• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosove-‘Home Sweet Home’ shfaqet premierë në Karlovy Vary

July 7, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 7 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/Filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari dhe producent Trim Musliun, do të jepet premierë sot në ora 16:00 në festivalin e madh Karlovy Vary.

Filmi flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.

Në rolet kryesore luajnë: Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj.

‘Home Sweet Home’ është në garë me 11 filma të tjerë në konkurrencën East of the West të cilët konkurrojnë për çmimin e parë në kategorinë East of the West si dhe për çmimin  special të jurisë.

Ky film është shfaqur edhe dje (06.07.2016) për media ndërkombëtare ku edhe ka ngjall interesim të madh dhe gjithashtu ka marr ftesa për në shumë festivale tjera të rëndësishme. Poashtu filmi do të shfaqet edhe nesër.

‘Home Sweet Home’ në Karlovy Vary do të prezentohet nga skenaristi Zymber Kelmendi, regjisori Faton Bajraktari, aktorët Donat Qosja dhe Shkumbin Istrefi, nga drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku si dhe nga drejtoresha e Agjencisë së Filmit në Maqedoni Mimi Gjorgoska Ilievska.Filmi është prodhim i kompanisë filmike ‘Cineproduction’ i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni./b.j/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Kosove-‘Home Sweet Home’, në Karlovy Vary, shfaqet premierë

Kosovë-Filmi “Home”, shfaqet premierë

June 21, 2016 by dgreca

-Dita Botërore e Refugjatëve shënohet  në Prishtinë si në Londër, me premierën e filmit “Home”. Filmi do të jetë edhe pjesë DokuFest-it të sivjetëm, i cili do të mbahet nga 5 deri13 gusht në Prizren/

-Filmi “Home” është realizuar me mbështetjen financiare të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Fondacionit për Shoqëri të Hapur Londër dhe USAID-it, duke përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 20 Qershor 2016/ Në Prishtinë, në organizim të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest të Prizrenit dhe ekipit të Kombeve të Bashkuara  në Kosovë (UNKT), Dita Botërore e Refugjatëve, 20 Qershori, u shënua me premierën e filmit “Home”, në të njëjtën ditë me premierën në Londër.Vitin e kaluar DokuFest-i ia ka kushtuar një edicion të veçantë të festivalit temës së migracionit.

Ishte kjo kohë kur Daniel Mulloy, një partner i respektuar i Festivalit DokuFest, u frymëzua për të filmuar “Home”, film i cili për qëllim primar ka inkurajimin e një perspektive të re për krizen e refugjatëve.

“Unë besoj se flas për të gjithë ne kur them se iu bashkuam këtij projekti për shkak të ndjenjës empatike për gjendjen e refugjatëve në mbarë botën. Ne vetëm mund të shpresojmë se ‘Home’ do të frymëzojë një dhembshuri të ngjashme në audiencat në mbarë botën”, u shpreh një nga producentët kryesorë në realizimin e filmit, Shpat Deda.

Filmi përshkruan historinë e një familje të rëndomtë britanike, e cila duke u përballar me rreziqet që lidhen me humbjen e sigurisë lufton për shpresë dhe sigurimin e një jete më të mirë për të dhe femijët e tyre.

Drejtori ekzekutiv i DokuFest, Eroll Bilibani, tha se, “derisa ne kemi qenë duke punuar në video promovuese për edicionin e fundit të festivalit me Daniel, kriza më e madhe e refugjatëve në historinë moderne ishte duke u zhvilluar në kufijtë e Evropës”.

“Izolimi i Kosovës, kriza e refugjatëve dhe përballja e Danielit me refugjatët në kalimet kufitare frymëzuan atë për të treguar një histori paralele: të një çifti që jeton në siguri dhe që i marrin fëmijët e tyre dhe shkojnë në një zonë lufte”, vijoi ai.

“Ne jemi krenarë të jemi pjesë e fushatës Me Refugjatët për Ditën Botërore të Refugjatëve të vitit 2016”, tha Bilibani, në kinemanë ABC në Prishtinë, ku u shfaq filmi.

Në njoftimin e dërguar theksohet se, premiera paralele e filmit “Home” në Londër, po ashtu, është pritur mirë nga publiku i atjeshëm.

Filmi “Home” është realizuar me mbështetjen financiare të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Fondacionit për Shoqëri të Hapur Londër dhe USAID-it, duke përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Komunën e Prishtinës.

 Film i shkurtër “Home”, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore, në regji dhe skenar nga regjisori fitues i Çmimit BAFTA, Daniel Mulloy, me produksion të DokuFest (Kosovë), Black Sheep Studios dhe Somesuch (Angli),  do të jetë pjesë e programit të sivjetëm të DokuFest-it, i cili do të mbahet nga 5 deri 13 gusht, në Prizren.

Në 3 mars nga organizatorët në Prizren njoftohej zyrtarisht se, kanë mbërritur mbi 4500 aplikime për DokuFest 2016, edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, edhe në një kryeqytet filmi çdo verë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Filmi “Home”, shfaqet premierë

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT