Këshilli Iniciues për riaktivizimin e Partisë për Prosperitet Demokratik ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e radhës, ku është vendosur që kuvendi themelues për riaktivizim të partisë, të mbahet këtë javë, përkatësisht të premten. Siç thuhet, iniciativa për riaktivizimin e kësaj partie ishte ngritur nga ish anëtarët e kësaj partie si Zemri Elezi, Hasan Jashari, Teuta Llalla, Mahmut Jusufi, Mevlan Tahiri, Abdylhadi Vejseli dhe Idriz Sinani. Në takimin siç thuhet në komunikatën e këshillit iniciativ morën pjesë gjithashtu edhe një numër i madh qytetarësh, ish aktivistë e dashamirës të PPD-së. (INA)