• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PЁRSE RUSIA NDERON z. KALLASHNIKOV DHE SPIUNIN FILBI

October 16, 2017 by dgreca

1 Kim FilbiShkruar nga SERGIO  ROMANO/1 Mr. Kallashnikov

Kur Vladimir Putin takoi Henry Kissinger-in, i rrёfeu se n’epokёn sovjetike ai kishte qёnё njё agjent i fshehtё. Duket se Kissinger, me njё buzёqeshje djallёzore, ka thёnё : “Tё gjithё njerёzit e mirё kanё filluar nё shёrbimet e fshehta. Edhe un.” Por rasti i Kim Filbit, i nderuar sё fundi nga Moska, me njё ekspozitё nё tё cilёn shihen mjaft dokumenta tё nxjerra nga shёrbimet britanike, ёshtё mjaft i ndryshёm.

Filbi u bё komunist mё 1936, ndёrsa studionte nё Cambridge e qё atёherё, pёr pothuaj tridhjet vjet, qe njё “urith” sovjetik nё rradhёt e MI5 (seksioni i pestё i Shёrbimit ushtarak britanik). Nuk qe i vetmi student i Cambridge-it i pёrvёluar nga besojma marksiste. I pёrkiste njё grupi prej 5 vetёsh ( tё tjerёt ishin MacLean, Burgess, Blunt dhe Caircross) e qe ai qё i zbuloi sovjetikёve njё veprim perёndimor pёr tё stёrvitur nё Greqi luftёtarёt shqiptarё qё do tё ishin pёrpjekur pёr tё pёrmbysur regjimin komunist. Kur ata kaluan kufirin, shqiptarёt (rreth 300) u zunё dhe u pushkatuan. Nёse kjo masakёr do t’i pёrplasej atij nё fytyrё, Filbi do tё ishte pёrgjigjur se ishte duke luftuar nё fushёn armike, pёr tё fituar betejёn e madhe tё komunizmit kundёr fashizmit. Kur u zbulua dhe arriti tё shkojё nё Moskё mё 1963, u trajtua nё fillim me njё farё mosbesimi dyshues, por u bё pastaj “njё hero i atdheut tё madh rus “ dhe njё “luftёtar bujar i Luftёs sё ftohtё”. Sё bashku me tё tjera dekorime, ai pati Urdhёrin Lenin, njё varrim solemn, njё pllakё nё Lubjanka (selia moskovite e spiunazhit), portretin nё njё  galeri shtetёrore t’artit dhe sot njё ekspozitё pёr nder tё tij.

Nderime tё mёdha i u kushtuan nё kёto ditё edhe njё tjetёr personazhi t’epokёs sovjetike. Ёshtё Mihail Kallashnikov, ideatori i njё pushke qё pёrfaqёsohet sё bashku me krijuesin e saj, prej njё monumenti shtatё metro e gjysёm tё lartё, tё pёruruar nё Moskё shtatorin e shkuar. Nёse shpikёsit do tё gjykoheshin pёr pёrdorimin qё i bёhet shpikjeve tё tyre, ndonjeri mund t’i kujtonte kryebashkiakut tё Moskёs se “kallashnikovi”, nё dhjetёvjeçarёt e fundit ka qёnё arma e parapёlqyer e xhihadistёve dhe terroristёve tё ngjyrave mё tё ndryshme. Pёr rusёt, megjithёse i birёsuar mbas fundit tё luftёs sё Dytё botёrore, u bё mё vonё simboli i heroizmit tё Ushtrisё sё Kuqe nё betejat e Stalingradit dhe Kurskut, n’ato tё Prusisё Lindore e tё pushtimit tё Berlinit.

Filbi dhe Kallashnikov i shёrbejnё tё njёjtit qёllim : tregojnё se nё tё shkuarёn e Rusisё nuk janё vetёm Revolucioni i Tetorit ( njё ngjarje pёr tё cilёn duket se Putini nuk provon asnjё simpati), Stalini, uria ukrainase, spatrimet e mёdha, shpёrnguljet e dhunёshme tё popullsive tё tёra. Nё tё shkuarёn ruse janё edhe lufta kundёr fashizmit dhe lufta e madhe patriotike kundёr Hitlerit.

Nё gjithё kёto, natyrisht, mund tё ketё pak retorikё, por asnjё Shtet nuk mund tё mbijetojё pa marrё nga e shkuara e tij ndonjё motiv krenarie.

“Corriere della Sera”, 12 tetor 2017

E shqipёroi Eugjen Merlika

 

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE SPIUNIN FILBI, NDERON z. KALLASHNIKOV, PЁRSE RUSIA, Sergio ROMANO

LAMTUMIRË NOLTE-s : PA TEK GULAGU PARAKUSHTIN E SHOAH

September 9, 2016 by dgreca

 

intersezioni LA SOVRANITÀ DIMEZZATA: L'ITALIA E LA CHIESA DA CAVOUR A CRISPI, DA MUSSOLINI A BERLUSCONI Nella foto: Sergio ROMANO Festival dell'Economia Teatro Sociale Trento, 1 giugno 2013 Foto Paolo Pedrotti
Sergio ROMANO/
Shkruar nga SERGIO  ROMANO/ Kur fliste për veten, Ernst Nolte, i shuar në Berlin në moshën 93 vjeçare, nuk përcaktohej thjesht “historian”. Parapëlqente të quhej mendimtar i historisë, një studjues idesh, konceptesh, kategorish e metodash historiografike. Kishte qënë nxënës i filozofit Martin Heidegger, ishte diplomuar me një tezë mbi marksizmin dhe idealizmin gjerman e kishte shmangur rekrutimin, gjatë luftës së dytë botërore, për një  të metë në dorë. Mbas universitetit i u kushtua gjatë studimit të tre lëvizjeve “fashiste” n’Evropë ndërmjet dy luftërave : fashizmi italian, nacionalsocializmi gjerman dhe Veprimi Francez.Për disa vjet librat e tij u përkthyen e u botuan në gjuhë të tjera, pa shkaktuar skandal pikëpamjet dhe përsiatjet e shprehura në to. Por ishte e qartë, që nga punimet e para, se pyetjet e hartuara nga Nolte do të kishin vënë në diskutim disa prej sigurivet të mbas luftës së dytë. Ҫ’kishte qënë Reich-u i Tretë ? E keqja absolute ? Një unicum i historisë bashkëkohore apo një dukuri e lidhur me të tjera ngjarje evropiane ? Një monokraci, një polikraci, apo madje, simbas një përcaktimi të Goebbels-it, një anarki autoritare ? Cilët qenë rrënjët e kundër semitizmit të Hitlerit ? Cili qe roli i hebrenjve në Revolucionin e Tetorit ? A ishte e pranueshme të zhdukej si “revizionizëm” gjithshka që nuk përkonte me normat e ortodoksisë historiografike ? A ishte e pranueshme të paditej një historian, sepse kishte shprehur dyshime mbi arsyet e një ngjarjeje historike të dënuar botërisht ?

Skandali shpërtheu kur Nolte, më 1987, shkruajti një libër mbi “luftën civile evropiane”, mbasi kishte botuar një vit më parë në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” tekstin e një konference të titulluar E shkuara që nuk don të shkojë. Tema e përsiatjeve të tij ishte, në thelb, fajësimi i Gjermanisë, proçesi që shumë historianë e burra Shteti i kishin bërë dy herë kombit gjerman gjatë Nëntëqindit : mbas fundit të Luftës së madhe e mbas luftës së Dytë botërore. Por ndërmjet dy proçeseve ka një ndryshim të rëndësishëm. Ai i kryer mbas 1918-ës, pati si pasojë nenin 231 të traktatit të Versailles (në të cilin Gjermania u detyrua të njihej fajtore e luftës), dhe një ngritje shqytesh të gjithë inteligjencës gjermane kundër një vendimi që u quajt i poshtër dhe i njëanshëm. Ndërsa proçesi i dytë u mbajt në Nurenberg, u mbyll me dymbëdhjetë dënime me vdekje dhe e la Gjermaninë gojëmbyllur deri sa pikërisht Nolte, kujtoi se kishte ardhur tashmë çasti për t’a vendosur nazizmin, si çdo ngjarje tjetër, në një perspektivë historike.

Nolte mendonte se në politikën e Hitlerit kishte edhe një përgjigje bolshevizmit ; që lageri ishte versioni gjerman i gulagut ; se fati i caktuar hebrenjve nuk ishte i ndryshëm nga ai që bolshevikët i kishin caktuar borgjezisë, klerit dhe aristokracisë ruse ;  që “nata e thikave të gjata”, gjatë së cilës Hitleri kishte asgjësuar formacionet naziste të Ernst Rӧhm, ishte e barazvlerëshmja  e spastrimeve me të cilët Stalini kishte hequr qafe pëdhunisht disa prej përgjegjësve më të mëdhenj të revolucionit bolshevik, nga Lev Kamenjev tek Grigori Zinoviev, nga Nikollaj Buharini tek Lev Trockij.

Filozofi Jürgen Habermas u përgjigj në “Zeit” të Hamburgut se argumentat e Nolte-s shuanin kujtesën e genocidit ebraik dhe zvogëlonin përgjegjësitë e Reich-ut të tretë. Ndonjë studjues e mbrojti, të tjerë qenë edhe më t’ashpër se Habermas. N’analizë të fundit rrahja e mendimeve qe më shumë politike se historiografike. Pak, ndërmjet kundërshtarëve të Nolte-s, mohonin mprehtësinë e analizave të tij. Ndërsa shumë druanin se argumentat e tij ndihmonin të shkarkohej Hitleri nga fajet e tij dhe tërthoras i sillnin dobi krijimit të lëvizjeve neonaziste. Ishin të njëjtat shqetësime, që u shprehën tani afër, kur Instituti i historisë bashkëkohore të Munihut vendosi të bëjë të njohur një botim “shkencor” të Mein Kampf, Bibla e Hitlerit : dy vëllime, një hyrje prej 80 faqesh, një bibliografi prej 122 faqesh. Kur vepra arriti në libraritë ndrojtjet u zhdukën. Shkenca historike gjermane e kishte varrosur Hitlerin nën një ortek shënimesh të dokumentuara përsosmërisht (3500).  Kalimi i kohës i ka sjellë dobi Nolte-s dhe veprës së tij, sot ende e kritikuar, por gjithmonë e pranuar dhe e njohur për meritat e saj.

Në disa vështrime i ka ndodhur Nolte-s ajo që i ka ndodhur Renzo De Felice-s. Të dy ishin paditur se quanin të denjë për analizë historiografike njerëz dhe lëvizje politike (në rastin e De Felice-s, Mussolini dhe fashizmi), mbi të cilët ishte shqiptuar një gjykim i paapelueshëm. Kjo spjegon faktin që Nolte, për shumë vite ishte i zgjedhuri i asaj pjese të kulturës italiane që ishte rishikuese, ose më thjesht, e lodhur nga skemat thjeshtëzuese me të cilat shkruhej historia italiane që nga Bashkimi deri te fashizmi.

Për vëmëndjet dhe dëshmitë e vlerësimit që i vinin nga Italia, Nolte ishte i lumtur. I priste me dëshirë ftesat që i vinin nga studjuesit italianë. Shfletonte me kënaqësi përkthimet italiane të veprave të tij. Gjente n’Itali një farë shpagimi për ftohtësinë me të cilën trajtohej nga një pjesë e kulturës gjermane. I shpiegova një ditë se rasti i tij i ngjiste atij të një tjetri intelektuali të huaj, Georges Sorel, i vlerësuar n’Itali për shumë vite, më shumë se sa lexohej e studjohej në Francën e tij. Ishte një profet i revolucionit, një teoricien i sindikalizmit revolucionar, por i a kushton poppullaritetin n’Itali një liberali konservator, Benedetto Croce-s. Besoj se Nolte-s ky krahasim i pëlqeu.

“Corriere della Sera” Faqja “Kultura” , 19 gusht 2016  E përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Kulture Tagged With: Eugjen Merlika, Lamtumire Nolte-s, Sergio ROMANO

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT