• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Ajala.: Bashkimi i së majtës, vizion të ri

June 25, 2013 by dgreca

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste, Luis Ajala.

Në fjalën e tij, Ajala e ka cilësuar fitoren e së majtës si një moment të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për të gjithë familjen socialiste europiane.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë, për Evropën dhe për tërë familjen tonë social demokrate në mbarë botën. Ia drejtoj këto urime edhe zotit Ilir Meta dhe LSI-së. Ky bashkim i fortë i së majtes, sjell një vizion të ri për vendin” tha ai.

Sipas tij tani është rruga e krijimit të konsolidimit të institucioneve dh do të nisë krijimi I një të ardhmjeje normale.

“Edhe ata që humbën duhet ë bashkohen, ky nuk është moment specifik për një lider dhe një parti, por është ora e një vendi, ndaj të gjithë duhet të bashkohen” tha Ajala.

Ai ka kërkuar nga autoritetet të dalin e të njohin rezultatin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe që po del nga numërimi po ashtu i lirë e i ndershëm. “Gjithë shoket e mi në Evropë po e festojnë këtë ngjarje të madhe në Shqipëri e në Tiranë” përfundoi Ajala.

Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama u shpreh se PS-ja do të presë qetësisht përfundimin e procesit të numërimit ndërsa I kërkoi kundërshtarit të tij politik të pranojë humbjen.

“Ne vazhdojmë të presim qetësisht në respekt të etikës tonë demokratike dhe europiane që kundërshtari të pranojë humbjen dhe të bashkohet me fitoren e madhe të Shqipërisë. Në një palë zgjedhje që sikundër e kam përsëritur më parë përbënin një takim të shqiptarëve me historinë dhe me të njëjtën përgjegjësi për të ardhmen si ato në vitin 92 dhe arsyeja se përse rezultati është përtej të gjitha parashikimeve lidhet me faktin e thjeshtë që populli shqiptar ka marrë një vendim solemm për të hapur një epokë të re njësoj si në vitin 1992″ tha Rama.

Rama u ka kërkuar të gjitha forcat politike të bashkëpunojnë për të ardhmen e vendit ndërsa u ka kërkuar numëruresve të votave të përfundojnë sa më shpejt procesin.

“Ka kohë për fjalimin e fitores por tani sipas tij është koha për të bashkëpunuar të gjithë sëbashku, të gjitha partitë që kanë përgjegjësi ndaj sovranit, ndaj kushtetutës dhe ligjit që procesi i numërimit të përfundoj dhe për këtë i bëj apel që të gjitha skuadrave numëruese të vahzdojnë të bëjnë detyrën në mënyrë që Shqipëria të fillojë nga puna” tha ai.

Rama theksoi më tej se këto zgjedhje i dhanë fund përfundimisht proceseve të manipuluara që zhvilloheshin më herët në Shqipëri.

“Për ne dhe për mua personalisht ky nuk është triumfi i disave kundër disa të tjerëve por triumfi i sovranit që ndau Shqipërinë nga historia e proceseve zgjedhore të manipuluara dhe të deformaura që e njollosën keq imazhin e vendit tonë. Sot çdo shqiptar që ka votuar në 23 qershor pavarësish për kë forcë politike duhet të ndihet krenar se e bëri Shqipërinë krenare në sytë e botës që me gëzim po përjeton të vërtetën e thjeshtë që sot nga këto zgjedhje ka fituar Shqipëria” përfundoi Rama.(ortezi: TV Ora News)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Luis Ajala., Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales, Socialiste

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT