• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova në një konferencë në Luksemburg për sfidën e refugjatëve

October 9, 2015 by dgreca

– Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re/

-Thaçi: Javën që shkoi ne morëm pjesë në samitin e kryesuar nga Presidenti Obama, në Kombet e Bashkuara, për të diskutuar mënyrat për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm/

 Luksemburg, 9 Tetor 2015/ Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte në mesin e liderëve evropianë që morën pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor / Ballkanin Perëndimor në Luksemburg.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference, e cila udhëhiqej nga Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, ishin edhe komisioneri i BE-së për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, ministrat e jashtëm dhe ministrat e brendshëm të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, të vendeve anëtare të zonës Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra), nga Jordania, Libani dhe Turqia, nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova), bën të ditur njoftimi dërguar nga Luksemburgu i MPJ-së kosovare.

Ndihma financiare për refugjatët dhe 1 miliard euro për Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ishin premtimet kryesore që dolën nga diskutimet e përgjithshme.

THAÇI NË KONFERENCËN E LUKSEMBURGUT: KOSOVA E GATSHME T’I PRANOJË RRETH PESËQIND REFUGJATË

 Fjalimi i zëvendëskryeministrit Thaçi në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor / Ballkanin Perëndimor: I nderuar z. Kryetar,

Të nderuar ministra, kolegë të nderuar,

Fillimisht, më lejoni të falënderoj Përfaqësuesen e Lartë, zonjën Mogherini dhe Luksemburgun, kryesuesin e radhës të presidencës së Bashkimit Evropian, për këtë nismë që të takohemi dhe të diskutojmë këtu.

Si qytetar i Kosovës, ne e kujtojmë fare mirë se çfarë do të thotë të jesh refugjat, por edhe rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës.

Mikpritja evropiane shpëtoi kombin tim dhe për këtë ne do të jemi gjithmonë mirënjohës.

 Sot, Evropa po përballet me një valë të re refugjatësh.

Ne duhet të veprojmë se bashku dhe të përgjigjemi duke dëshmuar edhe një herë solidaritet dhe kujdes, por edhe të kërkojmë zgjidhje për konfliktet që po prodhojnë mijëra refugjatë.
Edhe Kosova ishte vend origjine i refugjatëve, por jo më.

Ne u përballëm me një valë të migrimit në fillim të këtij viti, por ishim të suksesshëm në ndalimin saj.
Një fushatë informimi nga Qeveria bëri që qytetarët të kuptojnë se kosovarët nuk do të pranohen si emigrantë në Evropë.Paralelisht, mekanizmat e zbatimit të ligjit arrestuan trafikantë të qenieve njerëzore. Kosova po jep rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si rezultat i këtyre masave, fluksi i refugjatëve nga Kosova ka rënë në mënyrë drastike që nga marsi.
Ne tani po kalojmë në procesin e kthimit të këtyre qytetarëve të Kosovës.

Sipas EUROSTAT-it, ne tashmë kemi kthyer më shumë se pesëmbëdhjetë mijë qytetarë.

Vala aktuale e refugjatëve nga Lindja e Mesme nuk po kalon përmes Kosovës.

Ne e dimë se rrugët ndryshojnë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe po përgatitemi për çfarëdo zhvillimesh.

Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re.

Kjo është arsyeja pse kemi shprehur gatishmërinë për të marrë rreth pesëqind refugjatë nëse është e nevojshme.

Si pjesë e përpjekjeve tona për të kontribuar në sigurinë në kontinentin tonë, po bashkëpunojmë ngushtë me shtetet e rajonit, Evropës dhe më gjerë.

Por, Kosova duhet të jetë gjithashtu anëtare e organizatave të sigurisë, të tilla si INTERPOL, dhe të sigurojmë bashkëpunimin me EUROPOL-in.

Pa këtë anëtarësim dhe bashkëpunim, shkëmbimi i informatave do të jetë i ngadalshëm dhe i mangët.
Ky bashkëpunim dhe shkëmbim i informatave është veçanërisht i rëndësishëm në luftimin e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Kosova është pjesëtare aktive e Koalicionit Global në luftën kundër ISIL-it.

Javën që shkoi ne morëm pjesë në samitin e kryesuar nga Presidenti Obama, në Kombet e Bashkuara, për të diskutuar mënyrat për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Kosova po merr rolin e saj si pjesëtare aktive e bashkësisë ndërkombëtare.

Bashkësia ndërkombëtare duhet gjithashtu të pranojë Kosovën si anëtare aktive të saj dhe Bashkimi Evropian duhet të na mbështes duke hequr regjimin e vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve.

 Sot ne mirëpresim parimet kryesore dhe zbatimin e veprimeve të pasqyruara në Deklaratë, tha zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

HYSENI: KOSOVA, PËRGATITJE PARAPRAKE QË NË RAST NEVOJE TË MUND TË AKOMODOJË REFUGJATË

Ndërsa, Ministra e Punëve të Brendshme të Kosovës në njoftimin e dërguar bën të ditur se, Ministri Skender Hyseni mori pjesë në takimin e përbashkët të ministrave të Punëve të Brendshëm dhe të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nikoqire e së cilës ishte Luksemburgu si kryesues i radhës i Presidencës së Këshillit të BE-së, për të diskutuar çështjen e refugjatëve sirianë dhe për të vazhduar me gjetjen e mënyrave më të mira për të menaxhuar me këtë krizë.

Edhe pse Kosova, krahasuar me vendet tjera të rajonit, nuk është prekur edhe aq nga kjo valë refugjatësh sirianë, Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM) ka bërë përgatitje paraprake në mënyrë që në rast nevoje të mund t’i akomodojë refugjatët të cilët megjithatë vendet e Ballkanit Perëndimor i përdorin si korridore për të vazhduar më tutje në vendet e BE-së.

Për këto çështje, Ministri Hyseni zhvilloi një takim edhe me Drejtorin e Byrosë Regjionale për Evropë të UNHCR-it, Vincent Cochetel. Përveç përgatitjeve të DSHAM, MPB-ja në bashkëpunim me UNHCR po përgatitë edhe një plan reagimi gjithëpërfshirës siç kanë bërë shumë vende të rajonit e BE-së.  Cochetel shprehu falënderimin e tij për punën që ka bërë Ministra e Punëve të Brendshme në parapërgatitjen e masave të nevojshme dhe inkurajoi të gjitha institucionet të vazhdojnë me nje qasje të tillë në mënyrë që ndonjë fluks i mundshëm në të ardhmen të mos na gjejë të pa përgatitur./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: sfifa e per refugjatet, Thaci ne Luksenburg

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT