• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rubrika e Diellit: Tingellime vendemrash Ilire:ÇAJUPI

November 7, 2013 by dgreca

Nga e mori mali këtë emër?/

NGA NELSON ÇABEJ/

 Një nga majat më të njohura të maleve që rrëthojnë lugnën e Drinos në rrethin e Gjirokastrës është maja e Çajupit. Duke u lartësuar ne formën e një piramide  mbi vargmalin e Lunxhërisë, kjo majë arrin një lartësi prej 1530 metrash, duke zotëruar pamjen, posaçërisht në anën veriore të luginës së lumit Drino.

Si një objekt natyror gjeografik, Çajupi ka zënë një vënd të veçantë në vetëdijen dhe botën shpirtërore të banorëve të zonës e përtej saj. Ai është bërë symbol i madhështisë natyrore dhe i dlirësisë, i klimës  gjallëruese dhe i ujit të ftohtë, që siç i këndon populli “nuk është ujë për të pirë, por ilaç për të sëmurë’.

Në folklorin gojor të zonës, Çajupi është rrënjosur edhe si strehë e luftëtarëve për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, si strehë dhe kamp malor i çetës së Çerciz Topullit e Mihal Gramenos dhe si “jatak i Bilbil Hajdutit”. Poeti ynë kombëtar, Andon Zako, e zgjodhi emrin e këtij mali si pseudonimin (akronimin) e vet letrar. Më së fundi, Çajupi, ashtu si dhe disa maja të tjera të larta të Shqipërisë (Tomor, Gramoz, Korrab, Shkëlzen, Sharr, etj.) përdoret edhe si emër njeriu.

Ne dimë se, si një trashëgim i kulturës fillestare të përbashkët indoevropiane, ndër ilirët, si dhe popuj të tjerë indoevropianë, malet, sidomos ato me forma të theksuara ngjitëse, me majat e tyre të mbuluara me borë, janë adhuruar si perëndi (Andon Zako (Çajupi) e quante malin e Tomorit “fron i Perëndisë”). Megjithatë, nuk dimë që në folklorin lokal të jetë ruajtur deri në ditët tona ndonjë funksion mitologjik i Çajupit.

Ne nuk jemi në gjëndje ta lidhim arsyeshëm emrin e kësaj maje me ndonjë fjalë të leksikut të sotëm të shqipes për të nxjerrë kuptimin e mundshëm ose prejardhjen e vëndemrit Çajup. Kjo na detyron të kthejmë vështrimin nga faza e lashtë e gjuhës shqipe, nga ilirishtja, si një pjesëtare e familjes së gjuhëve indoevropiane.

Shqyrtimi në këtë rrafsh kronologjik ilir duket shpresëdhënës. Nga kjo pikëpamje, duket se ky vëndemër është një emër i përbërë. Forma e rikonstruktuar ilire mund të ketë qënë *skaiop, që mund të zbërthehet në *skai ‘i ndritshëm, i shkëlqyer’ + op ‘pamje, sy’, në kuptimin “pamje e ndritur, e shkëlqyer’. Përbërësi i dytë -up mund të ketë dalë nga rrënja indoeuropiane *okw ‘shoh, sy’. Shndërrimi okw> op është bërë regullisht sepse, sipas Pokornit, mutacioni k >p ndër gjuhët indoeuropiane është karakteristik vetëm për ilirishten dhe greqishten1. Në shqipen e sotme rrënja indoeuropiane okw> op ruhet, ndër të tjera ne format e së kryerës së thjeshtë pashë, pe, pamë, patë, panë2.  Nga pikëpamja kuptimore kjo përputhet mirë me pamjen e shkëlqyer të malit nga Gjirokastra dhe lugina e Drinos, sidomos kur mali është i mbuluar me borë .

Evolucioni i emrit të këtij mali mund të përfytyrojet si më poshtë: Skaiop > Çaiop > Çajup. Shndërrimet sk > ç dhe o > u  janë karakteristike për shqipen (kështu ka dalë fjala çerdhe nga rrënja  indoeuropiane *skerdh ose çalë nga *skel).

Në mbështetje të kësaj hamendjeje vjen edhe fakti që në po këtë rajon rrënja -op- del  edhe në emrat e  dy maleve të tjerë, Merop dhe Aerops, që përmënden në burimet e lashta, e që mendohet se gjënden përballë njeri tjetrit në grykën e Këlcyrës në të dy anët e lumit Vjosa3.

Referimet

1. Pokorny J. (1959). Indogermanisches etymologisches Wörterbuch. Bern : Francke, 1959-1969.

2. Çabej, E. (2002). Studime Etimologjike në Fushë të Shqipes VI. Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Tiranë, f. 152-153.

3. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece, I, London, J. Rodwell, New Bond Street, f. 385 and 389.

Filed Under: Kulture Tagged With: Cajupi, Nelson Cabej, rubrika e Dielli

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT