Intervistoi: SHENIDA BILALLI/
Arkitektura e vendeve evropiane sa i përket kufijve është e mbaruar në Evropën Juglindore ka deklaruar ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq në një intervistë ekskluzive për revistën ILIRIA. Mesiq theksoi se hapi i rëndësishëm për Kosovën tash është rregullimi i Marrëveshjes së Stabilizimit-Asociimit.
Roli dhe kontributi i zotëri Mesiqit gjithmonë ka qenë shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet në rajon dhe për perspektivën evropiane .Gjatë gjithë karrierës së tij politike, vendosmëria e presidentit Mesiq për lirinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin ne rajon”, ishte aq e sinqertë dhe i hapur.
Ish presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq në intervistën ekskluzive për “Iliri-në”, ka vlerësuar raportet bilaterale ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës, si marrëdhënie shumë të mira, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë në fushën ekonomike, dhe synimet e përbashkëta për integrimet euro atlantike. Ai ka vlerësuar lartë standardet që ka arritur Kosova në fushën e të drejtave të minoriteteve të cilat janë si urë lidhëse midis shteteve dhe popujve në Ballkan.
Sh. Bilalli: Zotëri Mesiq, gjithmonë keni tregu simpati ndaj shqiptarëve. Por edhe populli shqiptar ndaj jush . Ku janë fillet e këtyre lidhjeve?
Stjepan Mesiç: Unë me shqiptarët shoqërohem që nga koha kur kam qenë në vuajtjen e dënimit për shkak të lëvizjes “Pranvera kroate” (“Hrvatsko Proljeće”) në burgun e Nova Gradishkë, dhe me shqiptarët kam qenë për të njëjtën gjë, jemi burgosur për mendime identike. Ne kemi vazhduar miqësinë që e mbajmë edhe sot. Miqësia nuk mund të zgjidhet sipas përkatësisë nacionale apo sipas fesë. Shqiptarët kanë qenë mirë me mua, edhe gjatë shërbimit ushtarak, kam patur disa shokë të mirë shqiptarë pikërisht nga Kosova dhe Maqedonia. Shqiptaret janë njerëz punëtorë që kujdesen, jo vetëm për vete dhe familjen, por edhe për të tjerët. Në këtë mënyrë shumë pak shqiptarë do të shihni pa punë, por gjithnjë i gjeni si pjesëmarrës në aksione humanitare.
Iliria: Zotëri Mesiq, keni bënë president i Jugosllavisë. Cili ka qenë statusi i Kosovës dhe të drejtat e sajë?
Stjepan Mesiç: Jugosllavia me Kushtetutën e vitit 1974 faktikisht ishte konfederatë. Në kryeqytetin Jugosllav –Beograd ishin përfaqësues nga 6 republika dhe dy përfaqësues të krahinave autonome, Vojvodina dhe Kosova. Krahina janë quajt, por pozita e tyre ka qenë e njëjtë sikur e republikave. Kanë qenë element konstitutiv të federatës.
Kur mora funksionin e Kryetarit të Kryesisë së ish – Jugosllavisë dija për një aferë ku ishin gjykuar një grup të rinjsh shqiptar, që ishin shokë me ushtarin Aziz Kelmendi i cii kishte humbur nervat dhe vrau disa kolegë të tij të kombësive të ndryshme. Ai nuk zgjodhi kush ishin ata që vrau. Pse ka qenë ai i provokuar, nuk e di, por e vërtetë është se diçka kishte ndodhur. Mirëpo ata të cilët ishin shokë me të, të gjithë shqiptarë, morën dënime prej 15-20 vite burg edhe atë, për asgjë.
Sh Bilalli: A ishte ky gjykim politik?
Stjepan Mesiç: Po,unë i propozova Borisllav Joviqit që Kryesia ti amnistojë ushtarët shqipëtarë dhe të shihen risi në marrëdhëniet ndëretnike. Ai më tha se këtë nuk mund ta bëje se duhet të bisedoje me Sllobodan Millosheviqin, i cili kategoritikisht refuzoi. Unë isha shumë sentimental ndaj shqiptarëve dhe kamë pasë dëshirë të ndihmoj. Por ky rast tregon se çfarë qëndrimi ka pasë shteti Jugosllav ndaj shqipëtarëve. Kjo nuk duhet të harrohet!
Sh.Bilalli: Keni njohur shumë shqiptarë gjatë viteve të ’90-ta, në kohën kur ishit kryeministër i parë i Republikës së Kroacisë?
Stjepan Mesiç: Pas ngjarjeve në Kosovë dhe shkatërrimit të Autonomisë së Kosovës delegatët e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të shpallur në Kaçanik më 1990, kishin ardhur në Kroaci, pikërisht në Zagreb, në shtëpinë e vëllezërve, Kuzhnini . Atëherë më ka ftuar njeri nga vëllezërit, Simoni, dhe me vellaun Mikelin më njoftuan për terrorin ndaj shqiptareve në Kosovë. Kanë kërkuar mundësi që të zgjidhet problemi për azil delegatëve te Qeverisë së Kosovës të cilët kanë qëndruar në Zagreb.
Sh.Bilalli: Ju keni biseduar me ministrin e punëve të brendshme të Kroacisë, Josip Bolkovac, për tu dhënë një strehim të sigurt delegatëve nga Kosova?
Stjepan Mesiç: Josip Bolkovac ju ka dhënën në dispozicion një vilë në Samobor, e cila ka qenë në përdorim të Ministrisë së punëve të brendshme të Kroacisë dhe ata jo vetëm që kanë qenë të vendosur, por e kanë pasur një zonjë- që kujdesej për ata. Gjithashtu kanë pas sigurim dhe kanë qenë aktiv në veprimtarinë e tyre. Atëherë delegatët duhej të transferoheshin në një vend të sigurt ,diku në Evropë. Kështu, delegatët e Qeverisë së Kosovare kanë udhëtuar për në Zvicër, dhe kanë vazhduar veprimtarinë për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Sh.Bilalli: Cili është roli i shqiptarëve gjatë kohës që ishit president i Jugosllavisë ?
Stjepan Mesiç: Kur isha kreu i shtetit Jugosllav dhe Kryeministër i Kroacisë bashkëpunëtorët e mi, më të ngushtë , do të përmendi disa: Muharremi Amirin , i cili ishte kolonel i ushtrisë kroate dhe më pas shefi kabinetit tim. Pas një kohe ai u bë ambasador kroat në Ankara. Kisha përmendë edhe vëllezërit Kuzhnini. Gjatë viteve të 1990, shqiptarët në Kosovë ishin të terrorizuar,dhe të dënuar me dënime të rënda. Kanë luftuar për barazi me qytetar të tjerë të Jugosllavisë, e jo, si, qytetarë të rendit të dytë. Shumica e shqiptarëve përfundoi në burgje me dënime të rënda , edhe pse Kosova është atdheu i tyre. Vllazër Kuzhnini në Gjenevë ishin edhe në grevë urie për të tërhequr vëmendjen e opinionit botëror për 7.000 shqiptar të burgosur në burgjet e regjimit Millosheviqit . Pas grevës , disa të burgosur u liruan.
Sh. Bilalli: Angazhimi juaj lidhur me çështjen e shqiptarëve është vlerësuar e shpërblyer me mirënjohje nga Qeveria dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë ?
Stjepan Mesiç: Jam shumë i kënaqur me çmimin më të lartë që më ndau Qeveria Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti,Bamir Topi, për shkak të kontributit tim dhe angazhimit për statusin e shqiptarëve dhe të pavarësisë së Kosovës. Gjithashtu edhe vëllezërit Kuzhneni u nderuan me mirënjohje për angazhimin e tyre rrethe Kosovës dhe integrimit të Shqipërisë.
Sh. Bilalli: Shqipëtarët ishin të inkuadruar në mbrojtje dhe kanë kontribuar për pavarësinë e Kroacisë. ?
Stjepan Mesiç: Atëherë Kroacia ishte e sulmuar, ka qenë viktimë e një agresioni brutal të agresionit të Jugosllavisë. Shqiptarët iu bashkëngjitën Ushtrisë së Kroacisë dhe prej të cilëve shumë kanë humbë jetën në luftë.. Numri i madh i shqiptarëve, kanë qenë në funksione të larta të ushtrisë së Kroacisë, disa gjeneral me kombësi shqiptare. Rahim Ademi Agim Çeku dhe shumë të tjerë. Pra, ky është rast i rrallë në botë që një komb i tërë në Kroaci të ishte në anën e mbrojtjes së Kroacisë. Pra edhe një herë po e përsëris, se asnjë shqiptar nuk ka qenë në anën e agresorit tonë.
Sh. Bilalli: Sipas të dhënave zyrtare , flitet për numrin prej 2.640 mbrojtës shqiptarë në ushtrinë e Kroacisë?
S.Mesiq: Millosheviqi, ka sulmuar Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, duke synuar zgjerimin e kufijve të Serbisë dhe në gërmadhat e Jugosllavisë të krijoje Serbinë e Madhe. Ai ka dashtë ushtrinë Jugosllave ta shndërroje në ushtrinë Serbe. Edhe ushtarët e kombësive tjera patën presion të madh në ushtri, dhe të gjithë ikën nga ushtria Jugosllave: shqiptarët, kroatët, sllovenët, edhe boshnjakët. Shume shqiptar nga Kroacia ndihmuan, ndërsa tek autoritetet e Kroacisë siguruan dokumente kalimtare për shtete tjera. Ishte koha shumë e rrezikshme për të gjithë, si për ata që ndihmuan, dhe për ata që ikën nga ushtria. Ushtarët që u larguan nga ushtria e Jugosllavisë ishin dezertor. Dezertimi në luftë dënohet rëndë.
Sh. Bilalli: Shumë herë ju kanë kritikuar, pse luftoni për çështjen e shqiptarëve!
Stjepan Mesiç: Të gjithë e kanë të qartë se shqiptarët gjate Mbretërisë Jugosllave kanë qënë pa kurrfarë të drejtash deri në Luftën e Dytë Botërore. Në Jugosllavinë e re shqiptarët fituan të drejtën për arsimimin në gjuhën amtare, dhe u hapën fakultetet dhe Akademitë. Pra, kanë fituar pozitë si të gjitha kombet në Jugosllavi. Mirëpo, me ardhjen e Millosheviqit, u zhduk Autonomia e Kosovës dhe u suprimuan e u shuan të gjitha institucionet.. I larguan të gjithë shqiptarët nga puna; policët , mësuesit,mjekët, gazetarët, mediet por edhe fëmijët nga çerdhet e foshnjoret. Millosheviqi ka dashur që shqiptarët ti dëboje nga Kosova. Ne sllavët (popujt sllav-sllavenët) kemi ardhur në shekullin e shtatë, ndërsa shqiptarët kanë qenë aty gjithmonë, edhe para romakëve. Në të vërtetë Shipëtarët janë Ilir, vendas. Paramendoni, kur armiku popullin autokton e largon,me dhunë nga atdheu..
Sh. Bilalli: Cili politikan shqiptar nga Kosova ju ka lënë përshtypje më të mira?
Stjepan Mesiç: Ka shumë politikan të Kosovës me të cilët kamë bashkëpunua, por mendoj se dr.Ibrahim Rugova ka treguar kuptim të plotë për politikën. Ka dhanë maksimumin si një lider mendimtar, dhe ka kundërshtua politikën agresive me një rezistencë gandiane. Por më vonë ka treguar edhe rezistencë aktive për pavarësinë e Kosovës, sepse Kosova në Jugosllavi ka qenë element konstitutiv i Federatës. Dhe, kur ajo Federatë e Jugosllavisë nuk ekziston më, të gjitha elementet Konstitutive e gëzojnë të drejtën e pavarësimit. Kam bisedua me Rugovën, i cili më ka njoftuar me platformën e tij politike. Qëllimet e tij janë realizuar ose po realizohen të gjitha në Kosovën e pavarur.
Sh. Bilalli: A do të ketë ndarje të Kosovës?
Stjepan Mesiç: Jo, nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Arkitektura e Evropës ka përfunduar dhe këtu nuk ka më kurrfarë ndryshimesh. As nuk do të ketë shkëputje të Bosnjë e Hercegovinës e as nuk do të ketë ndryshime në kuptimin e ndryshimeve të kufijve në Kosovë.
Zotëri Mesiq cilën alternativë e ofron Evropa Juglindore për Kosovën!
Stjepan Mesiç : Evropa Juglindore nuk ka alternativë tjetër, pos hyrjes në integrimet euro atlantike dhe kjo do të ndihmojë që Evropa të bëhet faktor më i madh i paqes, sepse Evropa e bashkuar do të hapë kufijtë e saj, Marrëdhëniet e gjithanshme midis Kosovës dhe Kroacisë do të zgjerohen në të ardhmen në të gjitha segmentet e jetës institucionale, se ne kemi të njëjtin qëllim – të jemi pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian por Kroacia është anëtare, e Kosova është në rrugën e integrimit .
ILIRIA: Po vazhdojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si i vlerësoni ato ?
Stjepan Mesiç: Po nisem nga parimi se çdo luftë duhet të mbarojë me paqe si në Kroaci edhe në Kosovë. Hapi i parë është bërë, kur Serbia e pranon Kosovën si partner në bisedime. Në Kosovë nuk janë të gjithë të kënaqur, por duhet të dini se bisedat janë në vazhdim e sipër. Më rëndësi se Kosovës i hapet rruga për bashkëpunim rajonal. Dimë se përfaqësues serbë gjithmonë i kanë braktisur-lëshuar konferencat regjionale kur Kosova ishte prezentë.
Sh.Bilalli:Mendoni se edhe Kosova së shpejti do të jetë pjesë anëtare e Bashkimit Evropian?
Stjepan Mesiç: Gjithsesi se Kosova do ta bëjë edhe një hap tjetër që duhet ta rregullon Marrëveshjen e Stabilizim-asocimit. Derisa Serbia nuk e rregullon çështjen e kufijve me Kosovën, ajo nuk mund ta paramendojë se mundë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, po ashtu edhe Kosova duhet të plotësojë të gjitha kushtet dhe të zgjidhë problemin e kufirit me Serbinë.
Sh.Bilalli:Shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete dhe kërkojnë bashkim kombëtar. Cila është zgjidhja e duhur?
Stjepan Mesiq: Kjo pyetje do të bëjë hyrjen në Bashkimin Evropian. Edhe ajo pjesë e jona shkoi në Evropën Lindore, të gjithë ne duhet të hapim kufijtë tanë, dhe pastaj nuk ka arsye për të mbrojtur kufijtë. Të gjitha Kroatët do të jetojnë në Kroaci, ajo vlen edhe për serbët, shqiptarët, dhe të gjithë njerëzit që nuk jetojnë në të njëjtin shtet. Shqiptarët duan të kthejnë ish-kufirin, ku Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ishte një. Kufijtë do të jenë të hapur, për të gjithë popujt dhe kombësitë që do të jetojnë në korpusin kulturor.
Zoteri Mesiq, ju falënderoj shumë në emër të gjithë shqiptarëve , dhe në emrin tim personal, për gjithë përkrahjen dhe kontributin tuaj , që na afruat për çështjen e popullit shqiptar, dhe gjithashtu për përkrahjen revistës “Iliria” të cilën e keni përkrahur që nga fillimi.
* Ish presidenti i Republikës së Kroacisë Stjepan Mesiq në intervistë ekskluzive per Revisten ILIRIA