• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trump-May rikonfirmojnë lidhjet e forta mes SHBA dhe Britanisë

January 27, 2017 by dgreca


3 Trump Mayer
Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë kanë rikonfirmuar marrëdhënien mes dy vendeve të tyre në takimin e parë të Presidentit amerikan Donald Trump me një udhëheqës të huaj. Takimi i Kryeministres britanike May me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë po trumpetohet nga qeveria britanike si sinjal se administrata e re e vlerëson “marrëdhënien speciale” trans-atlantike.Pas takimit, dy udhëheqësit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Presidenti Donald Trump nënvizoi marrëdhënien e veçantë që kanë Shtetet e Bashkuara me Britaninë dhe u zotua ta mbështesë këtë marrëdhënie. Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e votuesve britanikë për të dalë nga BE, duke thënë se respekton të drejtën e britanikëve për vetëvendosje.

“Sot Shtetet e Bashkuara rigjallërojnë marrëdhënien e thellë me Britaninë- një marrëdhënie ushtarake, financiare, kulturore dhe politike. Dy vendet tona kanë një ndër marrëdhëniet më të forta. Zotohemi t’i japim një mbështetje të vazhdueshme kësaj marrëdhënieve të veçantë. Së bashku, Amerika dhe Britania janë një shembull për begati dhe sundimin e ligjit. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara respektojnë sovranitetin e popullit britanik dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje,” tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se në takimin me zotin Trump kishin diskutuar tregtinë dypalëshe, NATO-n dhe luftën kundër ISIS.

“Lidhur me bashkëpunimin në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë, ne jemi të bashkuar në nocionin se NATO është arma kryesore e mbrojtjes sonë të përbashkët dhe sot ne kemi riafirmuar angazhimin tonë të palëkundur ndaj kësaj Aleance. Zoti President, me duket më thatë se jeni 100% në mbështetje të NATO-s. Por ne po diskutojmë gjithashtu edhe rëndësinë e NATO-s, që të garantohemi që është në gjendje për të luftuar terrorizmin dhe për të zhvilluar luftë kibernetike me të njëjtën aftësi që zhvillon luftë konvencionale,” tha zonja May.

Kryeministrja britanike tha se kishte diskutuar me Presidentin Trump mbi hapat për të arritur një marrëveshje dypalëshe tregtare SHBA-Britani.(VOA)

Filed Under: Rajon Tagged With: lidhjet, SHBA dhe Britani, Trump-May

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT