Rubrika Mjeksore e Gazetës “Diellit”/
– Ju siguroj se COVID-19 është një nga pjestarët e grupit të coronavirusve që prek si njerëzit ashtu dhe kafshët. Dy pjestarë t’coronavirusit, kanë pasë shkaktue sëmundshmëri ma t’randa, si-SARS coronavirus, në 2002-2003, dhe Middle East Respiratory Syndrom Coronavirus në 2012.
– Duke u bazu në tiparet klinike, -është shumë e vështirë me dallue pacientët e sëmurë nga COVID-19 me ato që kanë Infeksione virale të rrugve Respiratore,-përfshi INFLUENZA-n.
DR. ZEKRI PALUSHI-Australi
Krejt rastësisht këtë sëmundje po e diskutojmë në një kohë shumë të përshtatshme, -kur pjesa ma e madhe e botës po përballohet si me përhapjen PANDEMIKE të coronavirusit (COVID-19), -ashtu dhe me PANIKUN pandemic t’lidhun me të.
Që n’fillim po ju siguroj se COVID-19 është një nga pjestarët e grupit të coronavirusve që prek si njerëzit ashtu dhe kafshët. Dy pjestarë t’coronavirusit, kanë pasë shkaktue sëmundshmëri ma t’randa, si-SARS coronavirus, në 2002-2003, dhe Middle East Respiratory Syndrom Coronavirus në 2012.
Duke u bazue në tiparet klinike, -është shumë e vështirë me dallue pacjentët e sëmurë nga COVID-19 me ato që kanë Infeksione virale të rrugve Respiratore,-përfshi INFLUENZA-n.
Megjithëse siç po shofim, -“expertët” kryesorë të kësaj pandemie janë MEDIAT dhe POLITIKANET, prapseprap, pasojat POLITIKE e SHQERORE, janë të konsiderueshme, e n’keqsim,-e ndoshta shumë ma t’rrezikshme se ato shëndetësore.
Le t’kthehemi tek diskutimi ynë:
Përfaqësuesit kryesorë të kësaj sëmundje janë BRONCHITIT Chronic në kombinim me EMPHYSEMEN që zhvillohen me një progres të ngadalshëm ku
gjatë këtij progresi LEVIZJET, apo SHKEMBIMI i ajrit në mushkri, vjen duke u keqsue gradualisht, deri në bllokim, – për pasojë, FRYMËMARRJA bahet aq e vështirë sa edhe ilaçet që zgjerojnë pemën bronkiale, (BRONCHODILATATORET), nuk, ose shumë pak, mund të ndihmojnë. Ndër komplikimet ma serioze është PNEUMONIA, që mund të përfundojë në MOS-FUNKSIONIM të RRUGËVE të FRYMARRJES (RESPIRATORY FAILURE),-një gjendje shumë i randë, në të cilin trupi i t’sëmurit nuk arrinë të marrë Oxygjen në sasi t’mjaftueshme, ose s’do t’ketë fuqi të nxjerrë jashtë DIOXIDIN e CARBONIT (CO2).
Duke qenë se shenjat e keqësimit të COPD-së janë shumë të ngjajshme me ato të PNEUMONISË, -shpesh t’sëmurët e kanë shumë t’vështirë t’dallojnë nëse keqsimi i gjendjes së tyre shëndetësore ka ardhë prej një keqësimi të COPD-se, apo janë komplikue me një PNEUMONI.
Prandaj, tash që edhe COVID-19 është present,-siqdo virus tjetër, ai mud të shkaktojë edhe PNEUMONI, e ky komplikacion është shumë ma i mundshëm në t’smurët me COPD.
Pra, le t’diskutojmë shenjat kryesore e ma t’shpeshta të një PNEUMONIE:
Ndjenjë të ftohti (chills), dridhje ethesh nga temperatura, keqësim t’dhimbjeve të gjoksit, temperaturë të naltë, dhimbje koke e dhimbje trupi.
Po kshtu, si pasojë e mungesës së OXYGJENIT, t’smurët shpesh kanë vështirësi në të folur, -gëlbaza (sputum) e tyre bahet ma e trashë (thicker) se më parë dhe ma e errët në ngjyrë.
Ngjyra normale e SPUTUM është e BARDHË, ndërsa në t’smurët me COPD mund t’jetë jeshile, e verdhë, ose e PËRGJAKUR, si ngjyrë ndryshku.
Pra, nëse keni një keqësim të vështërsisë në frymëmarrje (SOB), ose fishllima gërrhitse gjatë frym-marrjes, ndjeheni konfjus, nuk gjeni rehati, jeni t’irrituar, ju prishet qartësia e t’folmit, keni një dobësi trupore të pa shpjegueshme apo lodhje që zgjat ma shumë se një ditë, -atëherë mos hezitoni që t’shifni doktorrin tuj URGJENT,-ndryshe, vujtja e një kombinim COPD-PNEUMONI, mund të ketë pasoja afat-gjata, me damtime t’përherëshme t’mushkrive, që sjell si rrezultat, mungesën (deprivation) e vazhdueshme të O2 ose siç quhet,- HYPOXINE. Në ketë situatë, damtohen edhe VESHKAT, systemi CARDIO-VASCULAR që mund të shfaqet me goditje të zemrës, e damtime të pa-rikthyeshme të trurit.
Si trajtohet PNEUMONIA në t’sëmurët me COPD?
-I sëmuri shtrohet në SPITAL, ku i nënshtrohet testeve të ndryshme radiologjike, mikrobiologjike e bio-kimike.
I fillohen urgjent ANTIBIOTIKT i përshtatshëm në rrugë IV (Intra-Venoze), po kështu, mund t’fillohen edhe GLUCOCORTICOIDET, qe paksojnë inflamacionin e pemës bronchiale, e kështu përmirësojnë procesin e frymë-marrjes. Këto mund të jepen nëpërmjet injeksioneve, tabletave apo inhaler-s.
Jepet OXYGEN shtesë, bile nganjëherë vihen n’përdorim edhe ventilatorë special për të rritur sasinë e OXYGJENIT.
A mund të parandalohet PNEUMONIA?
-Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, u rekomandon të sëmurët me COPD që t’mundohen me çdo kusht t’prevenojnë një pneumoni të mundëshme. Një ndër rekomandimet kryesore është LARJA e DUARVE.
Po kaq e ransishme, e shumë ma tepër, janë VAKSINIMET kundra GRIPIT (Flu), ç’do vit, dhe kundra PNEUMONISË, ç’do 5 vjet. Po kështu rekomandohet edhe marrja e një vaksine të kombinuar (Tetanoz+Diphteri+Pertussis, -kollit mirë).
Kush e shkakton COPD?
Shkaktari kryesor, e ma i ransishmi, është DUHANI, -megjithatë, nga kjo sëmundje mund t’vuajnë edhe ato njerëz që kanë qenë ose janë në kontakte t’vazhdueshem me ndotësit e damshëm, siç janë disa nga kemikalet, pluhurat, avujt/gaznat e ndryshme në vendin e punës.
Po kshtu, nga COPD mund t’vuajn edhe njerëzit që kanë qenë për një kohë të gjatë n’kontakt me duhan-piresit.
Një shkaktar i rrallë, mund t’jetë edhe një sëmundje gjenetike që karakterizohet nga mungesa apo pa-mjaftueshmëria e alpha-1-antitrypsin (AAT), -një proteine që normalisht mbron mushkritë, -por jo n’kët rast.
Le t’themi dy fjalë për EMPHYSEMEN dhe Bronchitin Chronic.
Emphysema- është një varjant extrem, në të cilën indi sfungjeror elasticknë fund të tubave bronchial damtohet, humbe elasticitetin, e për pasojë nuk mund të kontraktohet plotësisht, -kështu pra, ajri nuk mund t’hyj-e-dalë rregullisht në mushkëri, siç duhet.
Pra, edhe një herë: -COPD shkaktohet pothujse GJITHMONË nga PIMJA e DUHANIT, ka një progres t’ngadalët e prekë mas’shumti ato që kan pi 20 cingare çdo ditë për 20 vjet. Po kështu, nga pimja e duhanit shkaktohet edhe BRONCHITI CHRONIC, që është një inflamacion persistent i Pemes Bronchiale.
Si i damton duhani MUSHKRITË?
Gjatë thithjes së cingares, 80-90% e tymit mbetet në mushkri dhe shkakton irritim, i cili shton prodhimin e mukusit dhe damton pjesët e thella të mushkrive, pastaj MUKUSI dhe TAR-i (është si dyll i zi, që mund ta shofim kur pastrohet cingaishtja), bllokojnë tubat e ajrit, si pasojë e së cilës shkaktohet BRONCHITI CHRONIC dhe EMPHYSEMA që së bashku formojnë COPD.
Natyrisht, në personat që vazhdojnë pimjen e duhanit, gjendja shkon duke u keqsue. Ndërsa për ato që e stopojnë duhanin, sëmundja mund të ketë përmirësime të dukshme, ose t’paktën, qëndron në atë nivel.Le t’përqëndrohemi pak më tepër vetëm në COPD-ne:
Shenjat e sëmundjes
Në stadet e herëshme të saj, COPD, jep pak shenja, që zakonisht të sëmurët i injorojnë.
Shenje kryesore ështëë KOLLI i Mjesit, që quhet edhe “kolli i duhanxjinve”, i cili shoqërohet me gëlbazë (sputum), dhe frymarrje të shkurtra e t’vështira, sidomos gjatë sforcimeve, e që vijnë duke u keqsue. Duhanxjinjët e konsiderojnë këtë koll si ‘normal’, por n’fakt ai ska asgja t’përbashkët me normalen.
Shenja të tjera mund të jenë zhurmat fishklluese në gjoks, si rezultat i bllokimit të rrugëve t’frymëmarrjes, lodhje, dobësi t’përgjithëshme, dhe vështërsi për t’pastrue gjoksin nëpërmjet kollitjeve të shumta e të vështira. Mungesë energjishë, buzët dhe shtrati I thonjëve marrin ngadalë një nuancë të ngjyrës BLUE.
DIAGNOZA
Duhet të konfirmohet me SPIROMETRY, nëpërmjet së cilës konfirmohet BLLOKIMI FIKS I Qarkullimit të AJRIT, kur raporti i FEV1/FVC është ma pak se 0.7, apo ma pak se kufiri normal për moshën e pacientit.
Komplikacionet:
Pacjentat kanë tendenca të shumta për infeksione të gjoksit që kontribojnë në vazhdimësinë e ciklit vicious të sëmundjeve të mushknive.. Infeksione të tilla mund të çojnë edhe në PNEUMONI për t’cilën folëm ma sipër.
MJEKIMI në përgjithësi:
Fillimisht STOPOHET pirja e DUHANIT. Të shmangen me çdo kusht ambjentet me ajër të ndotur, tymna duhani, erna bojnash e pluhrat e ndryshme.
Ecja n’ajr të pastërt, dhe aktivitetet e mundshme fizike, ju bajnë shumë mirë mushknive dhe zemrës.
Duhet të SHMANGEN kontaktet me njerëzit që janë me grip.
Nqs keni shenja të një gripi, bronchiti apo koll me gëlbazë të shumtë, shifni doktorrin, sepse ndoshta ke një infeksion të mushknive që mund të shërohet me antibiotik pa komplikime të mëtejshme.
BRONCHODILATATORS:
Nqs vështirësia në frymëmarrje (DYSPNOEA) është shumë problematike, keni shtërngime të gjoksit, dhe zhurma fishkëlluese,-bronchodilatatorët duhet të ndihmojnë.
-SPIRIVA (Tiotropium bromide), është BRONCHODILATATOR me efekt të gjatë, merret me INHALIM një herë në ditë (mëngjes).
Nqs, kjo nuk përmirëson, atëherë jepet një MUSCARINIC antagonist (LAMA), me efekt të gjatë, plus beta2-antagonist me efekt të gjatë (LABA), që tashma gjinden të bashkum në të njëjtën “vegel shpërndarse për inhalim”- sic janë BREEZHALER, GENUAIR, ELLIPTA. Mjekimi me këto lloj kombinimesh është ma superior sesa vetëm me SPIRIVA.
Në raste ma të avancueme, me FEV1 < 25%, mund të shtohet një CORTICOSTEROID Inhalues (ICS) si FLUTICASONE, SYMBICORT, etj.
Do të ishte mirë që, (ICS) të jepet vetëm në raste kur pacjenti ka edhe Asthëm bronchiale me EOZINOPHYLI.
Ndërsa për nxjerrjen e ajrit të bllokuar në rrugët e frymë-marrjes, dhe hyper-inflacionin e mushkrive ndihmojnë Bronchodilatatoret me effect të shkurt si Beta2-agonist (SABA),- SALBUTAMOL, VENTOLIN, ALBUTERON nebuliser, dhe SAMA (Muscarinic antagonist, po me effect të shkurt si IPRATROPIUM (Atrovent), TIOTROPIUM (Spiriva), GLYCOPYRRONIUM (Seebri).. që bllokojnë efektin muscarinic te acetilcholines. Beta2-agonist mund t’japin dridhje (TREMOR) dhe rrahje t’shpeshta të zemrës (TACHYCARDI).
GLUCOCORTICOSTEROIDET Oral:
Ma i përshtatëshmi në këtë grup është PREDNISON-i, 40mg, që për të paksue sa ma shumë frenimin e gjandrrave ADRENALE, duhet të merret një herë në ditë, dhe në mëngjez, por jo ma shumë se 5 ditë,- ka raste që jepet për një kohë ma të gjatë, por në doza ma të vogla.
ANTIBIOTIKËT:
Rrekomandohen, nqs pacienti ka vështërsi në frymë-marrje (DYSPNOEA) dhe një SPUTUM ngjyrë qelbi (PURULENT), që flet për një infeksion të mundshëm bacterial. Ndër antibiotikët, ma e rekomanduesheme është AMOXYCILLINE 500mg, cdo 8 ore, ose DOXYCYCLINE 100mg, 2 tab. Ditën e parë pastaj nga një tabletë cdo ditë për një deri në 2 javë, e që mund të vazhdojë deri në 12 javë.
Ndërsa, për pacjentat që mund të kenë edhe BRONCHIECTASIS, apo histori infeksioni me PSEUDOMONAS, rekomandohet: -CIPROFLOXACIN 500-750mg, oral cdo 12 orë për 7-14 ditë, ose IV 400mg cdo 12 orë.
OXYGENOTHERAPY
Në pacjentat me saturim oxygjeni të ulët (HYPOXEMIC),- jepet OXYGJEN, për një kohë të gjatë, çdo ditë, nga 15 orë.