• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Publikohen rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës

June 5, 2017 by dgreca

-Hapet fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike, e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të Regjistrit të Diasporës/1 regjistri prishtine

PRISHTINË, 5 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”,  Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës. Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka  filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat  e të regjistruarve aktivë deri më  31.12.2016.Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive  deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.Publikimi i rezultateve preliminare të Regjistrit të Diasporës do të bëhet më 10 qershor 2017, në orën 14:00, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë./b.j/

Kosova, drejtësi zgjedhore në 11 qershor/

1 Prokurorja

-Prokurorja Pula: Do të reagohet menjëherë ndaj atyre që veprojnë kundër të drejtës së votimit/

Gjakovë/Pejë, 5 Qershor 2017 – Gazeta DIELLI/ Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, sot ka marrë pjesë në thyezën e organizuar në Gjakovë dhe Pejë nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në partneritet  me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”.

Në fjalën e saj të mbajtur para pjesëmarrësve, prokurorja Pula ka thënë Prokurori i Shtetit ka ndërtuar një sistem dhe praktike të mirë, e cila do te avancohet edhe me shumë në zgjedhjet e 11 qershorit, për të krijuar një ambient të sigurt, ku qytetarët do të ndihen të lirë për të zhvilluar procesin e zgjedhjeve. Ajo tha se me qëllim të ngritjes se bashkëpunimit ndërinstitucional, Prokurori i Shtetit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me KQZ-në, PZAP-in, Policin e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku janë krijuar procedura standarde të veprimit me qëllim të specifikimit të veprimeve të përbashkëta në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit zgjedhor.

Koordinatorja Pula po ashtu ka thënë se për zgjedhjet e 11 qershorit janë angazhuar 100 prokurorë dhe numër i mjaftueshëm i stafit mbështetës në tërë Republikën e Kosovës dhe së bashku me hetuesit nga Policia e Kosovës do të veprojnë menjëherë në ndalimin e personave të cilët do të veprojnë kundër të drejtës së votimit.

Sipas prokurores Laura Pula, Kodi i Ri Penal parasheh 11 vepra penale kundër të drejtës se votimit, të cilat konsiderohen krime të renda dhe parashihen dënime të ashpra, andaj për të gjithë shkelësit e mundshëm do të merren të gjitha masat e parapara ligjore.

Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula ka ftuar që çdo parregullsi të raportohet tek vëzhguesit, komisionerët, stafi përcjellës i KQZ-së, Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, nga se si njësi mobile do të reagojnë menjëherë, posa të dyshohet së është keqpërdorë e drejta e votës.

***
Kosova angazhime për zgjedhje demokratike/
-Shefi i Misionit Vëzhgues nga BE: Votuesit e Kosovës meritojnë më mirë. Është obligim i akterëve politikë të Kosovës të demonstrojnë se janë të gatshëm të përmbushin standardet demokratike evropiane/
 
PRISHTINË, 5 Qershor 2017-Gazeta DIELLI/ Shefi i Misionit nga BE të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, Alojz Peterle, sot, lëshoi këtë deklaratë:
 “Gjatë vizitës time të fundit në Kosovë, jam takuar me një gamë të gjerë të bashkëbiseduesve, të cilët mirëpritën punën e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe shprehën angazhimin e tyre për zgjedhje demokratike. Gjithashtu kam bërë thirrje për të gjitha palët pjesëmarrëse të shfrytëzojnë mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit të tregojnë pjekuri demokratike. Dua të jem absolutisht i qartë se çfarë do të thotë kjo.
 Çdo frikësim i kandidatëve dhe familjeve të tyre është i papranueshëm. E drejta e të qenit kandidat dhe mundësia e të bërit fushatë në mënyrë të lirë janë parakushtet absolute të zgjedhjeve demokratike. Të gjithë akterët politikë duhte të demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj principeve demokratike duke refuzuar fuqimisht të gjitha format e frikësimit, dhunës dhe presionit. Gjithashtu u bëj thirrje policisë dhe prokurorëve që të hetojnë incidentet e tilla në mënyrë të menjëherëshme dhe rigoroze.
 Policia, autoritetet dhe udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që votuesit dhe kandidatët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike pa dhunë.
 Media ka rol thelbësor në nxitjen e debatit publik në alternativat e ndryshme politike. Përpjekjet e raportuara të partive politike të ndërhyjnë dhe imponojnë kushte në qasje te debatet zgjedhore, gjë që është në dëm të elektoratit, janë duke rezultuar në vështirësi për mediat në organizim të debateve të drejta dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me ligjin.
 Nuk është shumë vonë të ndryshojmë këto trende negative të cilat rrezikojnë njollosjen e gjithë procesit zgjedhor. Votuesit e Kosovës meritojnë më mirë. Është obligim i akterëve politikë të Kosovës të demonstrojnë se janë të gatshëm të përmbushin standardet demokratike evropiane. Kjo është çështje e përgjegjësisë kolektive. Udhëheqësit e partive politike të Kosovës duhet t’i përgjigjen kësaj sfide”, përfundoi deklaratën Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian.Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, që ka vëzhgues afatgjatë duke mbuluar 38 komuna në Kosovë, do të vazhdojë të përcjellë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre çështjeve./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Prokuroria Pula, Regjistri i Diaspores

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT