Metoda e kërkimeve shkencore është formë e përhershme e aplikimit të logjikës, të përbashkimit të njohjeve dhe arsyes, në studimet shkencore. Pa një metodë të kërkimeve dhe hulumtimeve, hyrja në shkencë do jet vetëm dëshirë, shkruan- Prof.dr.Avni Presheva./
Nga Rustem GECI/ Dortmund/
Toka vazhdimisht sillet rreth diellit, që planeti ynë I katërt, toka, dhe jeta jonë njerëzore në tokë të ecën nëpër 4 stinët e saj. Vetëm në këtë rrugëtim, ajri i vjetër pastrohet nga ajri I i ri. Baza e shkrimit universitar dhe akademik është udha nga ecin aktualisht artet dhe shkencat. Metodologjia e Kërkimeve Shkencore e Prof.dr-Avni Preshevës, për problemet e kërkimeve shkencore, trajton në formën ma të kulturuar aplikimin e logjikës dhe të filozofisë në shkencë.Ky libër për kulturën e kërkimeve shkencore të Prof.dr.Avni Preshevës, është një prurje e re, jo vetëm për studentët e Universitetit, por edhe për institutet shkencore e artistike.Libri „Metoda e Kërkimeve Shkencore“, ndahet në dy pjesë; në pjesën e parë trajtohet mënyra e tërthort e kërkimeve shkencore, ndërsa në pjesën e dytë, Prof.dr. Avni Presheva vë në lëvizje aplikimin e logjikës për të arritur tek njohja me anë të arsyes. Njohja dhe zbatimi i kërkimeve shkencore në universitete dhe institucione, shkruan Prof. Presheva, fillimisht kërkon kulturë të gjerë të njohurive, për temën, metodën, dhe qëllimin.
Prof.dr.Avni Presheva u lindë në vitin 1944 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Preshevë. Ndërsa Fakultetin Filozofik , Filozofi – Sociologji, dhe Studimet pas-universitare, i mbaroi në kryeqytetin e Bosne-Hercegovinës, në Sarajevë. Avni Presheva është shkecëtar i mirëfilltë. Udhën për në zemër të shkencës ai kurrë nuk e ndaloi. Pas mbarimit të studimeve pas-universitare, Prof. Avni Presheva bëhet, Doktor I Shkencave, për Filozofi dhe Sociologji.
Fal punës dhe aktiviteteve shkencore,Prof.dr. Avni Presheva i ka të fituar të gjithë gradat e Profesorit universitar. Prof.dr. Avni Presheva deri më tash ka botuar mbi 30 punime shkencore për Filozofinë e gjuhës, për Gjuhën dhe semantikën, për Teoritë e njohjes në shkencë, dhe për Filozofinë e kuptimit. Prof.dr. Avni Presheva deri më tash ka botuar këto vepra;
1.Filozofia e gjuhës, U P , Prishtinë 2. Prej gjuhës në gjuhë, Hannover, Gjermani 3. Gjuha dhe Metagjuha, Tiranë4. Metodologjia e kërkimeve shkencore, USH, Tetovë. 5. Interpretimi i së së drejtës në shkencat juridike,Shkup 5. Bazat e logjikës, dhe 6. libri me poezi “Atyre që do të vijnë”, janë në process të botimit.
Veprimtaria krijuese e Prof.dr. Avni Preshevës është e gjerë dhe e thellë. Në gjuhë shkruan, Prof. dr. Avni Presheva, është historia e çdo populli, brendia e tij krijuese, fjala dhe shkretëtira e fletës së bardhë, e pagjendshmja e sotme, e pathëna e paprekur. Mbi këtë truall gjuhësh e mendimesh lind e lëviz, arti, kultura, dhe shkenca. Gëzimi, hidhërimi, dëshprimi, streset, trazimi, ëndrrat, imagjinata dhe dhimbjet që e flasin gjuhën dhe kuptimin, janë në pemën e jetës. Në fushë të filozofisë gjuha konsiderohet identiteti më i paanshëm, dhe i përbashkëti i Qenies.
cilësori më i paluajtshëm i të jetuarit bukur dhe poetikisht. Shkëlqimi i njeriut me talent për krijimtari, njeriut i jep mundësi të krijon vepra që të egziston. Filozofi, Prof.dr.Avni Presheva, me librin, “Prej gjuhës në gjuhë”, përuron mendimin filozofik shqiptar, për problemet e gjuhës, semantikës, dhe mendimit. Në përdorimin filozofik, filologjik e semantik të gjuhës në fillim të këtij mileu, shkruan Prof.dr.Presheva, trajtimi i gjuhës ka rëndësi të veçantë në filozofinë bashkëkohore. Me këtë problematikë janë të preokupuar njerëz të të gjitha niveleve.
Njjeriu që merret me filizofi, duhet të jetë impulsiv, i guximshëm, dhe me gjykim të prerë. Filozofi duhet të jetë i mbushur me njohuri të shkencës dhe artit, dhe ta njoh mirë kuptimin e të menduarit, për t´iu përgjigjur sfidave të kohës.
Filozofi Avni Presheva, me librat “Prej gjuhës në gjuhë”, dhe „Metodologjia e kërkimeve shkencore“, shkencën e Filozofisë dhe të Sociologjisë e pasuron me vepra të të mirëfillta për kohën.
Filozofisë, kësaj mbretëreshë të lashtë, dhe hijerëndë nuk i dilet me vepra të çfardoshme përpara. Andaj të merresh me filozofi thotë Avni Presheva, duhet të jesh i zgjuar dhe me talent, çapkën dhe impulsiv, për ta trajtuar më guxim, grimcat dhe atomet e mendimit. Të qeshurën e mendimit, kuptimin e mendimit, ndryshimin dhe trajtat, lexuesi mund t´i gjejë në librin “Prej gjuhës në gjuhë”.
Jeta e njeriut kudo është një gjithësi problemesh. Kuptimin e këtij problemi filozofik Avni Presheva, e ka shtruar për së mbari,me disiplinat më të përparuara të filozofisë. Plot gjëra burojnë prej dhembjeve, prej të thjeshtave, prej lëndëve të papërpunuara. Në shtëpinë e mendimit, Prof.dr. Avni Presheva, na e prezenton një botë të tërë mendimesh e kundërthëniesh që preokuponë mendimin bashkëkohor filozofik. Andaj, libri ”Prej gjuhës në gjuhë” dhe „Metodlogjia“ janë një arritje e madhe për shkencën e Filozofisë tek ne.
Prandaj, hyrja në gjuhë ,në errësirën e fjalëve, në errësirën e tingujve dhe mendimeve, në muzgun e më të pashkelurave, pa njohjen e kodit të metodologjisë kërkimoro-shkencore, shkruan Prof.dr.Avni Presheva, është e pamundur të bësh truall dhe të kesh prodhim shkencor dhe artistik. Libri „Metodologjia e Kërkimeve Shkencore“ që po i jepet në dorë lexuesit universitarë dhe akademik, përbën majen e një enciklopedie për përdoruesit e ardhshëm. I uroj punë e shëndet, Filozofit, publicistit dhe eseistit, Prof.dr. Avni presheva! Sukses!