• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NUK SHUHET ZËRI I SHERIF MERDANIT

August 30, 2021 by s p

Nga Visar Zhiti/

Lajmet sot nga Atdheu ishin ende më të trishta, tronditëse, është shuar këngëtari, Princi i muzikës së lehtë, Sherif Merdani…I dashur për të rinjtë e kohës së tij, i dashur për ata që u zbardhën bashkë me të, zë gjeneratash, që donin të ëndërronin, kur ishte e ndaluar, zëri i dashurisë së tyre, që solli Europën me atë zë dhe prandaj e burgosën…Në burg e njoha dhe u bëmë miq në ferr.

Dhe aty këndonte për ne fshehurazi, anglisht më shumë, këngën e tij, “When I am dead, my dear”… Dhe unë shkruajta një poezi fshehurazi për të në Qafë-Bari, ia dhashë ta lexonte, diku fshehurazi dhe ai dhe kujtoj, erdhi pas pak në dhomën ku isha unë e mes të burgosurve të tjerë, me sytë plot me lotë, më tha se poezia i kishte pelqyer shumë, shumë, nuk e mendonte “t’i thureshin ato fjalë…”. Po e sjell tani prapë poezinë e burgut me dhimbjen se ai s’do ta shohe atë në librin që del së afermi, por që e dinte, se flisnim në telefon e shkembenim mesazhe. Kujtonim takimin tonë me kengetarin italian Riccardo Cocciante, të cilin e kisha ftuar në Ministrinë e Kulturës në Tiranë, erdhi, lajmërova dhe mikun tim, Sherifin, biseduam të tre. Këngëtari i famshëm italian u trondit që një koleg i tij shqiptar ishte dënuar prej këngëve, edhe ato italiane e mbase dhe prej ndonje te tijën… Pse, pse?? Nga që kendonte këngë të vendeve kapitaliste(?!).Sherifi këndoi kengët e popullit të tij, edhe aty ku kënga ka gezimin, ai hodhi dhimbjen e jetës, shpresën, edhe pse te deshpëruar, në fund të fundit ai me këngën theu pranga, edhe kur e prangosën…Nga dashuria për Sherifin, për zërin dhe vuajtjet, unë e kam personazh në burgologjinë time, në romanin “Ferri i çarë”, herë pas herë dilnin në gazetë pjesët për të dhe ai emocionohej gjithmonë si herën e parë. Punuam bashkë dhe në diplomaci, e pa besueshme! E i gezohej si fëmijë lirisë, skenës, suksesit serish, harronte vuajtjen…Sherifi mund të shkojë ku të dojë, në skena të tjera, në Qiell, në paqen e tij plot yje, por ai ka lënë zerin me një si mister tempujsh, me atë protestën e muzikës së mirë, që del nga frengjitë e brinjve, frymë jona. Sherifi këndoi kur ishte e veshtire, me jehonën e bukur – mallengjim e ngazellime njëherësh, prandaj dhe mbetet zëri më kuptimplotë i dy kohëve, zë që s’vdes, por tretet me erërat…

Filed Under: Featured Tagged With: Artisti shqiptar, Sherif Merdani, Visar Zhiti

ARTI SHQIPTAR NË ZI, SHUHET SHERIF MERDANI, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

August 29, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të artistit të madh të këngës shqiptare Sherif Merdani. I burgosur politik dhe i përndjekur mizorisht nga regjimi diktatorial, artisti i madh Sherif Merdani nuk urreu askënd dhe në çdo moment ishte i mbushur me dashuri dhe fisnikëri të paimagjinueshme. Artisti Merdani së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj, pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, përjetoi një tërbim absurd të xhelatëve komunistë të cilët padrejtësisht i shkaktuan një kalvar të gjatë vuajtjesh e mundimesh pse guxoi të jepte një dritare shprese e çlirimi nëpërmjet artit të tij në një kohë të zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vatra ngushëllon familjen, të përndjekurit e diktaturës bolshevike, komunitetin e artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme dhe të gjithë artëdashësit që u magjepsën me zërin e Sherif Merdanit. Ai do të kujtohet përherë me nderim dhe respekt. Sherif Merdani iku prej nesh, por nga ne nuk do ndahet kurrë me trashëgiminë që na la pas si një artist i madh, antikomunist dhe njeri i papërsëritshëm.

Filed Under: Featured Tagged With: Arti shqiptar, Sherif Merdani, Vatra

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT