• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA- Shira të rrëmbyer dhe rrëshqitje masive dheu në Kaliforni

October 16, 2015 by dgreca

Nga Beqir Sina/
LOS ANGELOS CA : Shirat e dendura shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje masive dheu në disa zona për rreth Los Anxhelesit verior, duke përmbytur makina dhe duke izoluar dhjetëra drejtues mjetesh në rrugë. Autoritetet amerikane mbyllën disa nga rrugët kryesore të zonës, ndërsa ekipet e emergjencave u angazhuan në shpëtimin e njerëzve në nevojë.
Pjesa veriore e Kalifornisë – Los Angeles County, dje ditën e enjte( 15 Tetor 2015) ishte goditur nga një seri e reshjeve të rrëmbyeshëm që kan shkatuar përmbytjet edhe rrëshqitjet e dheut, duke bllokuar dhe disa nga rrugët, kryesore.
Aqsa sipas pamjeve filmike, në kronikat televizive – shoferët qëndruan të bllokuar dhe u detyruan të evakuohen me helikopter, mbasi autostrada Interstate 5 – që lidh veriun me jugun e Kalifornisë rreth 40 milje në arterien kryesore, të saj është ende e bllokuar sot në mëngjes.
Zyrtarët thanë se nuk kishte asnjë afat kohor për të rihapur autostradën ndërshtetërore 5 , sepse ajo ka në mes të rrugës masive të mëdha balte e perzier kjo me gurë e drunjë.
Një numër autoveturash dhe kamion të ngarkesave të mëdha kan mbetur të bllokuara dhe do të duhet të qendrojnë aty deri sa rruga të pastrohen mirë.
Dhjetra, fadroma dhe ekipet e zjarrfikësve deri tani janë duke punuar per zhbllokimin e rrugës e cila është arteria kryesore që lidh veriun me jugun e Kalifornisë në zonën e Liqenit Hughes, ku edhe rrëshqitjet e dheut përgjatë rrugëve, kan mbuluar disa makina.
“Zjarrfikësit, kishin përdorur gjatë ditës së djeshme një helikopter për të shpëtuar katër persona të bllokuar në mes të baltës . Dhe, zona Elizabeth Lake, i ka të rrethuara shtëpitë nga baltë e gurë” thanë autoritetet vendore .
Megjithatë, fatmirësisht deri tani thanë ata nuk ka viktima të raportuara deri të enjten vonë, por tha Crews Authority Rescue, skuadrat e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në zonat e prekura nga përmbytjet gjatë natës.
Lugina Leona ishte goditur më rëndë, nga vërshimet e lumenjeve, ku thuhet se bie shi akoma në një normë prej 4 deri në 5 inç dhe erërat kan një shpejtësi në 60 mph në orë.
Rreshjet e forta dhe stuhitë pritet të vazhdojnë deri të shtunën, tha Joe Sirard, një meteorolog nga Shërbimi Kombëtar i Motit dhe Oxnard.

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, ne kalifornia, shira te rrembyshem

Vlorë: Një i vdekur nga përmbytjet dhe dëme të shumta në gjithë vendin

October 11, 2015 by dgreca

Moti i keq me rreshje të mëdha dhe stuhi të forta i ka marrë jetën një personi në Vlorë dhe ka sjellë përmbytje masive të zonave të banuara në Vlorë e Fier, dëmtime rrugësh kombëtare dhe bllokim të qarkullimit të mjeteve si dhe ndërprerje të energjisë elektrike për mjaft zona.
Sipas burimeve vendore në Fier, disa lagje që përshkohen nga Lumi Gjanica janë përmbytur pasi ujërat e rrëmbyeshëm kanë dalë nga shtrati dhe banorët kanë kërkuar ndihmën e strukturave shtetërore për të shpëtuar banesat dhe bizneset.
Policia tha se situata është kritike në të paktën katër lagje në Fier dhe janë thirrur edhe forcat e Repartit “Delta Force” të policisë për t`u ardhur në ndihmë banorëve që rrezikohen.
Në Vlorë zonat e biznesit në Skelë u përmbytën dhe segmenti që lidh Sarandën me Vlorën, në zonën e Orikumit, u bllokua nga rrëshqitjet e dherave.
Të dhënat flasin për dhjetëra banesa, biznese, objekte shkollore të përmbytura.
Edhe në zonën e Ersekës në Juglindje rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar një segment rrugor ndërsa janë dëmtuar linjat e furnizmit me energji të banorëve.
Shirat dhe stuhitë e 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në Shqipëri ndërkohë që njësitë vendore janë gjetur të papërgatitura të shmangin përmbytjet në mjaft zona të banuara dhe përballojnë emergjencat.
Kanalizimet nuk kanë funksionuar prej bllokimit nga mbetjet dhe gjendja e disa hidrovoreve që tërheqin ujërat nuk është në kapacitetin maksimal.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se akset kryesore janë tërësisht në funksionim dhe nuk kanë bllokime, sepse pas rrëshqitjes së dherave në disa zona, me ndërhyrjen e drejtorive rajonale situata është normalizuar.
“Segmentet më të vështira janë: Vlorë – Fushë Dukat, Ersekë – Korçë, Këlcyrë – Ballaban. Aksi Banjë – Drizë është bllokuar për faktin e rënies së dherave në rrugë, dhe është bërë devijimi nga Kaciveli.Po pastrohet rënia e gurëve të vegjël në segmentin Gramsh – Kodovjat. Në segmentin Pajovë – Elbasan ka pasur rënie gurësh dhe bllokim të një korsie ku është ndërhyrë dhe tani është funksionale, ndonëse në këtë segment vazhdon pastrimi i gurëve të vegjël” – theksohet në njoftimin e ARSH-së. Ajo po ndjek në terren situatën dhe po ndërhyn në çdo emergjencë.(Kortezi VOA-Raimond Kola)

Filed Under: Kronike Tagged With: Nje i vdekur ne Vlore, permbytje, shira te rrembyshem

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT