plotë të parajsave fiskale. Eurokomisioneri për Financat, Pierre Moscovici shprehet se kjo është një bllokadë politike. BE bllokohet nga shtete që paralajmërojnë për kujdes. Ka ardhur koha që të gjithë të punojnë në të njëjtin drejtim për të shmangur mashtrimin dhe mënjanimin taksor. Por kjo është e vështirë për sa kohë mënjanimi i tatimit justifikohet legalisht.

Luxemburg - Pressekonferenz zur Hilfe für Griechenland - Pierre Moscovici, EU-Kommissar für Währung und Wirtschaft (DW/B. Riegert)Pierre Moscovici

Rezerva shpreh edhe ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Sipas tij bota e globalizuar financiare pengon luftimin efektiv të mënjanimit fiskal me mundësitë praktikisht të pakufizuara që ka. “Ne jemi në një botë të globalizimit. Me këtë mundësitë për të gjetur formën më të mirë tatimore janë të panumërta.”

Megjithatë BE po përpiqet që të vështirësojë jetën e parajsave fiskale me ndihmën e konkurrencës dhe të drejtës për mbështetje. Belgjika për shembull po kërkon 700 milionë nga 35 firma, që kanë përfituar nga politika fiskale për sipërmarrjet, Luksemburgu kërkon 250 milionë euro nga Amazon për shkak të mënjanimit të tatimeve. Irlanda 13 milionë euro nga Apple. Por kërkesat e Komisionit Europian janë ende kërkesa vetëm në letër.(DW)

Filed Under: Analiza Tagged With: Ralf Sina, Reagime të BE për "Paradise Papers"

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT