
Veprimtari i komuniteti shqiptar në Neë York, Rexhë Xhakli ka ndërruar jetë më moshën 81 vjeçare. Ai ishte një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar dhe një kontributor në vendlindje, Shqipëri e Kosovë. Gjithë jetën e vet ia kushtoi çështjes kombëtare me një përkushtim të veçantë ndaj Kosovës.
U lind në Fier në një familje kosovare në vitin 1939. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të Ferizajt, ndërsa gjimnazin e kreu në Prishtinë. Studimet e larta i filloi në Zagreb në fakultetin teknik, por i ndërpreu për shkak të përndjekjeve të Rankoviçit, i njohur për politikën e tij antishqiptare.
Rexhë Xhakli emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim u përfshi në veprimtaritë në ndihmë të Kosovës dhe çlirimit të saj prej okupatorit serb.Ai u dallua për donacione në ndihmë të organizatave dhe individëve në komunitet e në Kosovë.
Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, në emër të Vatrës, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Xhakli dhe miqëve.