Na shkruajne nga Brukseli: Ali Podrimja, figurë emblematike, që i shërbeu të sotmes dhe të nesërmes poetike shqiptare./
nga Agron Shele*/
Në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shipërisë, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, organizuan në Bruksel, orën letrare “Ditët e Kulturës së Kosovës në Diasporë”, orë letrare e cila mbështetej financiarisht nga Ministria e Diasporës Kosovë dhe që kishtë për promocion promovimin e Antologjisë poetike “Dhimbë e bukur (homazh për poetin Ali Podrimja)”, përgatitur nga autorët Reshat Sahitaj dhe Begzad Baliu.
E veçanta e kësaj ore letrare ishte përfaqësimi gjithëpërfshirës i të gjitha trevave shqiptare përberenda këtij Unioni letrar me autorë nga Shqipëria Bahri Myftari, nga Kosova Gani Xhafolli dhe Reshat Sahitaj, nga Maqedonia Kalosh Çeliku, nga Mali i Zi Haxhi Shabani dhe nga Presheva Arsim Halili. Ora letrare u hap nga Koordinatorja e Shoqatës së Shkrimtarëve të Belgjikës znj Shiponja Duro, e cila e çeli këtë sipar me poezitë pishtar të këtij autori të madh për Kosovën, ku shprehje të tilla si: “Kosova është gjaku im që nuk falet!, Më shumë se kushdo tjetrër të njoh, Kosovë, Unë biri yt .”etj, krijuan sensacionin e duhur për zhvillimin e këtij aktiviteti. Më pas këtë event e përshëndeti dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës Z Ilir Dygolli, i cili falenderoi nismëtarët dhe organizuesit e këtij eventi, si dhe Unionin që ata përfaqësojnë, falenderoi të pranishmit, si dhe u ndal në kontributin e poetit të madh Podrime,si autori më i përkthyer kosovar në kulturat e tjera letrare, kontribut i cili me plot të drejtë vlerëson dhe indetifikon kulturën kosovare dhe asaj shqiptare. Në fjalën e tij Z Reshat Sahitja i bëri një rezome të shkurtër kësaj antologjie poetike, ku rreth 60 autorë të njohur si Agim Vinca, Kristaq Shabani, Musa Jupulli, Visar Zhiti etj, me zërin e tyre poetik i thirrën himn lajmotivit të jetës dhe veprës së këtij poeti me përmasa kaq të mëdha. Për veçoritë poetike, stlistikore, rolin e tij në ngritjen e nivelit artsitik dhe modernizimin e poezisë kosovare, si dhe mesazhin e madh të Popdrimes për rritjen e ndërgjegjies së popullit kosovar, do referonin përfaqësuesit e ftuar nga mbarë trevat shqipfolëse, të cilët me ilustrimet e tyre në vargje do krijonin një atmosferë shumë më të këndshme dhe do e bënin këtë event edhe më emocionues. Në fund të takimit autorët me banim në Belgjikë do shprehnin opinionet e tyre rreth kësaj embleme poetike, duke e bërë takimin edhe më interesant. Dr Xhovalin Kola do shprehej se: “Podrimja ishte autori parë kosovar që bashkoi poezinë me ç’ ështjen e zgjidhjes së problemit kombëtar”. Poeti, piktori dhe historiani Lekë Pervizi do e mbështeste referencën e tij rreth kushteve historike në të cilën u zhvillua kjo poezi dhe me plot të drejtë ai do e përkufizonte këtë poezi si: “Poezi e pasthirrmës dhe rizgjimit të ndërgjegjies kombëtare”. Shkrimtari Albert Nikolla u referua në simbolikën dhe teknikën poetike të këtij autori dhe do e cilësonte poezinë e Podrimes si :”Simbolikë e poezisë moderne kosovare”. Inisiatori i Antologjisë poetike shqiptare në Gjuhën Frënge me rreth 80 autorë shqiptarë, botuar këto ditë në Belgjikë,ku natyrisht përfaqësohet dhe poeti madh Podrimja, z. Vasil Çepani përgëzoi të ftuarit dhe u shpreh se ‘ikja’ e Ali Podrimes ishte si nje shëtitje pa fund.Vlen të përmendet se imazhet dhe pamjet e këtij eventi u përcollën nga fotografi profesionist dhe i talentuar z.Asllan Krasniqi. Për të pranishmit u shtrua edhe një koktej, ku nën trokitjen e gotave dhe bisedës së lirë do përjetoheshin çaste dhe momente nga më mbresëlënëset, momente që mund të ti falin vetm kreatura të tilla krijuese dhe korifenj të kulturës tonë kombëtare, sikurse është dhe do të mbetet për jetë poeti madh Ali Podrimja.
* Sekretari Përgjithëshëm Internacional “Pegasi” Albania