Nga Gëzim Llojdia/
Kohët e perënduara kur rinia shqiptare gjendej nëpër tarracime të njohura si :”kohë aksionesh”, sot njohin kuptime të ndryshme. Për ata, që i kanë njohur sot ajo kohë është si të kujtosh trëndafilat e drurëve të harruar .Për një pjesë tjetër kujtimet ,janë mugulluar. Kohët e aksioneve të rinisë janë kryer në këto vise për shumë vite si dhe të në të gjitha stinët që ka viti, në zheg e nëpër akullime.Një ndër aksionet më të mëdha të rinisë në jug kryesisht në bregdetin e Vlorës është Jonufra.Kujtimi i saj sot gjendet nëpër filma të vjetërsuara të ish-kinostudios shqiptare.
2.Jonufra sot nuk ka ruajtur asgjë nga kohet e shkuara. Dëshmitë janë si shiritat e filmave të prerë,të gjymtuar,ose gjysmë tarracime ,gjysmë kodrash të prera e të harkuara.Brezarët që ndërtoi, rinia puna këtu filloi në vitin 1969, kanë humbur kuptimin e tyre. Nëse nuk je në dijeni se këtu tokat u shpyllëzuan nga rinia dhe aksionet vullnetare të saj atëherë ishin kuptimplotë ,atëherë do të vresh një bukuri që ka vendi i sajdisur, dikur por i shkatërruar nga ndërtimet sot. Ata që i kanë parë brezarët e rinisë tregojnë se nëse entuziazmi i rinisë ,zgjimi herët,ngrënia e mëngjesit dhe kënga që shoqëronte aksionistët ishte një lloj energjie që vërshonte nga agu deri në zbritje e në përskuqje të diellit.Sot thua c’paskan hequr e lodhur,për një sakrificë të kotë.
Këto vise edhe këtu në Jonufër të veshur në bar e në lule edhe në gjethe,në fletë, sepse siç thotë Naimi, bukuri e Perëndisë ka dal’ e duket në jetë….Sëpata, që u ra përsipër drurëve të mbjellur në këtë këto masive të gjelbra ishte pikë së pari si të vreje : Qarje drurësh. Rënkime lëndësh. Rruzuj lotësh. Të përhershme ngjarje me qarje kolektive. Elipse rrathësh,agojnë shenja fjalësh.E gjithë kjo ndërmarrje masive gjelbërore u kosit ndonëse sakrifica e mijërave të rinjve thuajse shkoi dëm. Tronditja e parë është se pemët e mbjellur aso kohe janë zhdukur nga sëpata. Duhmës së urrejtjes do ti përshtatej fraza:të mbetej pema dhe të zihej me gurë sistemi zuzar.
3.Kapanonet e aksionistëve të dikurshëm sot kanë mbetur fjalë në erë. Sinori i saj ,pra kufiri ku zinte fill dhe ku ndërpritej e zhdukej nuk gjendet.Është i kuptueshëm sot ndërtimi i strukturave hotelieri e restorante plazhesh të cilat nga udha që zbret të lënë përshtypjen e një fshati që gjithçka e ka në gjysmë. Gjysmë hotele,restorantesh,përzierje që se merre vesh :”qeni të zonë” ku është streha e pushuesit,restoranti i gatimit se përtej dihet që është deti i kristalt.Ca vite më parë kisha dëshirë të shikoja Safa Ymerin e filmit :Malet me blerim mbuluar”,që në të vërtetë e quaja emër të krijuar ,por në fakt ishte personazh real, por që filmi kishte marrë vetëm emrin e tij. Dhe për dreq nuk shkova. Ndonëse djali i tij pronari i një hoteli në Jonufër më dërgonte shpesh turistë në Orik. Jonufra e dikurshme që gjelbëronte nga agrumet aktualisht është e mbipopulluar:poshtë te plazhi nga hotelet dhe restorantet dhe sipër godinat që po mbijnë si kërpudhat pas shiut.
4.Është një vend që i ka mbetur emrtimi:”Aksionistja”.Aksionistja nuk është gjë tjetër,përvecse një kodër ku ende sot pa e dikur kush lapidari i aksionistes.Pavarësiht qëllimit ,është një vepër e realizuar bukur me mozaik.Masivi i betonit tregon një aksioniste fytyrëbukur që ka në qafë shallin e aksionit dhe në krahë mbanë një kazmë kështë i kuptueshëm politizimi veprës për kohën e ndërtimit dhe motivin e saj. Megjithatë kjo vepër e bukur realizuar ne mozaik i përket artistit vlonjate, Agron Dine .Punimi është mbresëlënës aq sa edhe sot ajo është ruajtur ndonëse degradimi nga faktorët natyror bie shpejt në sy.
Rreth ndërtimit të kësaj vepre duhet ti thërrasim kujtesës gjë që s’bindet kështu që në ndihme vjenë shtypi i kohës.Më 23 marsit 1977 këtu ka ardhur E.Hoxha dhe sikundër në Lukovë edhe këtu në pikën dominonte ngrihej një përmendore për të përjetësuar punën e rinisë. 1300 ishin punëtorët të inkuadruar në sektorin e Jonufrës NB Rinia Vlorë. Në vitin 1969 u mbollën agrumet. Në këtë aksion kombëtar siç quhej ahere kanë punuar me mijëra të rinj dhe të reja vullnetarisht të cilët shkonin me detyrim për një muaj.Në fakt puna e tyre në aksionet kombëtare nuk paguhej.
-Po vepra që shkroi rinia e aso kohe ku është ?
-Mos pyet mik,gjithkund duhej të ishte, në të vërtetë asgjëkund. Kodrinat kanë mbetur ca rrafshina me ferra e bimësi.Është vetëm ky lapidar në kushtim të aksionistëve,shqiptarë.Rinisë,që për kohën dhe momentet ishin heroike,ndërsa sot përcaktimi bëhet ndryshe.Sidoqoftë djersa e shkuar lumë le të mbetej e materializuar sepse vendet të këtilla me agrume ka gjithkund në vendet fqinje. Kjo djersë e rinisë ,pra të djemve dhe nënave shqiptare dhe ky monument i blertë i agrumeve do tu shërbente breznive shqiptare .
5.Disa të dhëna historike: Dr Moikom Zeqo , arkeolog,historian i mirëfilltë i kësaj sfere për këtë rast duke analizuar vend-ardhjen e piktorit Onufër shkruan:”Në masivin kodrinor të bregdetit në jug të Vlorës si dhe emër i një monumenti kulti në Kaninë. Në Gjirin e Vlorës shkruan ai, është qyteti arkeologjik i Orikumit themeluar sipas mitit nga princër eubeas pas rënies së Trojës..më e pabesueshme është se në kohën mesjetare të kryqëzatave,Orikumi quhet me emrin e qytetit biblik Jerikos( muret e këtij qyteti i rrëzuan me tingujt e burive).Ky vendbanim mund të ketë qenë edhe ndonjë skelë detare,ngase të dhënat flasin se në këtë gji detar prej kohëve të lashta deri më sot gjenden mbi 13 anije të mbytura .Dhe një numër prej tyre mund të kenë qenë të vendasve, që kanë jetuar në këtë territor…”
Onufri, ndërtoi dy kisha në Jonufër, në njërën prej të cilave ai grumbulloi 9 piktorë të vegjël, të cilët, si nxënës të tij prodhonin ikona dhe mësonin në fushën e pikturës murale.