• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova…!

December 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri XHARRA/

“Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi” ( “Politika” , Beograd, 6 Prill 1913)/

Milošević:Hoću topove iznad Đakovice!/

(Millosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë )/

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…/

Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,/
E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)…./

Principata e Serbisë , deri më vitin 1844 nuk e ka pasur asnjë plan të përpunuar për poltikën e jashtme dhe vetëm me  ardhjen e Ilija Garashaninit (1812.- 1874.) në postin e ministrit të punëve të mbrendshme(23.11.1843)  u përcaktuan ato. Në bazë të ideve të Adam Czartoryskog, (udhëheqës i krahut konzervativ politik të Polonisë ) të shprehura në “Conseils sur la conduite à suivre par la Serbie”  dhe ““Plan za slovensku politiku Srbije” e  Frana Zach-ut në të cilën ishin dhënë idetë e konceptit të diplomacisë franceze për “Çështjen e Lindjes”, Ilija Garashanini e themeloi “Naçertanjen-Programin Serb të politikës së jashtme “ , një program i cili vazhdon të zbatohet  në mënyrë të vet edhe në ditët e sotit.Pardigma themelore e atij programi ishte dhe është  “ e drejta historike e bazuar në traditën e shtetit mesjetar serb “ (Zef Mirdita)

Duke u nisur nga planet e këtij programi (“Nacertanija”) , në vitin 1849 u aprovua ,Statuti i propagandes poltike të Serbisë , i cili duhej që ” në tokat sllave dhe turke “ sipas tëcilave  ishin Bosna dhe Hercegovina ; Mali i Zi, Serbija e Jugut , sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bullgaria Jugperendimore (Fyromi ) ,Dalmacia e bëjnë një tërësi të pandarë me prejardhje njëfisnore (pra serbe.fxh)

Milosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë (POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM)

“Vesnik Srpske Crkve”    për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse    . Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke  ( me damgogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha  kush zor?  A mos po i frigoheni kujt?   . dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet:  Askush nuk na  urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse  duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.  “ Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.Ndarja e Shqipërisë(fxh) Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Politika e Car Dushanit !

Hocu topove iznad Djakovice!….  Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja  e shkatërruar  e banditëve kryengritës”  shkruan:”  Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute  i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët (ortdoks fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë  me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe  gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “

Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntaor 1912 ?Raportonte për njerzë të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjeni kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja  në Europë u var me fatin  e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur  ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur  ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)

Kurse   nga mbledhja e  35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë  të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine  , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për  përgatitjet për luftën  e ardhshme  në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :

Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ;  Në Kosovë nuk ka qytet  më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti)
Momčilo Perišić :Në vendin më të bukur , pak në një tatpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqëndrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet  të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën , me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)

Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asjë!

MOMČILO PERIŠIĆ:  Aty e kemi një bataljon ushtarësh

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ka kazermën e zbrazur , po MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty  në dalje për tek  Çafa e Prushit , në të majt e kemi bataljonin

SLOBODAN MILOŠEVIĆ:  Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?

MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e  mbetur pas dore.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?

MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qyetet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice!   ……Dhe dihe se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.

Fahri Xharra, 20.12.13 Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dibra dhe Gjakova, Fahri Xharra, shkoi manastiri

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT