• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në kullën e Isa Boletinit, i ka rrënjët liria jonë kombëtare

November 28, 2018 by dgreca

1 Boletini2 Boletini6 Boletini

Sot, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, nga Vlora në Boletin, nga Presheva në Ulqin, nga Shkupi në Shkodër, na bashkon nderimi për të parët tanë, na bashkon nderimi për të gjithë ata burra e gra që edhe në ditët më të vështira mbajtën gjallë idenë e kombit dhe bënë gjithçka mundën për lirinë e tij.Kështi tha sot në Boletin të Mitrovicës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nën patronatin e të cilit, për nder të Festës së 28 Nëntorit, po bëhen homazhe dhe nderime te Kulla e Isa Boletinit.Kreu i Kuvendit tha se e gjithë jeta e Isa Boletinit sublimon përpjekjet e vazhdueshme të kombit tonë për liri dhe dinjitet.”Çdo 28 nëntor ne ngjitemi në këtë kodër historike, sepse këtu, në këto male të Shalës, këtu në konakun e Isa Boletinit, i ka rrënjët liria jonë kombëtare. Isa Boletini ishte njeri i pushkës dhe i fjalës. Ishte shëmbëlltyrë e tolerancës dhe e bashkëjetesës ndëretnike. Për Isa Boletinin patriotizmi nuk nënkuptonte urrejtjen dhe mohimin e të tjerëve që janë ndryshe”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Isa Boletini, shtoi Veseli, jetoi dhe veproi duke besuar se respekti për veten nënkupton edhe respektin për të tjerët. Ky parim, sipas tij, sot është vlerë për ne, për shtetin tonë dhe mbarë kombin tonë.”Republika e Kosovës është shtëpia e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve etnike që ata kanë. Komunitetet pakicë janë vlerë e patjetërsueshme e shtetit dhe identitetit tonë si Kosovë. Të drejtat e tyre janë dhe do të mbesin të pandashme nga të drejtat e shumicës”, theksoi kryetari i Kuvendit, duke shtuar se kjo na nderon në sy të botës dhe na bën më të sigurtë në vizionin evro-atlantik.Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është një dhe e pandashme, ashtu siç e deshtën Isa Boletini dhe të gjithë dëshmorët e lirisë, siç e deshtën Adem Demaçi dhe Adem Jashari.”Pavarësia dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës janë të pacenueshme. Sot dhe përgjithmonë! Ndërsa fqinjësia e mirë është e ardhmja e pashmangshme për të gjithë në rajonin tonë. Urime 28 nëntori të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Për jetë e mot qoftë i nderuar kombi ynë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kadri Veseli, Liria Kombetare, rrenjet, tek Kulla e Boletinit

GJUKANOVIÇI NUK MUND TË SHKULË RRËNJËT DHE KUJTESËN HISTORIKE TË SHQIPTARËVE

May 12, 2014 by dgreca

Deklaratë e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar-Tiranë/
Sjellja politike e Milo Gjukanoviçit, esktremizmi i tij ndaj shqiptarëve etnik që jetojnë në Mal të Zi, nacionalizmi donkishotesk e shovinist , tërësisht i papranueshëm në Evropën e shekullit të XXI e bëjnë liderin e Malit të Zi një figurë groteske e qesharake. Ai bëhet i tillë jo vetëm në sy të Brukselit, të Uashingtonit e Londrës, por akoma më shumë në sy të shqiptarëve nënshtetas të Malit të Zi dhe të mbarë kombit tonë, i cili i ndërgjegjshëm për të shkuarën e tij të lavdishme historike e ka të qartë e të sigurtë të ardhmen e tij si një komb që do të ketë një rol determinues për paqen, sigurinë e demokracinë në gadishullin tonë.
Meqenëse zoti Gjukanoviç është një nxënës mediokër i historisë së Ballkanit e të kombit shqiptar, në veçanti dëshiroj t’i kujtoj se aventura e tij për t’i përçarë shqiptarët në Malin e Zi, për t’iu mohuar atyre të drejtat që janë sanksionuar në Kartën e OKB dhe në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut, reprezaljet e shtetit të tij policor ndaj bashkëkombësave tanë me akuza absurde për terrorizëm e irredentizëm do të dështojnë me turp.
Shqiptarët janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të Ilirëve e Arbnorëve, banorë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre kur nuk kishte as Rusi, as Serbi e as Mal të Zi. Në antikitet ai që sot quhet Mali i Zi ishte Mbretëria Ilire e Ardianëve, e cila është qeverisur nga Agroni, Teuta dhe Genti.
Në këto troje lindi perandori i famshëm i Romës, Diokleciani. Ai pasi i dha shkëlqim dhe lavdi Perandorisë Romake dha dorëheqjen dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në pallatin e tij në Dubrovnik. Shprehja e tij e famshme se “e gjeta Romën me baltë e qerpiç dhe e lashë atë të veshur me mermer” është treguesi sinjifikativ i dijenisë shqiptare dhe i aftësisë së tyre qytetare qeverisëse.
Shqiptarët e Malit të Zi janë të shquar historikisht për vokacionin e tyre perëndimor dhe kontributin e madh të dhënë në qytetrimin Europian. Që në shekullin e lll-të pas Krishtit, Shën Jeromini, i lindur në këto anë, u bë një ndër njerëzit më të famshëm e më të ditur të Perandorisë Romake, me përkthimin integral të Biblës nga greqishtja e vjetër, ai u bë një ndër intelektualët më të famshëm në histori.
Në Mesjetë, pas çlirimit nga pushtimi serb, dinastia e fuqishme arbërore e Balshajt sundonin jo vetëm Malin e Zi të sotëm, por shtriheshin në kufijtë e një perandorie dhe kontrollonin një territor njëqindmijë kilometër katrorë.
Pas rënjes së Balshajve principata e vogël e Zetës, siç quhej në atë kohë Mali i Zi i sotëm, u qeveris nga nipi i Gjergjit ll Balsha, nga Stefan Çernojeviçi. Nuk është rastësi që në Besëlidhjen e Princave Shqiptarë, që u mbajt në Lezhë më 2 mars 1444, Stefan Çernojeviçi erdhi në këtë Kuvend historik bashkë me dy djemtë e tij. Ai ishte martuar me princeshën Mara, motrën e Gjergj Kastriotit, por dhe vet ishte me gjuhë e gjak arbëror dhe pinjoll i dinastisë të ndritur të Balshajve.
Pas epopesë 25 vjeçare të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e pushtimit turk të Ballkanit, shqiptarët e Malit të Zi përfaqësues të fiseve të fuqishme të Vasajoviçëve, Kelmendasve, Pipërit, Kuçit e Palabardhit e mbajtën të pashuar zjarrin e luftës për liri. Ata jo vetëm nuk i ulën armët, por u bënë inicijator të kuvendeve mbarëballkanike dhe hartuan strategjinë e luftës çlirimtare.
Nga korriku deri në shtator të vitit 1614 u mbajt në Kuçin shqiptar, që ndodhet në Mal të Zi, Kuvendi i Kuçit i kryesuar nga prijësi i kësaj treve, Lala Drekali. Në këtë aleancë ballkanike antiosmane pati përfaqësues edhe nga Bosnja, Hercegovina, Maqedonia e Serbia. Kuvendi vendosi për fillimin e luftës çlirimtare sipas modelit të strategjisë fitimtare të Skënderbeut e shqiptarëve në shekullin e XV dhe kërkoj ndihmën e Papatit e të Mbretërisë së Spanjës.
Edhe në Kuvendin Ballkanik të Prokopit të vitit 1615 e atë të Beligradit të vitit 1620 krerët shqiptarë Lala Drekali, Gjeç Bardhi, Gjon Renësi e prelati Pjetër Budi, ishin jo vetëm truri e shpirti i këtyre ngjarjeve të mëdha, por edhe të ngarkuar si ambasadorë në Vatikan, Venedik, Spanjë e Francë për të siguruar armë e aleatë për luftën çlirimtare.
Për disa dekada me rradhë, këtu në Mal të Zi, qeverisën Bushatllinjtë.
Stërgjyshërit e Gjukanoviçit, një pakicë sllave që u vendos në Mal të Zi, jo vetëm nuk u treguan mirënjohës ndaj të zotëve të shtëpisë, pra shqiptarëve etnikë, por që nga dalja në skenë e Rusisë si fuqi europiane në kohën e Pjetrit të Madh e të Katerinës së Madhe me anë të popëve malazezë, me agjentë, para e dhunë, u munduan të shkombëtarizojnë shqiptarët vendas e t’i kthenin në besimin ortodoks për t’i asimiluar. Me krijimin e Principatës së Malit të Zi oreksi i shovinistëve të Knjaz Nikollës erdhi duke u shtuar.
Në memorien historike të shqiptarëve dhe mbarë Europës kanë ngelur përjetë betejat legjendare të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës, të Ulqinit e Tivarit, nga Gjukanoviçët e Malit të Zi të asaj kohe.
Nëse Ulqini i Agronit, Teutës e Balshajve më 25 nëntor 1880 ra në në kthetrat e përgjakshme malazeze kjo ndodhi jo për shkak të pazotësisë të tyre, të shqiptarëve, por u desh një ushtri turke prej 20.000 vetash dhe flota ushtarake e Fuqive të Mëdha për ta detyruar të dorëzohet qytetin krenar iliro–arbnor.
Gjatë një shekulli të pushtimit sllav shqiptarët pësuan një genocid e dhunë të egër, spastrim etnik dhe mohim të të drejtave elementare e njerëzore, mosnjohje të gjuhës e të kombësisë së tyre.
Në vitin 1913 në Plavë e Guci, në Tuz e Ulqin, me një akt të pashembullt barbarie çetnikët serbo–malazezë me bekimin e eprorëve të tyre, masakruan qindra burra shqiptarë pasi nuk pranuan të ktheheshin me forcë në besimin ortodoks sllav me qëllim për të fshirë nga kujtesa qëndresën heroike të shqiptarëve të udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli në vitin 1911 ku për herë të parë pas qindra vjetësh u ngrit flamuri i Skënderbeut në Deçiç.
Akoma më e tmerrshme ishte masakra që u projektua nga Beogradi e u zbatua jo rastësisht në Tivarin shqiptar kur brenda një nate u ekzekutuan me mijëra djemë të Kosovës . Kjo barbari të kujton kohën e Çengis Khanit e të Timur Lengut , Vlad Dragulës [hungulësi], Erik qimekuqit të Vikingëve, apo Ivanit të tmerrshëm të Rusisë.
Pas një gjysëm shekulli shqiptarët ranë nën diktaturën e Titos e të Millosheviçit, ku provuan genocid të paparë dhe torturat më çnjerëzore mesjetare duke iu vendosur kryqin e hekurt të skuqur në shpinë, fytyrë e zemër.
Shqiptarët e Malit të Zi janë qytetarët më të denjë në këtë republikë të vogël dhe artificiale. Ata me votën e tyre përcaktuan shkëputjen nga Serbia dhe i dhanë goditjen e fundit Sllobodan Millosheviçit. Falë lidhjeve të ngushta me SHBA-në për shkak të diasporës së madhe që kanë në këtë vend mik, janë faktorë themelor për të sotmen e të ardhmen e bashkimit të natyrshëm të trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm. Në shekuj shqiptarët nuk luftuan që tokat e tyre të qeveriseshin nën emblemën serbo-malazeze, por që në qiellin e kaltër mbi fortesat e tyre të fluturojë e lirë e krenare shqiponja Iliro-Arbërore dhe të valvitet flamuri i kombit të tyre. Ky është flamuri i Lekës së Madh, Pirros, Teutës , Balshajve, Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës, Rugovës, Dedë Gjo’ Lulit e Ismail Qemalit, të cilin e mbrojtën simbolet e qëndresës shqiptare të shekullit të XX Adem Jashari, Ali Ahmeti e Ramush Haradinaj në betejat për liri në Kosovë e drejtësi në Hagë.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar , i bën thirrje Gjukanoviçit dhe frymëzuesëve të tij që të ndalë provokimet ndaj historisë dhe simboleve kombëtare shqiptare.
Të heqë dorë nga apartejdi, kolonizimi i trojeve shqiptare dhe përçarja e tyre.
Gjukanoviçi duhet ta mësojë mirë historinë e ta kuptojë se për shqiptarët nuk është më koha e Lidhjes së Prizrenit, e Luftës së Parë Ballkanike apo e diktaturës Titisto – Enveriane.
Kombi shqiptare prej 10 milionësh në Ballkan është i ndërgjegjshëm të kryejë mirë rolin që i ka caktuar historia e Mileniumit të ri (Mijëvjeçarit të Tretë) dhe të mbrojë me vendosmëri të drejtat e bashkatdhetarëve të tij e të zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptare dhe bashkimin e tyre, atë që kombet tjera e kanë kryer me kohë.

Për Unionin Artistik të Kombit Shqiptar
Presidenti
Azgan HAKLAJ

Filed Under: Politike Tagged With: Gjukanovici, i Kombit, kujtesen historike, rrenjet, shqiptar, Unioni Artistik

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT