• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rusia po shfrytëzon krizën në Maqedoni

April 20, 2016 by dgreca

Tensionet në Maqedoni kanë kulmuar. Për të dytën javë me radhë, në Shkup dhe qytete të tjera mbahen protesta kundër pushtetit.Shkak është bërë vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov për të falur dhjetëra politikanë, të akuzuar për shkelje nga më të ndryshmet.

Shqetësime kanë shprehur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duke thënë se e ardhmja euro-atlantike e Maqedonisë është vënë në rrezik, por me teori më konspirative ka dalë Rusia.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka paralajmërur se përdorimi i “skenarit të Ukrainës” kërcënon destabilizimin e Maqedonisë dhe të Ballkanit në tërësi.

Sipas Moskës zyrtare, opozita maqedonase është bërë instrument i Perëndimit, me qëllim pengimin e zgjedhjeve më 5 qershor, të cilat janë vlerësuar si mënyra e vetme për të dalë nga kriza e gjatë politike.

Zhaneta Trajkovska, drejtore e Shkollës për Gazetari dhe Marrëdhënie Publike në Shkup, thotë se Rusia do që të sigurojë më shumë hapësirë në Ballkan.

Nëse Maqedonia përafrohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, mundësitë për ndërhyrjen ruse janë më të vogla, thotë Trajkovska.

Sipas saj, Rusia e shfrytëzon krizën e tanishme në Maqedoni për vetëpozicionim dhe interesa të saj gjeostrategjikë në Ballkan.

“Me siguri bëhet fjalë për interesa të caktuar ekonomikë, për një bashkëpunim, për të cilin publiku nuk di shumë”, thotë Trajkovska.

Maqedonia është në krizë politike qysh vitin e kaluar. Një aferë e përgjimeve që është zbuluar nga opozita dhe ka treguar për keqëpërdorime të mëdha nga ana e pushtetit, ka shkaktuar krizën.

Muaj më vonë, është nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshje e Përzhinos, midis katër partive politike, mbi kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.

Dimitar Bechev, nga Qendra Evropiane për Politika, thotë se Qeveria e Maqedonisë dhe ish-kryeminstri Nikolla Gruevski, njëherësh kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, është përgjegjës për tensionet e fundit, sepse nuk i përmbushin obligimet e marra.

Bechev merr si shembull amnistinë për politikanët, e cila, sipas tij, nuk ka qenë e paraparë me Marrëveshjen e Përzhinos.

“Maqedonia është një vend i vogël dhe të gjithë e dinë se presidenti Ivanov varet plotësisht nga Gruevski. Presidenti maqedonas nuk e ka marrë vetëm këtë vendim, por natyrisht është koordinuar me Gruevskin”, thotë Bechev.

Ka zëra se Gruevski është aleat i Rusisë dhe se përpiqet të balancojë dhe kalkulojë midis Moskës dhe Brukselit.

Dhe, Rusia e shfrytëzon këtë situatë në Maqedoni, si dhe të gjitha krizat e tjera në botë, thotë Bechev.

Vëzhguesit paralajmërojnë se situata në Maqedoni do të përshkallëzohet tutje. Ata presin gjithnjë e më shumë protestues në rrugë, por edhe kundër-protestues që i organizon partia në pushtet.

Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Analiza Tagged With: krizën në Maqedoni, Rusia po shfrytëzon

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT