Nga Rafael Floqi/ Michigan/
Një mik i im i vjetër, që si shumica e shqiptarëve ka probleme dhe halle me emigracionin, më pyeti dy ditë më parë, ”Ore ç’po bëhet me emigracionin?”. Kjo pyetje më vuri në mendime, pasi e di dhe jam i mirënjohur, sesa sa shumë drama u ka sjellë shqiptarëve një sistem emigracioni I shkatërruar, që vetë politika amerikane, po e quan të falimentuar e që është bërë burim i shumë dramave familiare dhe ndër shqiptarë. Kjo më bëri të hulumtoj, për të sqaruar, si për t’i thënë një fjalë ngushëllyese mikut tim, se shpresa duhet të jetojë më gjatë se politika, pasi ajo vdes e fundit. Por a duhet një politikë elektorale të hedhë poshtë njëlegjislacion të mirë?Banda bipartizane e Tetëshes çoi një ligj të suksesshëm për imigracionin në Senat. Por unë jam në mëdyshje, nëse projektligji 1,000-faqesh miratonte reformat e duhura, apo ështëedhe njëthirrje, një apelpër të dalë për të votuar për komunitetin hispantik apo aziatik. Dhe në fakt, përgjegja e kësaj pyetjeje, është një amalgamë mes së parës dhe të fundit.
Dhoma e Perfaqsuesve e hodhi poshtë përpjekjen e Presidentit Barack Obama dhe të Senatit për reformën gjithpërfshirëse të imigracionit që do t’u jepte status ligjor dhe do t’iua hapte rrugën drejt shtetësisë rreth 11 milionë njerëzve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa vetëPresidenti Barack Obama bëri thirrje se miratimi i një projektligji për imigracionin që gëzonte mbështetjen e Senatit dhe do të forconte sigurinë e kufirit, si edhe do t’i hapte rrugën shtetësisë, për ata që ndodhen aktualisht pa dokumenta në Shtetet e Bashkuara.
Obama luajti kartën ekonomike për të nxitur miratimin e reformëssë imigracionit të shtunën, duke sugjeruar se kjo do të ndihmonte të shkurtonte deficitin dhe të rriste krijimin e vendeve të reja të punës. Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti tha se riparimi i sistemit të emigracionit do të siguronte “një nxitje më të madhe” për rimëkëmbjen e SHBA-së, duke shtuar 1.4 trilionë dollarëtë ardhura për ekonominë gjatë dy dekadave të ardhshme. Komentet e Obamës,-të cilat ishin të bazuara në një raport për ndikimin e reformave që u shpall të mërkurën e kaluar – synonin të ushtronin presion të mëtejshëm mbi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, që bëjnë rezistencë ndaj propozimeve që kanë kaluar tashmë Senatin, dhe qëdo t’u siguronte një shteg drejt shtetësisë për 11 milionë imigrantët që tani jetojnë në SHBA pa dokumente.
Kundërshtarët konservatorë ankohen se projektligji i Senatit krijon “një amnisti për shkelësit e ligjit”, ndërkohë sa nuk është krijuar një pengesë efortë në kufi,e mjaftueshme që tëpengonte të tjerët, të cilët mund të joshen dhe të përpiqen të hyjnë ilegalisht në SHBA. Spikeri republikan, John Boehner, e ka thënë troç se ai nuk do të lejonte qëligji i Senatit të miratohej prej Dhomës së Përfaqësuesve.Disa anëtarë të Dhomës së Përfaqsuesve,bënë thirrje që projektligji të ndahet në pjesë, duke theksuar më shumëaspektin e sigurisë së kufirit. Ndërsa vetëObama sugjeronte se “ështëdebatuar mjaft, për këtë çështje, për më shumë se një dekadë”, tani është koha për të vepruar, duke theksuar aspektin ekonomik të rregullimit të sistemit.
“Reforma e Emigracionit do ta bëjë më të lehtë për imigrantët shumë të kualifikuar dhe për ata që studiojnë në kolegjet dhe universitetet tona, për të filluar biznese dhe për të krijuar vende pune këtu në Amerikë”, tha ai. “Kompanitë e huaja do të kenë më shumë gjasa për të investuar këtu, pasi kërkesat për mallra dhe shërbime do të rriten ,duke krijuar më shumë vende pune edhe për punëtorët amerikanë”. Ai shtoi se përmes të ardhurave tatimore shtesë, deficiti i përgjithshëm do të shkurtohet me rreth 850billionëdollarëgjatë dy dekadave të ardhshme.
Kohët e fundit, Nancy Pelosi i këshilloi me edukatë republikanët për të mbështetur reformën e imigracionit, në qoftë se ata e kuptonin se çfarë ishte e mirë per elektoratin e vet.Vërejtjet e sheqerosura te saj nuk janë të pabazuara,edhe republikanët nuk janë të pavëmendshëm ndaj tyre, edhe pse kundërshtimet e tyre tregojnë të kundërtën. Reforma e sistemit të emigracionit që shkakton mjaft drama sociale dhë për komunitetin shqiptar,pengohet për shkak të ndryshimeve të qëndrimeve të politikanëve më shumësesa për ndryshime ideologjike, për shkaqe elektorale.
Në vitin 2007, senatori John McCain (R-Ariz.) ndihmoi në krijimin e “Dream Act”, të cilin ai e pat sygjeruar dhe ish-senatori Obama e pat mbështetur. Po kur zgjedhjet presidenciale të2008-tës u nxehën, McCain-i u tërhoq (me dashje ose pa dëshirë) larg qendrës, duke braktisur projektligjin, ku ai vetëqe bashkautor, dhe shpalli sigurinë e kufirit, si një parakusht thelbësor, përpara se debati mbi dispozitat e tjera të imigracionit tëmund të fillonte tëlëvizte përpara. Në këtë rast McCain, u tërhoq nga domosdoshmëria për të siguruar mbështetjen e bazëskombëtaretë Partisë Republikane qëështë mjaft konservatore,gjë që,diktoi dhe pozicionin e politikës së tij ndaj imigracionit.Ndërsa tani,McCain tok me djemtë e tjerë të Bandës së Tetëshes, përsëri po përafrohet me pozicionin e tij ndaj imigracionit të para2008-ës . Kjo lëvizje e McCain-itnuk është njëflip-flop i dëshiruar, por shkaktohet nga fakti i ndryshimit tëinteresave elektorale të fushatave me nivele të ndryshme.Kur këta faktorë futen në lojë, duket mjaft e qartë, se McCain shndërrohet në një konservator ndryshe, kur konkurron për pozicione qeveritare të ndryshme.
Stimujt politikë prapa reformëssë imigracionit janë evidentë, por ato nuk janë arsyeja e vetme e debatit të tanishëm.Propozimi i Senatit përputhet me shumicën e qëndrimeve të amerikanëve ndaj reformën sëEmigracionit. Bazuar në disa sondazhe të pavarura, të dhënat sugjerojnë se dy të tretat e popullit amerikan favorizojnë secilën nga pesë iniciativat kryesore tëreformëssë imigracionit, me një mbështetjeje më të madhe për hapjen e rrugës drejt shtetësisë para se të bëhet sigurimi i kufijve. Në çdo sondazh shumica dërrmuese e qytetarëve mbështesin njësiguri të fortë të kufijve, por kur u kërkohet të zgjedhin mes dy opsioneve:mes vendosjes së sigurisë kufitare kundrejt hapjes sërrugës drejt shtetësisë për të padokumentuarit,ata zgjedhin më shpesh këtë të fundit.
Analiza e zonave zgjedhore tëatyre që përbëjnë bandën e Tetëshes sugjeron që ata mund të kenë një stimul për ta udhëhequr reformën e imigracionit në nivel shtetëror: Menendez (DN.J.), Rubio (R-Fla.), McCain (R-Ariz.), Flake (R-Ariz.), dhe Bennet (D-Colo.) përfaqësojnë disa prej shteteve me nivelet më të larta me rreth 5% ose më shumëemigrantë të paligjshëm sesa shtete e tjera. Kështu ata,duke u deklaruar pro politikës, që ka synim të sigurojë një rrugë drejt të shtetësisë dhe pastaj të sigurojë kufirin, ata projektojnënjë mesazh pro-emigrantëve, nëdistriktet e tyre ku ka njërritje të popullsisë nga emigracioni. Në mënyrë të ngjashme, Harry Reid (D-Nev.), ka bërë një rrugë të gjatë nga qëndrimet e tij kundër emigrimit në kohën e kundërshtimit tëpropozim-ligjin të vitit 1993, duke ndryshuar mendim tani, që distrikti i tij elektoral përfaqëson një zonë me një nga përqindjet më të larta tëemigrantëve të paligjshëm në SHBA.
Prandajpër tëpërcaktuar nëse përpjekja e Senatit për reformën e imigracionit është një përpjekje për fiksimin e një sistemi të thyer, apo një operacion fushateelektorale, bazuar mbi rezolutën e Senatit, juve do t’u duhet të gërmoni nëpër këtëprojektligj 1,000 faqesh, për të reflektuari mbi mjetet juridike të propozuara, për të gjykuar, nëse masat dhe politikate ligjit përputhen me vlerat tuaja, demokrate apo republikane. Megjithatë dhe pa këtë përpjekje të gjithë arrijnë pak a shumë në të njejtin përfundim, se reforma e imigracionit është një amalgamë e të dyjave.
Asnjë propozim imigracioni nuk do të mund të jetë një ilaç gjithëshërues për politikën. Pjesë e punës së një ligjëvënësi ështëdetyra për të përfaqësuar të gjithë zgjedhësit e vet. Në mënyrë që ata të kryejnëme sukses punën e tyre, ata duhet të sigurojnë se janëzëri i popullit për zgjidhjet e çështjeveme të cilat ndeshen zgjedhësit e tyre, kështu atyre u duhet të parashtrojnëpolitika që synojnë korrigjimin e problemeve, dhe nga na tjetër mbi të gjitha,ata duhet të rizgjidhen në mënyrë që të vazhdojnë shërbimin e tyre.
Ju nuk mund të bëni me sukses punën eparë,pa siguruar këtë të fundit. Kështu që ata ndjehen mëmirë me një ligj imigracioni, që është një përzierje e politikave për të ndihmuar,zgjidhur dhe rregulluar një sistem të thyer emigracioni, si dhe të përpjekjeve për të fituar samë shumë mbështetjen e një grupi elektoral tësaponatyralizuar, ndaj këtu apeli I Obamës është i pavend.
PërShtëpinë e Bardhë, reforma e imigracionitngërthen realitetinmë frustruestë mandatit tëdytë tëpresidentit Obama: “Nëseai do që ajo të ketënjë sukses,Obama ka nevojë të qëndrojë sa më largnga ajo -ose të paktënngapjesëtqë përbëjnë Kongresin”, i pat deklaruar sen. (Dem) Menendez, stafit të Obamës.
Duke u kthyer tani tek pyetja e mikut tim. Duke pasur parasysh se kush janë interesat e ligjëvënësve, e vetmja gjë që mbetet, është ajo siç vepruan një grup emigrantësh,ndër ta dhe shqiptarë nga Staten Island, që të grumbulluar nëQendrën Islamike Shqiptare në Tompkinsville javën e kaluar, i kërkuan kongresmenit të tyre,Rep. Michael Grimm të miratonte ligjin e Senatit.