-Ministri i FSK-së, Haki Demolli në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5 –SHBA. Takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve, Dr. Michael Carpenter/
PRISHTINË, 9 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur takimi i ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5-SHBA. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli në krye të delegacionit të MFSK-së, në përbërje me Drejtorin e Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci dhe shefin e Kabinetit të ministrit Demolli, Latif Leka.
Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.
Ne këtë takim, ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai kërkoi nga të gjithë anëtarët e A5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A5-SHBA.
Gjatë kësaj konference, ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve, Dr. Michael Carpenter. Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK./b.j/