• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUÇI I LABËRISË, NË PENËN E SEIT ALIKAJ

September 25, 2013 by dgreca

Rreth veprës së studiuesit Seit Alikaj/

Nga Enver Lepenica/

Kohet e fundit Seit Alikaj doli para lexuesit shqiptar me vëllimin e gjashtë: “Kuçi i Labërisë ndër shekuj” Me punë të pa lodhur, me pasion, ai ka arritur të krijojë dhe ngrejë korpusin e veprave të historisë dhe gjenealogjisë të vendlindjes, Kuçit të Labërisë, dhe jo një e dy, por plot gjashtë vëllime me mbi 500 faqe sejcili, duke u lënë brezave atë që ne nuk e patëm nga paraardhësit tanë, historinë e lavdishme të tyre, e duke e futur edhe Kuçin e Labërisë në udhën e vendeve të kulturuara.

I thjeshtë, e me trup të vogël, por  me zemër e mëndje të madhe atë do ta shohësh çdo ditë para Bibliotekës Kombëtare, gjithnjë i qeshur që të kujton atë thënien e famëshme të Rusoit se një fytyrë që nuk qesh nuk është kurrë e mirë.

Agronom nga profesioni, punëtor i madh në të ri, punëtor akoma më i madh në pleqëri, ky është njeriu i dashur Seit Alikaj nga Kuçi i Vlorës, por që me veprën e tij tashmë i përket gjithë Labërisë dhe Shqipërisë.

Veprava e tij të shtin në mendime: Si ka mundur një njeri u vetëm, të përballojë, e të bëjë një volum pune kaq të madhe?  Është dashuria, dashuria e madhe për vendlindjen, për atdhuen, që e ka shtyrë atë, të na japë një vepër shumë vlerëshe.

Punëtor i pa lodhur dje, në fushën ideologjike me rininë, në fushën e bujqësisë e veçanërisht në kurorën e gjelbër me ullinj e vreshta kodrave të Vorës dhe Marikajt e Tiranës edhe në pension ai nuk mund të rrinte duarkryq, përkundrazi i udhëhequr nga dashuria për vendlindjen dhe për atdheun e tij, tani ai do të punonte natë e ditë, do të lodhej e kapitej më shumë se kur ishte i ri e zbukuronte dhe pasuronte Shqipërinë, por në një fushë tjetër, në atë të kulturës dhe të historisë.

Kaq e rëndësishme ky korpus i veprave të Seit Alikaj prej gjashtë vëllimesh sa që mund ta shpreh vetëm me fjalët e një profesori tim të mënçur i cili më thoshte: “Enver! Dallojmë nga kafshët se e dimë kë kemi paraardhës, d.m.th. njohim historinë tonë”

Kështu edhe Seit Alikaj na njeh me paraardhësit tanë, na bën optimist pët të ardhmen, e na fut kështu në udhën e kulturës e të përparimit.

Një punë dhe një krijimtari e mundimshme, e lodhëshme sa s`ka ku të vejë më, jo vetëm nga volume i punës, por veçanërisht e kryesisht nga mundimi për të trokitur derë më derë, e bibliotekë më biliotekë e për tu mbushur mendjen njerzëve të pa ditur, që të bashkëpunojnë në interes të tyre dhe të të ardhmes së tyre, shkurt punë që mund ta bënte vetëm Seit Alikaj dhe askush tjetër.

Para veprës së tij çdo vlonjat e më gjerë çdo lab, ashtu si dhe unë, e ndien veten të detyruar,  prandaj edhe unë, vendosa t`i bëj një tufë me lule të bukura, lule të mendimit për veprën e tij të kultivuara nga personalitete të shquara të kulturës sonë. Unë po vë vetëm një  fill për t`a lidhur këtë tuf me lule të bukura, me këtë artikull, si shenjë mirënjohje e vlerësimi për punën e tij ne fushën e kulturës dhe historisë së Labërisë, duke u bashkangjitur edhe mendimin tim mendimeve të personaliteteve që janë shprehur për veprën e Seit Alikaj si më poshtë:

*     *      *

Prof. Dr. Ismet Elezi : “Dalja në dritë e këtyre librave u prit me interes të madh jo vetëm nga të interesuarit, bashkëfshatarët e autorit, por edhe nga opinioni shoqëror e shkencor…

Sipas mendimit tim, duke u mbështetur në përmbajtjen e librave dhe në veprimtarinë e gjatë e tepër të vështirë të autorit, i konsideroj si libra model dhe autor model…Libra model sepse janë të parat e këtij lloi jo vetëm në Labëri, por ndoshta në tërë Shqipërinë e më gjerë. Ato do të lozin një rol të rëndësishëm nxitëse dhe për fshatra, fise e  familje në gjithë vendin, që të bëjnë botime të tilla”.

*    *    *

Prof. Dr. Xhemil Frashëri: “Me librin “Kuçi i Labërisë ndër shekuj”, Seiti ka bërë një punë të madhe dhe të lavdërueshme, e për këtë meriton respektin tonë. Synimi tij për t`i dhënë Kuçit, këtij fshati të lavdishëm, të njohur në Historinë e Shqipërisë, për kontributet e tij atdhetare, një libër, i cili përbën një kujtesë të shkruar për të dhe këtë e ka arritur, duke merituar mirënjohjen dhe respektin e brezave të bashkëfshatarëve tij e më gjerë”.

*    *    *

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh”: “Unë gëzohem pa masë për libra të tillë sepse ata ndriçojnë e fisnikërojnë Labërinë. Seiti si agronom, me kulturën e dashurinë e tij, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka mbjellë një Rrap në Buronja, brezat që do të vijnë, pa dyshim që do të rrijnë nën hijen e tij”.

*    *    *

Prof. Dr. Thoma Çomora: “Jam i mendimit që, për ato që ka shkruar Seiti për Kuçin, të propozohet nga kuçiotët për të marrë urdhërin “Nder i Kombit”, sepse nuk kanë bërë më shumë të tjerët, ndërsa Seiti ka bërë shumë për Mikropolitinë Kuç”.

*    *    *

Prof. Dr. Hasan Banja: “Leximi i librit më ngjall emociome të forta sepse bën fjalë për Labërinë, e në mënyrë të veçantë për Kuçin, fshatin më të madh, e më të njohur të sajë, ku lindi, u rrit, u burrërua e punoi autori i librit Seit Alikaj, për historinë shumë shekullore që humbet në mjegullën e kohës, por që vjen gjithnjë e re, e freskët dhe e pasur, mësimdhënëse e shpresdhënëse për mesazhet që përcjell nga brezi në brez, e që rrezaton fuqishëm në ditët tona”.

*    *    *

Prof. Dr. Besnik Baraj: “Botime të tilla janë fragmente të themeleve të historisë sonë kombëtare dhe shprehje e zhvillimeve civilizuese, të krahasueshme me kombet e përparuara të kontinentit tonë…”

*    *    *

Prof. Dr. Bernard Zotaj: “Seit Alikaj ka bërë një monument sa vetë malet e Labërisë, që kur e lexon, dashurohesh me gjithë peisazhin, luftën, natyrën, pyjet, qiellin, burimet, njerëzit dhe e ndien veten krenar, që në trupin tonë rrjedh gjak nga ky vend, që edhe perënditë e kanë zili”.

*    *    *

Izet Çuli, shkrimtar:  “Seit Alikaj i ka ngritur fshatit të lindjes një përmendore, për të cilën kuçiotët duhet t`i jenë mirënjohës  përjetë dhe të krenohen me të, ashtu siç duhet të krenohet mbarë Labëria”.

*     *      *

Mexhit Kokalari, studiues:  “Me këtë vepër, Seit Alikaj lidhet sa më ngushët me vendlindjen e tij ku i ka rënur koka, me historinë e lavdishme të Kuçit, me këtë kryeqëndër të Labërisë, që vazhdimisht armiqëve u ka qëndruar me këllëç në dorë”.

*    *    *

Viron Kona, shkrimtar:   “Duke lexuar me vëmëndje këtë libër, krijon mendimin se ke përpara një libër me vlera të shumëanëshmë, njohëse, kulturore, historike, gjeografike. I parë në këtë këndvështrim, vlerat e librit kalojnë kufijtë e një fshati apo të një treve, ato janë përgjithësuese dhe të dobishme dhe do të lexohen me ëndje nga çdo lexues”.

*    *    *

Rasip Hoxhaj, publicist:  “Libri i zotit Seit Alikaj, jep një dritë oqeanike, për mentalitetin praktik të kësaj treve për liri e pavarësi kombëtare. S`besoj se mund të ketë ndonjë arkeolog që mund të ketë gërmuar, zbuluar, ndarë  dhe renditur këtë thesar kaq të madh historik për Kuçin, Kurveleshin dhe për mbarë Labërinë”.

*    *    *

Abdulla Kënaçi, gazetar:  “Seit Alikaj me dashuri e pasion, me qartësi dhe me elokuencë, po u lë brezave që vijnë një vepër të veçantë në lloin e vet, model për të gjithë ata që kanë nderim për vendlindjen.  Ky libër është një shembull i mirë, që duhet ndjekur për të gjithë ata që marrin përsipër të bëjnë histori”.

*    *    *

Kostandin Hoxha, publicist:  “Homazhin që iu bëni popullit të fshatit tuaj, heronjëve të së kaluarës, kapedanëve të parë të kohës së Tanzimatit, të Rilindjes Kombëtare, të Luftës heroike të Vlorës, të Luftës Nacionalçlirimtare dhe nëpërgjithësi të mbarë popullit të Kuçit e të Labërisë, na mbush me frumëzim edhe ne të tjerëve e na bën të ndihemi krenar për paraardhësit tanë”.

*      *      *

Lirim Deda, poet, gazetar:  “Duke qëmtuar hershmërinë, veprimtarinë dhe lavdinë e të parëve të Kuçit, Seit Alikaj, me një ndjenjë të thekshme atdhetare, si dhe me zotësinë e një largpamësi si historian, arrin që të nxjerrë në dritë ato veti e virtute që i kanë trashëguar kuçiotët dhe që janë manifestuar në luftërat e popullit shqiptar  për liri e mëvetësi, edhe në treva të tjera”.

*    *    *

Sokrat Zoraqi, ekonomist: “Atdhedashuria për vendlindjen e tij, për Kuçin e kuçiotët, që e kanë lindur, rritur dhe kanë kalitur tek personi i tij cilësitë më të mira njerzore si kuadër, familjar i pastër, i ndershëm e tani së fundi edhe si studiues”.

*     *     *

Lutfi Koçibelli, ekonomist:

“Seit Alikaj na prezanton “Kuçi Legjendar”, që duke perifrazuar, Ismail Kadarenë ka prodhuar më shumë heroizma se grurë”.

*     *     *

Agim Perlat Gjoleka: “Të lexosh këtë libër është kulturë, ta bësh atë tëndin, është pasuri…”

*   *   *

Rrapo Dervishi, pensionist: “Merreni dhe lexoni këtë libër të rrallë, i cili është një kryevepër kolosale mbi 3100 faqe, ku janë pasqyruar 25.209 emrat e 136 fiseve që ka Kuçi, të paraqitura në tabela gjenealogjike, me rreth 2900 fotografi ilustruese, me 9500 persona ose 37 për qint e gjith emrave… Befasuese, mahnitëse, një hajmali, një pasuri, një stoli për në shtëpi, një enciklopedi e rrallë dhe e veçantë…”

*    *    *

Xhelil Gjoni, pensionist: “Kush ja ka vënë këtë kurorë të gjelbër me ullinj kodrave të Vorës e Marikajt, të Tiranës, do të pyesin brezat e rinj? Me siguri do të gjejnë emrin e njeriut punëtor e të apasionuar që quhet Seit Alikaj”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Enver Lepenica, Kuci i laberise, Seit alikaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT