Ambasadorja Saranda Halsted flet para nxënësve dhe mësueses amerikane në Long Island për Sarandën qytetin nga ka marrë emrin si dhe tregon foto rreth Shqipërisë.
Këtë javë ajo quhet VIP i javës, dhe ekspozon nëpërmjet punës së saj me foto dhe spjegime përkatëse gjithçka që ajo ka menduar.
Në linjën e parë Saranda ndodhet midis Flamurit Shqiptar dhe Flamurit Amerikan.
Ajo vërtetë nuk është emëruar nga qeveria shqiptare si ambasadore, por emërimin më të sinqertë dhe me dashurinë nga palca e shpirtit ajo e ka marrë nga pagëzimi i prindërve të saj me emrin aq të bukur Saranda.
Saranda e përzgjedhur si VIP i javës ka qenë cicerone e vogël e qytetit të magjishëm të Sarandës, por me peshë sa kalaja e Butrintit, sepse u solli shumë nxënësve amerikan një qytet shqiptar që nuk e kishin njohur më parë.
Sa krenar u ndjemë si gjyshër me ty Saranda, e ëmbla jonë!
Long Island, New York
7 shkurt, 2018