Nga Fritz Radovani/
KALAJA ROZAFAT ose KALAJA E SHKODRES:
Asht Kështjella ma e madhe në Shqipni dhe i perket periudhës Ilire.
Përherë të parë përmendet në kohen e sundimit të Mbretit Gent, dhe nga historiani i vjeter Tit Livi, i cili e përcakton si “Vendi ma i forti i Labeatëve”…
Mbas bukurisë natyrore të Kalasë, gjithshka rreth Kështjellës historike të Shkodres, asht e lidhun me Legjenden e Rozafës së periudhës së Mesjetës, Emni që ruen edhe sot.
DOKUMENTËT E PARA TË GJUHËS SHQIPE.
Formula e Pagzimit (1962) nga Imzot Pal Engjulli, Argjipeshkëv i Durrësit.
Fjalorthi i Arnoldit Von Harff (1497).
Fjalorthi i Mazrrekut (1633) nga Imz. Pjeter Mazrreku, Argjipeshkëv i Tivarit.
Don Gjon Buzuku, Libri “Meshari” (1555). Zbulue nga Imz. Gjon Kazazi (1740).
Imz. Pjeter Budi (1566 – 1623), Libri “Doktrina e Kërshtenë” (1618); “Pasëqyra e t’ Rrëfyemit” (1621); “Rituali Roman” (1621), botue me pelqimin e Imz. Simon Gjeçi, Sapë.
Imz. Frang Bardhi (1606 ? – 1643), “Dictionarium Latino – Epiroticum”
Imz. Pjeter Bogdani (1630 – 1689), libri “Çeta e Profetvet”, Shkrimtari i I Shqiptar.
Kuvendi i Arbënit (Botue 1706) Mbledhja e Parë e Klerit të Naltë Katolik Shqiptar, 1702 u mbajtë në Merqi të Lezhës, me urdhën të Papës Shqiptar Klementi XI.
Imz. Gjon Nikollë Kazazi (1702 – 1752), “Illyricum Sacrum” dhe dokumenta me vlerë të madhe historike, që janë të ruejtuna në Arkivin e Vatikanit në Romë.
Kostandin Kristoforidhi (Elbasan 1830 – 1895) Libra Gegnisht: Dhjata e Re (1872), Kater Kateqizma (1867), Historija e Shënjtësë Shkrojë (1870), Abetar Shqip (1872), Psallteri (1872), Gjahu i Malësorëvet (1884) etj. Këta libra janë botue edhe Toskënisht.
Don Pjeter Zarishi ka le në fillim të Shek. XIX. Botime në Hylli i Dritës (1936)
Don Ejëll Radoja (1820 – 1880), Jezu Krishti në zemer të Meshtarit (1862) etj.
At Leonard De Martini O.F.M., Vjen nga arbëreshët e Italisë, para hapjes së shkollës Françeskane të Shkodres (1861), dhe punon në Shqipni Veriore per rininë tonë. Kryevepra e Tij asht “Arpa”, që ia kushton Monastirit Françeskan të Troshanit.
Zef Ndokillija (1818 – 1880) Tek libri “Raccolta di Canti Popolari e Rapsodie Albanesi” 1871. Revista “Agimi” Shkoder, 1920. Ka lanë një liber “Gjergj Kastrioti”.
SHKODRA KRENOHET ME JU
FLAMURI I SHQIPNISË I NGRITUN NË DEÇIQ NGA DEDË GJO’ LULI – 1911
At Anton Xanoni S.J. (1862 – 1915), Ka le në Durrës dhe ka vdekë në Shkoder. Varri i asht shkatrrue në 1967 me “Revolucionin Kultural”. Letrar e perkthyes i shquem.
Aleksander Xhuvani (1880 – 1961). Spikatë nder shkrime gjuha e Elbasanit.
At Anton Harapi O.F.M.(1888 – 1946) Ka le në Shirokë, asht pushkatue në Tiranë.
Letrar i shquem, polemist dhe orator i njohun. Libra “Vlera Shpirtnore”, “Urti e Burrni nder banorët e Cemit”, “Andrra e Pretashit”. Nder pesë Klerikët oratorë të Shek. XX.
At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946). E kanë mbytë në hetuesi të Shkodres. Studjues folklori, bashkpuntorë i “Visareve të Kombit”, “Përralla” “Kangë Kreshnike”.
At Donat Kurti O.F.M. (1903 – 1983). Bashkpuntor i “Hyllit të Dritës”, “Visaret e Kombit” dhe studjues i historisë së Françeskanëve në Shqipni. Drejtori i Gjimnazit “Illyricum” në 1946. Në Burgun Burrel ka punue “Fjalorin Frazeologjik” me 45000 fjalë.
Ernest Koliqi (1903 – 1975), poet e prozator. Ka botue libra: “Hija e Maleve”, “Kushtrimi i Skenderbeut”, “Tregtar Flamujsh” dhe revisten “Shejzat”.
Filip Shiroka (1859 – 1939), asht cilsue si klasik i Rilindjes sonë. Ka shkrue nder revistat e kohës. Njihet si letrar dhe asht autor i librit “ Zani i Zemres”.
At Gjergj Fishta O.F.M. (1871 – 1940). Asht Poeti Kombtar i Popullit Shqiptar.
Kryevepra e Tij asht “Lahuta e Malcis”, asht Autor i disa veprave dhe i Alfabetit Shqip. Politikan e drejtues i Revistës ma me vlerë “Hylli i Dritës”. U dekorue nga disa shtete.
Hilë Mosi (1885 – 1934), libra “Zani Atdheut”, “Lulet e Pranverës”, “Cubat”.
At Justin Rrota O.F.M.(1889 – 1964) Studjues i palodhun i bazave shkencore të gjuhës shqipe e historian. Botime “Leteratura Shqipe”, “Per historinë e alfabetit shqip”
Karl Gurakuqi (1895 – 1971) Shkrimtar dhe perkthyes i mirë. Ka shkrue me Prof. Filip Fishten (1904 – 1973) dy vllime me vlerё per folklorin Shqiptarë.
Don Lazer Shantoja (1882 – 1945) Martiri i Parë i Genocidit komunist në Shqipni. Poet dhe prozator elegant. Perkthyes dhe një nga publiçistët ma të mëdhaj Shqiptar.
Luigj Gurakuqi (1879 – 1925) Ka lé në Shkoder dhe asht vra nga Ahmet Zogu në Bari të Italisë. Asht i pari drejtor i shkollës “Normale” në Elbasan 1909. Hartues i Memorandumit të Gerçës. I pari minister arësimi në Qeverinë e Vlonës 1912. Njohës i dy dialekteve dhe luftar i vendosun per formimin e Gjuhës Letrare Shqipe. Ishte politikan, poet, prozator e publiçist demokrat. Figurë e nderueme në Vlonen e 1912.
Mati Logoreci (1867 – 1941) Mësues Atdhetar! Figurë e Madhe e Arsimit tonë kombtar. Ka botue libra të historisë, antologji, revista dhe “Fjalorth”…
Mustafa Kruja (1887 – 1958) Atdhetar i flaktё i Shpalljes sё Pavarsisё nё 1912. Dijetar nё fushen e gjuhёsisё dhe autor i projektit tё Gjuhёs Letrare Shqipe.
Don Ndue Bityçi (1874 – 1917) Liber “Psalmet e Davidit”. Pajtonte gjaqet …
Don Ndoc Nikaj (1864 – 1951) Asht romancieri i parë në Shqipni. Ka botue librin me vlerë historike “Shkodra e Rrethueme” (1912 – 13). Gjithmonë per Liri Kombtare.
Don Ndre Mjedja (1866 – 1937) Poet dhe veprimtar i Rilindjes. Poet lirik dhe nga ma të njohunit në gjuhësi. Pjesmarrës në Kongresin e Manastirit. Autor i “Juvenilia”.
Don Pashk Babi (1843 – 1905) Ka shkrue një nder ma të parat vepra dramatike që u shfaq në teatrin e Kolegjës Saveriane “I biri i çëfutit”, mund të quhet “i pari dramaturg i yni”. Njihej me emnin “Prifti i Sheldisë”. Libri “Vakinat” asht botimi i parë në Shqipni.
At Pashko Bardhi O.F.M. (1870 – 1947) Studjues i gjuhës e perpilues i “Fjalorit” të Shoqnisë “Bashkimi”, botue në 1908.
Pashko Vasa Shkodrani (1825 – 1892) Nder ma të njohunit Poet të Rilindjes sonë. Imzot Preng Doçi (1846 – 1917) Figurё e madhe e Rilindjes. Poet dhe shkrimtar.
Ka lanё librin “Shqipnia nёn zgjedhen turke”. Ishte Drejtues i Shoqnisё “Bashkimi”.
Risto Siliqi (1882 – 1936) Poet dhe historian i Rilindjes sonё. Vepra e tij asht “Pasqyra e ditëve të pergjakëshme”, që demaskon shtetet shoveniste sllave fqinjë.
At Shtjefen Gjeçovi O.F.M. (1874 – 1929) Ka lé në Janjevë dhe asht vra nga serbët në Zym të Gjakovës. Asht nder të parët që ka mbledhë ligjët e Maleve, i ka perpunue e hartue në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”. Ka lanë dorshkrime me vlerë historike e letrare.
Imz. Vinçenc Prennushi O.F.M. (1885 – 1949) Ka vdekë në burgun komunist të Durrësit. Poet atdhetar dhe demokrat perparimtar. Françeskan deri në vdekje.