Nga Berati per Diellin- Sulo Gozhina/BERAT – Shell Upstream Albania organizoi sot në sallën e Galerisë së Arteve “Edward Lear” një aktivitet ku u promovuan nxënësit fitues nga programi i bursave “Shell 2018 – 2019”. Programi i bursave Shell, përqëndrohet në zonën ku kjo kompani operon, duke mbështetur me bursa 5 studentë që dëshirojnë të studiojnë në profilet “STEM” dhe lëndët në lidhje me naftën dhe gazin. Nëpërmjet kësaj burse studentët përfitojnë 4000 USD, në vit, shumë e cila mbulon tarifat e studimit të tyre. Merrnin pjesë në këtë aktivitet përfaqësuesi i “SHELL Upstream Albania”, Rohan D‘Souza, Zëvendësministri i Energjisë, Enis Aliko, Prefekti i Qarkut të Beratit Harilla Dafa, kryetari i bashkisë Berat, Petrit Sinaj, kryetarja e bashkisë Urës Vajgurore, Juljana Memaj, përfaqësues të institucioneve vendore, nxënës të shkollave banor të qytetit dhe të rrethinave, etj. Përfaqësuesi i Shell, Rohan D‘Souza, falenderoi pushtetin vendor për bashkëpunimin dhe theksoi se kompania Shell do të investojë jo vetëm në infrastrukturën e zonave ku ajo operon, por edhe në shërbime sociale, sidomos te të rinjtë, në fushën e arsimit dhe të dijes. “Programi i bursave Shell, është një program pilot, i cili synon komunitetet ku ne veprojmë për shkak të kryerjes së veprimtarive tona në afërsi të tyre. Ky projekt përqëndrohej krejtësisht në meritokraci dhe është pjesë e projeketev tona, ku veç bursave ne ofrojmë asistencë gjuhe të huajë, punësim, etj, tha Rohan d’ Souza, përgjegjës ligjor për Shqipërinë pranë Shell.
Zëvendës ministri Enis Aliko Duke vlerësuar prezencën e Shell në Shqipëri, u shpreh se kërkimet që po bën Shell në vendin tonë, do t’na ndihmojnë që të kapërcejmë katër deri në pesë vende në klasifikimin botëror për vendburime nafte. Ndërsa vlerësoj punën që bënë kjo kompani në kontributin për nxënsit e komunitetin ku dhe operon, nga ana tjetër z/ ministri Aliko , uroj nxënsit për fitimin e bursës si dhe arritjen maksimale në mësime me qellim justifikim e besimit dhe ndihmës nga kompania Shell.
Kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj me të tjerave në fjalën e tij përshëndetëse tha, falenderoi kompaninë Shell që mbështet të rinjtë në fushën e studimeve universitare, duke u ofruar atyre bursa studimi në vijim Sinaj tha: “Investimi më i madh është investimi në burime njerëzore, sepse, nëse nuk ke njerëzit e duhur për të menaxhuar si duhet burimet financiare, atëherë do të mungojnë rezultatet e pritshme”. Shpresoj që studentët që mbështeten me bursa nga kompania Shell të arrijnë rezultate maksimale dhe të kenë një karrierë të suksesshme, pikërisht këtu në qytetin e tyre”, përfundoj fjalën e tij u shpreh kryebashkiaku Sinaj.
Prefekti Qarkut Berat Harilla Dafa në fjalën e tij falenderoj SHELL për kujdesin që tregon për komunitetitn, në këtë rasht për dhënien e bursave studentve kryesisht të zonës ku operoj vetë kompania. Po me këtë rast uroj suksese studenteve të rinj që përfituan bursat dhe të mësojnë sa më shumë për të justifikuar besimin që është dhënë ndaj tyre gjatë përzgjedhjes së kandidateve. Dua të përmend dhe vlerësoj këtë kontribut të kompanis Shell si dhe bashkëpunimin e informimin periodik që bën SHELL, me Institucionin e Prefektit, lidhur me masat e sigurisë ndaj komunitetit që jeton pranë vendodhjes së kryerjes së punimeve.
Pjesmarësit i përshëndeti, kryetare e bashkisë Ura Vajgurore Juljana Memaj mes të cilave citoj: “Jam këtu për të falenderuar në radhë të parë Shell, për kontributin në bursimin e bursave të 4 studentve dhe në këtë rast vlersoj bashkëpunimi që kemi me kompanin pasi operon edhe në teritorin e bashkisë që unë drejtoj, ndërsa uroj nxënsit në mësimë që të dinë të vlersojnë këtë kontribut e Shell, ndërsa shpresoj dhe jam e sigurt se bashkëpunimi do të vijoj edhe në të ardhem”.
Në programin e bursave Shell mësohet se aplikuan 12 studentë dhe përfituan pesë prej tyre, të cilët u përzgjodhën nga një komision profesionist profesionist.
Në fund të aktivitetit u ndanë certifikata për nxënësit fitues të bursave..
Nga Berati Sulo Gozhina