Situata financiare e “Qytetit të Motorve” Detroit-it ( Michigan) është “dramatike”, saqë disa shtëpi, sipas shtypit amerikan atje po shiten madje me një çmim që lëvrin nga 100 dollar deri në 1 dollar./
Nga BEQIR SINA, New York/
DETRIOT MI: Në një shkrim të saj Detroit Press këto ditë- njofton se tani është rasti më i volitshëm për të blerë prona (shtëpi) në Detroit, mbasi çmimet janë shumë interesante, nga me të ulëtat për shtëpitë duke u rreshtuar më të ultat në historin e këtyre pronave, ku thuhet se “një shtëpi kushton nga njëqindë deri një dollar”. Shtypi amerikan thekson se: “Shumica e ndërtesave janë nxjerrë në shitje nga bankat, të cilat ua kanë konfiskuar ato pronarëve të tyre për shkak të borxheve, dhe tani ato po përpiqen t’i heqin qafe këto ndërtesa për të shmangur pagimin e taksave. Vlen të përmendet se taksat për pasurinë e patundshme në Detroit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara”.
Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, “Për ata që ishin të shqetësuar në lidhje me çmimet për blerjen e një shtëpie, në Detroit, nuk duken të jenë më tej, ku shtëpitë tash janë të listuara në çmimet më të ulta në histori – tetëmbëdhjetë shtëpi jan vënë në shtije sipas axhensive të shitblerjes së pasurive të patundëshme (real estate) për 100 dollar ose më pak, dhe nëntë të tjera të shënuara për një dollar”.
Ndërkohë, që sipas Realtor.com, tetëmbëdhjetë shtëpitë në Detroit, janë të shënuara për 100 dollar ose më pak, mes gjashtë pronave të listuara për 100 dollar, dhe nëntë prej tyre janë të shënuara për 1 dollar. Pjesa tjetër janë të shënuara në shuma të ndryshme në mes nga 50 dollar deri në 80 dollar për pasuri të patundshme, në qytetin e Detroit.
Axhenisa Zillow ka vlerësuar vlerat e 1.7 milionë shtëpive në Detroit, dhe sipas shtypit amerikan thuhet se Zillow ka vlerësimet të cilat janë të sakta, ku thuhet se ” brenda 5 për qind të çmimit të shitjes aktuale për rreth 28 për qind e shtëpive në qytet dhe të sakta brenda 10 për qind të çmimit të shitjes për 51.6 për qind e shtëpive”.
Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, çmimi mesatar i shitjes për një shtëpi në Detroit në shtator të vitit 2012 ishte 17,125.
Shtypi amerikan njofton se për disa referenca, çmimi mesatar i transaksionit për shumicën e markave të automobilave ishte 30.282 dollar në shtator të vitit 2012, në “Qytetin i Automobilave” raporton Fox News. Me fjalë të tjera, ju mund të bleni dy shtëpi në Detroit për çmimin e një makine.
“Ky trend ka qenë për disa kohë, thotë Dr Mark Perry, ekonomist në Universitetin e Miçiganit dhe dijetar në Institutin Amerikan Enterprise, duke shtuar se që nga viti 2008, çmimi mesatar i një shtëpie në Detroit ka qenë nën çmimin mesatar të një makinë të re”.
Perry, gjithashtu tha se çmimet e ulëta të strehimit paraqesin një mundësi për rigjallërimin në qytet. Por, edhe me një çmim të tillë ndodh që për një kohë të gjatë për godinat nuk mund të gjenden blerës.
“Ka mundësi të madhe për disa njerëz për të lëvizur përsëri në këto lagje, dhe për të rregulluar këto shtëpi, dhe për të sjellë përsëri qytetin e parë të prodhimit të automobilave në Amerikë, në lulëzim”, tha ai për Fondacionin Daily News.
Në Michigan thuhet se zona më e madhe Detroit, është e renditur në 39 nga 212 zonat e metrove amerikane me popullsi prej 200.000 banorë apo më të mëdha për veprimtarinë e foreclosure në tremujorin e tretë të vitit 2012, me 12.170 prona në foreclosure që hynë gjatë kësaj kohe, të vështirë ekonomike.
Situata strehimit në Detroit ka qenë, thuhet duke u përmirësuar mbasi çmimet e banesave janë rritur për 14 muaj rresht dhe foreclosure kanë rënë për 23 muaj rresht në zonën e Qarkut 4 – në Detroit, raporton gazeta e këtij qyteti Detroit Press.
“Ne kemi prova të forta se tregjet e banesave janë të konfirmuara në zonën e Detroit,” tha Robert Dye, ekonomisti kryesor në Dallas- Comerica Bank. “Rritja e çmimeve, shitjet dhe blerjet e pasurive të patundëshme më shumë e kan rritur aktivitetin e ndërtimit dhe janë të gjitha duke ndihmuar për të mbështetur ekonominë Detroit”, thotë Robert Dye
Megjithatë, norma e madhe në Zonën e Detroitit, papunësia ende mbetet dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare – në 12,3 për qind në gusht të vitit 2012. Business Insider raportoi se tatimet e papaguara të Detroitit prej pronës së patundëshme arritën 17.600.000 dollar vitin e kaluar, kurse qyteti ende preferon shtëpitë për t’u zënë vend mbasi ka shumë tw pashitura.
Detroit nuk mund të veprojë me deficitin buxhetor të pacaktuar. Shteti i Michiganit ka deklaruar “gjendjen e jashtëzakonshme financiare të Detroitit më 1 mars dhe mori përsipër menaxhimin e komunës. Detroit u bë qyteti i gjashtë në Amerikë i marrë përsipër nga qeveria e shtetit në Shtetet e Bashkuara.
Detrioit Press shkruan se Detroit është në vështirësi financiare: qyteti ka borxhe afatgjata nga 14 miliardë dollarë amerikanë dhe deficitet buxhetore nga 327 milionë dollarë. Sipas raportit të Bloomberg, rendimenti i obligacionit komunal në Detroit skadon në vitin 2015, mbasi ai u rrit nga 7.5 për qind në fund të vitit 2012 në 9 përqind në të tashmen.
“Vështirësitë e qytetit të Detroitit janë tipike për këtë zonë”, tha Mateu Gibb, zëvendës-shefi i Oakland County. Sa për perspektivën e Detroit, Gibb thotë se ajo është pothuajse e pamundur për të rivendosur lavditë e kaluara të Detroitit. Me emërimin e Kevin Orr, kur ai filloi mandatin e tij të menaxherit të emergjencës financiare për Detroit më 25 mars, për të shkurtuar shpenzimet komunale, të negociojë me sindikatat, të shesë disa prona komunale dhe pagesa e ulët e zyrtarëve komunalë, thuhet se Qyteti i Automobilave, ka nevojë për tre deri në pesë vjet për të zgjidhur vështirësitë financiare”, thotë Gob
Por ekonomisti Michael Digiovanni thotë se çështja është krejt ndryshe. Ai ishte shumë optimist për të ardhmen e Detroitit, mbasi Profesori i Universitetit të Detroitit tha se ka fakte që provojnë shqetësime në lidhje me GM dhe Chrysler falimentimin e gabuar. Falimentimin për një kompani është një proces për atë të kompetencës të pakta dhe të rritura. Pas uljes së barrës dhe shkurtimin e shpenzimeve, Detroit do të përmirësojë mjedisin dhe zhvillimin e industrive të reja, duke ruajtur përparësitë e veta tradicionale të tilla si objekte kulturore dhe argëtuese. Si një nga 20 qytetet më popullsi më të re në Amerikë, Detroiti do të tërheqë njerëz të rinj në qytet të vijnë përsëri e të jetojnë.
“Shumë njerëz e keqkuptojnë “Rënia e Detroitit”, thotë profesori i Universitetit të Detroitit Michael Digiovanni ashtu si me problemet e industrisë amerikane të automobliave. Në fakt, thotë ai industria e automobilave është në shëndet të mirë në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar 2012 performanca e GM, Ford dhe Chrysler kanë vendosur rekorde për shumë vite, ndërsa industria e automobliave ka qenë një fuqi shtytëse për rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Shitjet e makinave dhe kamionëve në 2013 pritet të arrijë në 15.3 milion dollarë, shumë më e lartë sesa në vitin 2012 dhe i afrohet me rekordin e mëparshëm prej 16 milionë në vitin 2007″.