• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REVISTA-KUQ E ZI- NJË THIRRJE PËR TË MOS HARRUE

June 20, 2020 by dgreca

NGA LEK PREVIZI*/

Në pranverën e vitit 1945 ose, më saktë, në muajt mars, prill e maj në Shqipni kanë ndodhë ngjarje të hidhura e tragjike. Sivjet ishte 75-vjetori dhe për arsye të pashpjegueshme këto ngjarje u lanë krejt në heshtje. Po a hyn minarja në thes? Ky përvjetor është një thirrje për të mos harrue, për të reflektue. Po përse flitet, në fakt, çfarë ka ndodhur para 75 vjetësh? Mund të thonë disa mendjelehtë se që nga ata tre muaj ka kalue tashmë treçerek shekulli. Të shkuara e të harruara! Pse t’i rikujtojmë? Atë do të dëshironim edhe ne, por ja që një kushtrim brenda nesh nuk na le të qetë e na trazon. Ai sikur na thotë: po si, o ju motra e vëllezër, na paskeni harrue? Vërtet ne s’jemi ma të gjallë që të na shihni, por mos harroni fatin tonë, që e keqja të mos kthehet ma. Por që dikujt kjo s’i pëlqente fare. Pse te na kaperdisen këto burra që i përkasin botës së vjetër, e mos t’ua zemë vendin ne, njerëzit e botës së re? Të fshihen fësht, të zhduken, se s’kemi nevojë për ta. T’i dënojmë e t’i shpallim armiq e tradhtarë e t’i pushkatojmë e t’i varim në litar. Jo që po na del se s’kanë bërë asgjë, as mizë s’kanë shtypur me dorë, e po thuhet. Eh! Po ata na zenë vendin, ore derdimenë, apo s’janë të shkolluar e me alamet diplomash ne xhep. Ata i përkasin botës së vjetër, të zhduken! Shpejt t’i nxjerrim para një Gjyqi Special, që ta marrë vesh bota se s’bëjmë shaka. Pse vetëm Nurembergu të përmendet, po ne çfarë jemi? Bota le të dridhet prej nesh, prej Partisë sonë Komuniste, që do të përmbysë botën e vjetër. Në vend të saj do të jetë një botë e re e njeriu i ri ! S’kemi gjykatës të shkolluar thoni? Pune e madhe! Është populli që ka marrë pushtetin në dorë, me shkollë e pa shkollë, gjyqi do të behet se s’bën! Ku? Atje në atë kinema e teatër të ndërtuar nga fashistët italianë. Në atë teatër që e quajtën “popullor” dhe “kombëtar”. Diktatori në atë tërbim s’u përmbajt e tha: Sot është klasa puntore që e ka marrë pushtetin në dorë me grykë të pushkës, e me grykë të pushkës do ta mbajë. Diktaturë? Po, diktaturë? Po! Diktaturë e proletariatit, e cila do të bjeri si grush çeliku mbi armiqtë e popullit e të Partisë! Kështu foli general- kolonel Enver Hoxha, i brohoritur nga dhjetra gjeneralë të tjerë pa asnjë klasë shkolle ushtrie. Dhe Gjyqi Special u hap. Në skenë rolet kryesore do t’i luanin shokët e partisë e partizanët e malit, me kryetar gjyqi general-kolonel, Koçi Xoxen, teneqexhiun e prokuror nëntogerucin llafazan, general-major Bedri Spahiun. Lum si na e lumë Shqipëria! E si mos të lumturohet vendi kur i bëhen fli 60 therorë të zgjedhur me gisht, të cilët, me gjakun dhe eshtrat e tyre do të forcohen themelet e partisë e të diktaturës së saj mizore?! Theroria me kurbanë, si në kohët parahistorike, ishte e vënë në urdhër dite. Kështu ndodhi që në skenën e atij teatri të luhej tragjedia shekspiriane, e një Makbethi shqiptar komunist, ku Makbethi i Shekspirit në krahasim me këtë në Tiranë duket si një xhuxh. Ç’ne ky krahasim ? – do të thotë dikush. Po a nuk e vrau ky Makbethi ynë kunatin ? Pse ? Për të vrarë edhe shokët e tij, që ta përcillnin në botën tjetër. Eshtë për të qarë ! Por ja, gomarit i vjen për të qeshur. S’kam parë të tillë gomar kaq budalla ! E populli i ve vulën : budallait liroji rrugën ! Këtu populli gaboi. Jo vetëm që iu lirue rruga, por iu hap bulevard që të bridhte pa teklif. Në po bejmë shaka, por shakaja thonë se është gjysma e së vërtetës. Por duke qenë se përjashtimi forcon rregullin, dhe në rastin tonë specifik, shakaja jo gjysmë, por del dyfish e vërtetë. Budallai, që s’ishte budalla por kriminel, kapi shpatën « edhe një herë për situatën » dhe ia flakëroi Shqipërisë anembanë, duke mos lenë burrë të mirë në kambë, por iu duk pak, dhe kaloi te gratë e fëmijët, duke i kositë pa iu dridhë mustaku, megjithëse nuk mbante mustaqe.

Ç’hyn kjo kët ? – do të thotë përsëri dikushi ? More, ti dikushi, po mos, vallë, je qorr nga sytë e shurdh nga veshët, që s’i sheh ato pleq, gra e fëmijë mjeranë, të mbyllur në qark telash me ferra, më keq se bagëtia? A nuk i sheh fëmijët që vdesin si miza në prehrin e nënave të shkreta që kuja e tyre ther dhe qiellin ? Ku shkuan e nga u zhdukën pa lenë gjurmë varri gjëkundi, mijërat e shqiptarve, që u kositën nga ajo shpatë vrastare ? Nuk po shtyhemi më gjatë, e lemë me kaq, kush don të kuptojë le të kuptojë. Për ata që s’kuptojnë ose s’duan të kuptojnë, le të mbeten ashtu siç janë.

  • Editorial I revistes “Kuq e ZI”

                        ***

  • Shënim i Dielli

Edhe pse në kushtet e kufizuar të Pandemisë së Koronavirusit(Covid-19), revista Kulturore Euro-Shqiptare me emrin simbolik kombëtar”KUQ E ZI”, e vazhdoi rrugëtimin e  saj në edicionin e XXVII- Nr.153.

Edhe redaksia e Diellit e mori numrin e ri dhe falenderon botusin Lek Previzi. Ballina e revistës i kushtohet gjyqit të ashtuquajtur Special, gjyqit të përgjakur të diktaturës komuniste, që coi para skuadrës së pushkatimit ajkën e intelektualëve nacionalistë shqiptarë. Sivjet ishte 75 vjetori i këtij gjyqi, dhe botusi Lek Previzi, i kushtoi editorialin përvjetorit të harruar si dhe analiza e komente.Po ashtu në nderim të viktimave revista boton specialen kushtuar 75-VJETORIT TË GJYQIT SPECIAL, 1 mars- 1 prill 1945”- Nderohet kujtimin I viktimave të komunizmi, dhe me këtë rast publikohet lista emrat e tyre, duke i rikujtuar që të mos harrohen. Revista sjell Lista e plota të të pushkaturëve dhe të burgosurëve.

Një analizë e vecantë i kushtohet nga botuesi Lek Previzi edhe harresës tjetër:” Maj 1945, 75-vjetori i kampëve të internimit-Heshtje i pashpjegueshme”.

Në këtë numër lexuesi do të gjejë artikuj të shumtë, informacione, analiza, refleksione, cikle poetike, cikle vizatimore.. etj. Revista sjell artikullin e studuesit Thas L. gjika me titull” KATARSA KOMBËTARE KËRKON DËNIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT QË NË FILLIMIN E TYRE”.

Me interes është edhe PROLOG I DRAMËS “DALLANDYSHET E LOTËVE TË PASTREHË” të Arshi Pipës;- Dërguar për revistën nga Gjergj Jozef Kola-Vjenë; me shumë interes është publikimi i shkrimit historik-studimor kushtuar- 320-vjetorit të hypjes në fronin e Selisë së Shenjtë në Vatikan të Papa Klementi XI, Gjon Françesk Albani, me orgjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit…

Po në këtë numër vjen edhe analiza e studiuesit Mërgim Korça

“VEPRA E VISAR ZHITIT, KUFIRI QË NDAN REALIZMIN SOCIALIST SI PROPAGANDË, NGA LETËRSIA E MIRËFILLTË ARTISTIKE E TË VËRTETAVE HISTORIKE “. Në këtë numër revista sjell kronikën e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe studiuesit Moikom Zeqo, së cilës i bashkëngjitet edhe ngushëllimi i revistës.

Përmes artikullit të Fatbardha Mulleti Saraci, revista sjell “MEMORIE PËR ZNJ. LAURA KEQI (1957-2020)”- si dhe ngushëllimin e Redaksisë.

Nga numri i kaluar, në këtë numër vijon Kapitulli i dytë i librit- “Shqipëria-Nga Origjina në ditët tona” i Lek Previzit.

Me rastin e 70 vjetorit të Ditës së lindjes të gazetarit, ish drejtor i Divizionit të Eurazisë në Zërin e Amerikës, z. Frank Shkreli, revista sjell urimet e saj dhe boton një shkrim të z. Shkreli publikuar me 16 shkurt 2020 në Gazetën Illyria me titull” Shqipëria postkomuniste lëngon ende nga nostalgjia për komunizmin”…

Profesori Sami Repishti ka sjellë në këtë numër të rvistës artikullin” Lady Macbeth del nga skena”, ku analizohet roli i Nexhmije Hoxhës në diktaturën shqiptare,duke analizuar edhe “Letrën-testament” të saj, duke arritur në përfundimin se ajo ishte një “ e sëmurë pa shërim!”…

Numri i ri i revistës “Kuq e Zi” mbyllet me cikle poetike, vizatime nga koha e internimit, në punë të detyruar-Pluk –Lushnje 1980-1990, cikël me forografi nga Pandemia”Si dukeshin disa qytete gjatë izolim”…

*Në këtë numër revista boton edhe një artikull nga arkivi i Diellit: Dalip Greca :”Revolta e Spaçit përkujtohet e nderohet në Nju Jork”- që ka në fokus: Përkujtimin e së dielës të 17 Majit 2015, në Kolegjin Monroe të Nju Jorkut, ku është organizuar një veprimtari nderuese dhe përkujtimore për heronjtë, martirët dhe qendresatrët e Revoltës së Spaçit dhe Qafë Barit. Në përvjetorin e 42 -të Revoltës së Spaçit, Asambleja e Shtetit të Nju Jork-ut, me sponsorizim të z. Mark Gjonaj,(atë kohë) ansambleist i Distriktit 80-të, si dhe nga Këshilli i Bashkisë të qytetit të Nju Jork-ut, sponsorizuar nga anëtari i këshillit të Bashkisë për distriktin 15, Ritchie Torres, nderuan me proklamatë qendrestarin e burgjeve të diktaturës komuniste Pëllumb Lamaj. Proklamatën e ka lexuar dhe më pas dorëzuar ansambleisti i Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj.

Faleminderit botuesit Lek Previzi për këtë numër të pasur me informacione e analiza të revistës”Kuq e Zi”!

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, Lek Previzi, Revista Kuq e Zi

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT