• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RITAKIMI ME ETËHEM HAXHIADEMIN, I DHEMBSHUR DHE ME SHPRESË…

June 17, 2020 by dgreca

– në vend të një letre falenderimi /


nga Visar Zhiti/

Rivjen për të gjithë tragjediani poet, Etëhem Haxhiademi. Është ngjarje kulturore, me rëndësi, është art dhe kujtesë kombëtare, është frymë, njohje e shpirtit të së kaluarës dhe ardhmëri.


Është vepër që qëndron, që s’e mposhtën dot ndalimi i egër, burgu mizor i diktaturës, vdekja e Autorit në burg, harresat e rënda, humnerore.
E rilexova me ëndje dhe mall, menjëherë, sa po i solli posta librat dhe dita m’u duk si me lajmin e mirë. 
…Miku i tim eti, – thashë me vete, – që ia kishte ruajtur librat edhe gjatë përndjekjeve, shkrimtari i ndaluar që e kisha lexuar fshehurazi në rininë e parë dhe isha magjepsur.
Kur shkonte në Elbasan, im atë më merrte dhe mua fëmijë, kam njohur familjarë të Haxhiademit, por mungesa e tij aty më dukej si padrejtësi, si torturë dhe sikur më shfaqej atyre mureve fantazma shekspiriane e Autorit, ndikim leximesh.
…Dhe tani gjatë rileximit, dy librat e tij të parë, m’u dukën të reja ashtu siç ndodh me kryeveprat. I kam ende ndër duar… Të botuara së pari në shekullin e shkuar, në gjysmën e tij të parë, ato sollën shkrimtarin që mungonte, tragjedianin sa kombëtar, po aq ballkanik dhe europian.
“Lira” e Et’hem Haxhiademit kumbon bukur, e përzishme, ngazëllyese, plot me mite, përndritje dhe ujra, me ritme dhe rima të begata shqip.
Ndërsa në tragjedinë “Pirro” Haxhiademi ngre si askush tjetër një pallat mbretëror hijerëndê epiriot-ilirik, me një fantazi mahnitëse ribën atë kohë të humbur shekujve, plot lavdi dhe intriga oborri, – shërbimi është i lartë, kombëtar, – që na nëpërmend ndêrkohë tragjeditë antike eskiliane dhe rilindjen europiane, Shekspirin vetë.
Dhe Shekspirin-shqiptar, Et’hem Haxhiademin e shkolluar në Itali, në Lecce si gjimnazist dhe në Austri, në Vjenë si student e në Gjermani, Berlin per Shkencat sociale, të brumosur me fatin e Atdheut të vet, e burgosin ata, që morën pushtetin, kur sa mbaroi Lufta II Botërore dhe ai ishte në kulm të krijimtarisë, burrë që s’ishte bërë ende 50 vjeç. Krim i shumëfishtë. U ndalua vepra e tij dhe humbën dhe ato që shkruajti në burg, një roman, thuhet, dhe mbetën pa shkruar ato që do të mund të shkruante si shkrimtar i lirë. Në prag të lirimit, kur ishte ende i fortë, vdes në burg, besohet se e helmuan ata që kishin helmuar gjithë letërsinë shqipe, Atdheun të gjithë.
Dhe për aq sa la, 7 tragjedi, sa etërit e tragjedisë, Eskili, Sofokliu, Vepra e Etëhem Haxhiademit me poezinë e tij dhe përkthimin e Virgjilit, është më e fortë se diktaturat dhe harresat e qëllimta, triumfoi mbi to si e vërteta, si arti i madh.
Rinisi ribotimi i tyre, faleminderit përkujdesësve, që nga i biri, Emini dhe botuesit e mbesës Hortensia për dhuratën aq të çmuar.
Duke shkruar tragjedinë kombëtare, Haxhiademi shkruante dhe pavdekësinë…

Filed Under: Histori Tagged With: Ritakimi me Ethem Haxiademi, Visar Zhiti

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT