-Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe OSBE-ja: Partitë dhe subjektet t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike/
-Deklaratë e përbashkët e ambasadës së SHBA-ve dhe OSBE-së kundër frikësimeve politike/
Ne Foto: Ambasadori amerikan ne Prishtine dhe Kryetarja e KQZ(Dielli-arkiv)
PRISHTINË, 23 Maj 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe OSBE-ja, në një deklaratë të përbashkët, ftojnë të gjitha partitë dhe subjektet politike të Kosovës t’i ndërpresin të gjitha format e frikësimeve politike.“Garuesit politikë kosovarë kanë të drejtë elementare demokratike për të zhvilluar fushatë bazuar në idealet e tyre për të ardhmen e kësaj shoqërie dhe duhen të jenë në gjendje ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar. Ftojmë të gjithë liderët politikë që t’i refuzojnë dhe t’i dënojnë të gjithat format e frikësimeve, kurse nga Task Forca Zgjedhore presim që në përpikmëri t’i hetoj të gjitha raportet e çfarëdo përpjekjeje të marrë për ta manipuluar këtë proces demokratik”, thekson deklarata e dërguar sot pasdite, pak më parë.Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë të 11 qershorit do garojnë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare, sipas listës së subjekteve politike që aplikuan në KQZ.