• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Ditën e shenjtë të Mësuesit me Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”

March 6, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera/ ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera/ e prej mallit derdhi lot. – Mjeda/

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” ecin në traditën e të parëve duke e festuar 7 Marsin, Ditën e Shenjtë të Mësuesit me një program të pasur artistik dhe sjellin në shenjë mirënjohjeje për mësueset e tyre buqeta të bukura lulesh.

Edhe natyra dukej sikur mori pjesë në këtë ditë shqiptare në New York, rrezet e ngrohta të diellit, cicërima e zogjve që bashkohej me fëshfërimen e lehtë të gjetheve të pemëve e bënin dhe më festive dhe më harmonike këtë ditë të shënuar.

Në mjediset e ngrohta dhe tejet komode të shkollës publikike amerikane PS 9, në ishullin e bukur Staten Island, prindër, nxënës dhe mësues të Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në tri lagje të Nju Jorkut si: në Staten Island, Brooklyn dhe në Manhattan u mblodhën së bashku për të festuar 7 Marsin.  Nxënësit gjithë nur dhe me dashurinë e madhe për shkollën vinin me tufa lulesh në duar duke iu uruar mësueseve të tyre të dashura gëzuar ditën e 7 Marsit.

Ajo që ngelet dhe më impresionuese është kur disa nxënës shoqërohen dhe nga vëllezërit dhe motrat e tyre që fillojne qysh bebe të cilët i mbajnë prindërit në krah apo ulur në karrocat fëminore dhe deri më të rritur se vetë ata dhe gëzohen për të ardhur në raste festash që nuk janë të pakta për Shkollën Shqipe “Alba Life”.

Nxënësit takohen, përqafohen dhe flasin shqip me njeri tjetrin, çka është dhe misioni kryesor i programit të shkollës.

Ardhja e tyre pranë shkollës shqipe është frymëzim, është shpresë për të ardhmen e fëmijëve në Diasporë, ndonëse na mbetet një punë dhe më e madhe për të bërë, pasi mijëra fëmijë me prindër shqiptarë në botë nuk flasin dhe shkruajnë shqip dhe kjo përbën një shqetësim real për cilindo prej nesh.

Mësuesit dhe prindërit kishin kohë që përgatisnin nxënësit dhe fëmijët e tyre për këtë ditë dhe kjo përgatitje serioze u kurorëzua me sukses në programin spektakolar që u dha në këtë ditë të shenjtë.

Se Gjuhë e Shqipërisë është Gjuhë e Perëndisë

Këto vargje të poetit kombëtar Naim Frashëri u recituan plot dashuri dhe zë kulluar nga nxënësja e shkollës shqipe Melinda Djenovic që ka vite që e ndjek rregullisht shkollën dhe ka rezultate të dukshme duke arritur që të jetë dhe prezantuese në programe të ndryshme.

Programin e ka hapur sopranoja e mirënjohur Deshira Ahmeti Kërliu e cila ka kohë që i është bashkuar programit serioz të Shkollës Shqipe “Alba Life”.  Znj.Kerliu iu uroi gjithë mësueseve festën e 7 Marsit dhe tha se ndihej krenare që bashkëpunonte me stafin e shkollës dhe me nxënësit.  Festa e 7 Marsit vazhdoi Kërliu në këtë shkollë festohet realisht si festë shqipe, si ditë mësimi pasi mësuesët martirë që luftuan për të hapur shkollat shqipe dhe derdhën gjakun në mbrojtje të alfabetit shqip lanë amanetin që fëmijët shqiptarë të flasin shqip kudo ku janë.

Znj.Kërliu ka ftuar në skenë nxënësit e shkollës shqipe të Manhattanit të shoqëruara nga mësueset e tyre Liza Pllumi, Mane Hasanaj dhe Anila Syka.

Programi filloi me poezinë “Gjuha Jonë” të Naim Frashërit recituar nga Nora Hysa.  Lendina Jahmurataj ka recituar poezinë “Nënës”.  Vëllezërit Flaton dhe Gentian Hulaj interpretuan “Shkolla ime”.  Edona Hasanaj “Festa jonë”.

Kevin Predlukaj interpretoi “Gjuha Shqipe” të Ndre Mjedës.

E dua shkollën time nga Simon Syku.

Programin, nxënësit e Manhattanit e mbyllën me vallen aq të njohur të Rugovës, pergatitur nga mësuesja Mane Hasanaj, valle që u shoqërua me duartrokitje të nxehta nga publiku.

Programi i pasur artistik vazhdoi me nxënësit e shkollës shqipe në Brooklyn.

Edhe pse  disa nxënës munguan pasi kishin ELA test në shkollë publike përsëri programi ka vazhduar me plot sukses dhe dinjitet.  Nxënësit e mësuese Raimonda Hysollit interpretuan poezi dhe këngë të ndryshme.  Kelvin Rustani interpretoi “Mësuesja”, Bjarni Brluku “Nëna”, Diola Dacaj “Mësuesja ime”, Dorentina Dacaj “Nëna”, Arjon Mazda “Nëna”, Ledion Xhoi, “Nëna”, Eneo Rustani “Nëna”.

Kelvin dhe Enea Bulku me zërat e tyre të magjishëm kanë rrëmbyer zemrat e prindërve në sallë dhe janë shoqëruar me duartrokitje kur kanë kënduar këngën e Nënës të shoqëruar nga shokët dhe shoqet e klasës.

Ndërsa nxënësit e mësuese Gladiola Bakos si Oresti Salillari interpretuan plot konfidencë dhe dashuri “Dy festa të bukura” 7-8 Marsi, Rafal dhe Andri Gjonaj interpretuan nga Ali Podrimja “Zilja e shtatorit”.

Programin e shkollës shqipe në Staten Island e ka prezantuar mësuese Entela Muda së bashku me Melinda Djenovic.

Mësuese Entela ka ftuar nxënësen Dea Watkins e cila ka recituar vjershën “Zogu dhe djali”.  Brendon Doda “Quhem shqiptar”.

Elira Xhemali “Festa e Mësuesit”.  Rilind Bardhi “Ylli i vogël lart në qiell”. Ndërsa Dea Kerliu befasoi me vjershën që kishte krijuar vetë plot dashuri dhe ëmbëlsi fëminore.

Jaedin Doci “Libri”, Ariela Gashi “Dy festa të bukura” dhe Brian Muda “8 Marsi” nga shkrimtarja Adelina Mamaqi.

Programi ka vazhduar me nxënësit më të rritur duke filluar me Melinda Djenovic “Gjuha Shqipe”, Naim Frasheri, Arsi Muda me poezinë “Atdheu” nga shkrimtarja Laureta Petoshati.  Olivia Verteniku nga Filip Shiroka “Shko Dallandyshe”.  Denis Doda “Mësueses”. Alba Ujkashi “Epika” nga Ali Podrimja dhe Alisa Pocesta: “Unë jam shqiptare”.

Të gjithë nxënësit kanë kënduar së bashku këngën: “Mësuese e dashur” interpretuar nga Dea Kerliu dhe Dea Watkins.

Mjaft spektakolare ishte kërcimi i valles së Napolonit nga nxënësit në Staten Island udhëhequr nga mësuese Entela Muda dhe Dëshira Kerliu.  Shamitë kuq e zi përgatitur nga duartë e arta të gjyshes së Elira Xhemalit valëviteshin në ajër mjeshtërisht nga duartë e vogëlusheve.

Në fund të koncertit spektakolar nga nxënësit e shkollës shqipe z.Qemal Zylo themelues i shkollës Shqipe dhe drejtues i saj i ka dhuruar buqeta me lule të freskëta gjithë mësueseve si Liza Pllumit, Mane Hasanj, Anila Syka, Aferdita Kacupaj, Gladiola Bako, Raimonda Hysolli, Entela Muda, asistenteve si Gela Bulku etj, dy artisteve shqiptare Dëshira Kërliut dhe Lindita Mezini Loles si dhe ish mësuese Adelina Lacaj, Ornela Melo, Mimoza Salillari anëtare e Bordit, Mizi Tutovic Doda, dr.Valbona Zylo Watkins, etj, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për punën e tyre të përkushtuar.

Pjesëmarrësit së bashku me nxënësit pasi drekuan sponsorizuar nga z.Harry Ujkashi vallëzuan dorë për dore dhe u argëtuan me valle dhe këngë të ndryshme nën tingujt e

DJ drejtuar nga Odise Salillari dhe Andrea Lole.

Ishte një ditë shqiptare midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në New York, ishte një ditë që edhe pse të ikur larg Mëmëdheut zemra jonë rreh për të, rreh siç thotë Mjeda 124 vjet më parë: “Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera/ ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera/ e prej mallit derdhi lot.”

Të gjithë kaluam një 7 Mars të bukur me një ditë të dielltë si shkronjat e Gjuhës Shqipe, Gjuhës sonë Hyjnore!

6 Mars, 2016

Staten Island, New York

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Keze Kozeta Zylo, ne Diten e mesuesit, shkolla Alba Life

Deputetja mes nxenesve te shkolles shqipe

January 13, 2014 by dgreca

Ish luftëtarja e UÇK-s dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës mes nxënësve të shkollës Shqipe “Alba Life”, New York

Shkruan Keze Kozeta Zylo/

Nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn dhe Staten Island filluan plot gëzim semestrin e dytë të pranverës për vitin 2014.   Ishte një fillim i mbarë, klasat në mjediset e shkollës publike amerikane gumëzhinin nga cicërimat shqip.  Pas disa ditësh nga pushimet dimërore në sytë e tyrë gjatë takimit me shokët dhe shoqet e klasës ndihej mall, dashuri fëminore, gëzim ngase ishin midis shqiptarësh.

Edhe pse gjithë Amerika u përfshi nga i ftohti i akullt polar, në këto dy ditë në New York të premten dhe të shtunën, i ftohti kryeneç ra dhe solli nje klimë të butëz, që dukej sikur merrte pjesë në gëzimin e nxënësve që duan të mësojnë SHQIP.

Nxënësit në ditën e parë të shkollës përjetuan dhe një gëzim të veçantë, midis tyre ishte ish luftëtarja e UÇK-s dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës zonja Time Kadrijaj.  Në dërrasat e klasës si në Brooklyn dhe Staten Island ishte shkruar urimi:

Mirë se erdhe zonja deputete e Kosovës, Time Kadrijaj!  Pasi nxënësve iu tha se sot midis nesh do të jetë deputetja e Parlamentit të Kosovës disa prej tyre ngritën dorën dhe pyetën se çdo të thotë deputete?  Meqënse jetojnë në Amerikë iu sollëm shembullin me Shtepinë e Bardhë, kongresmenet dhe senatorët që janë zgjedhur, ose ju kujtuam dhe senatorin amerikan z.Martin Golden i cili para pak kohësh vizitoi nxënësit e shkollës shqipe në Brooklyn.  Po ja pyeti një nxënëse prej disa vitesh që vjen në shkollë a mund ta krahasojmë përshembull me Hillari Clinton, meqense dhe është e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët?

Pyetjet dhe bota e tyre aq e pasur gjithmonë më kanë magjepsur në jetën time dhe seç të japin një frymëzim të pashterrur duke të hequr lodhjen dhe stresin e ditës rutinë.  Ardhja e deputetes së Republikës së Kosovës u mirëprit me gëzim dhe duartrokitje.  Deputetja simpatike, një grua e gjatë, me thjeshtësinë që e karakterizon u ul në bangat e klasës me dy shoqërueset me origjinë nga Kosova zonjat Servije dhe Valbona Alaj.

Themeluesi i shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i uroi mirëseardhjen zonjës deputete Time Kadrijaj dhe e falënderoi atë që ndodhej midis nxënësve të shkollës shqipe.  Z.Zylo e prezantoi znj.Time Kadrijaj jo vetëm si deputete grua të Kosovës për të cilën ndihemi krenarë, por dhe si një luftëtare trime që luftoi me pushkë në dorë kundër bishës serbe.  Zonja Time Kadrijaj është një intelektuale me profesion mjeke gjinekologe.  Gjuhën dhe Historinë shqiptare që u mësojmë nxënësve janë gjithmonë në sherbim të tyre për t’u njohur sa më shumë traditat dhe kulturën tonë nga më të lashtat.  Unë ju shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë stafit të shkollës për ardhjen tuaj, si dhe lidhjet e vazhdueshme që kemi pasur me përfaqësues dhe personalitete të Kosoves në New York të cilët kanë ardhur pranë nxënësve në emër të qeverisë së Kosovës e cila na ka mbështetur vazhdimisht.  Shkollat shqipe janë një urë që lidhin fëmijët e Diasporës me Kombin, ndaj këto lidhje duhen të forcohen dhe të mendohet shumë seriozisht për t’i thënë:

Stop asimilimit të gjuhës shqipe në Diasporë!

Më pas Z.Zylo ia dha fjalën deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës zonjës Time Kadrijaj.

Zonja Kadrijaj falënderoi nxënësit e shkollës shqipe që vinë dhe mësojne Shqip dhe që nuk e harrojnë gjuhën e të parëve të tyre dhe i frymëzoi ata që të vazhdojnë për tërë jetën se Gjuha nuk ka fund.  Ajo sugjeroi dhe ftoi të gjithë prindërit për një bashkëpunim më të ngushtë me shkollat shqipe dhe gjithashtu në shtëpitë e tyre  është krejtësisht e nevojshme të flitet shqip, pasi kështu fëmijët që lindin dhe rriten jashtë Atdheut e mësojnë dhe përfitojnë më shumë.  Është tejet emocionante t’ju takoj sot, të ulem bashkë me ju dhe t’ju dëgjoj se si flisni shqip në orë të mësimit apo në bashkëbisedim me njeri-tjetrin.  Të gjitha organizatat duhet të bashkërendojnë punët e tyre për mësimin e gjuhës shqipe pasi vetëm bashkëpunimi sjellë frutet e veta.  Unë i shpreh mirënjohjen time gjithë Diasporës që ka qëndruar në këmbë për problemet dhe situatat që ka kaluar Shqipëria dhe Kosova vazhdoi midis të tjerash deputetja e Kosovës.

Prof. Petrika Melo që ndihmon mjeshtërisht në programet artistike e ka falënderuar zonjën Time Kadrijaj për ardhjen e saj dhe i ka bërë një prezantim të shkurtër për punën dhe aktivitetet e ndryshme kulturore që ka organizuar shkolla me nxënësit.  Z.Melo i ka uruar punë të mbarë znj.Kadrijaj në shërbim të Kombit.  Në nderim të deputetes së Kosovës nxënësit e kanë përshëndetur me këngë dhe poezi të ndryshme.  Artistja e vogël e Diasporës që po shkëlqen në skena të ndryshme Kristina Melo recitoi poezinë: Edhe unë si Marigoja” e cila në strofën e fundit fton të gjithë shqiptarët të bashkohen në një.  Recituan poezi aq bukur dhe nxënësit Edije Greva si Manushaqja, Aurora Rusi, Daut Palevic, Marvi Kostrista, Alba Ujkashi, Aaron dhe Aurora Suka të cilët u mirëpritën me duartrokitje.  Vëllezërit Ulaj kishin udhëtuar nga Nju Xhersi dhe interpretuan të tre në violinë për t’i uruar mirëseardhjen deputetes së Kosovës znj.Time Kadrijaj.  Programi vazhdoi me Kristina Melon e cila këndoi himnin e shkollës shqipe “Gjuha Jone” shoqëruar nga gjithë nxënësit, ndërsa Dea Watkins këndoi: Ja na erdhi Viti i Ri”!   Pas programit Mësuesja e shkollës znj.Valbona Kostrista ka përshëndetur deputeten dhe ka ftuar qeveritarët, bashkatdhetaret për një përkushtim më të madh për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.

Në fund të përshëndetjeve nxënësit janë përqafuar të gjithë me Deputeten dhe kush e kush të bënte fotografi për ta pasur si një kujtim të bukur.

Pas përfundimit të mësimit për TV Alba Life ish luftëtarja e UÇK-s, deputetja e Parlamentit të Kosovës znj.Time Kadrijaj me profesion mjeke gjinekologe dha një intervistë mbresëlënëse ku do të veçoja takimin e saj me bashkëluftetarët e UÇK-s në Amerikë, ku disa prej tyre kanë humbur gjymtyrët në luftë.  Ndërkohë që e kishja përballë mikrofonit kur fliste për bashkëluftetarët e saj më dukej sikur pranë nesh ishte ulur Shote Galica. Takimin me nxënësit dhe intervistën do ta transmetojmë së shpejti në kanalet televizive në New York dhe në paketën digitale TV Alb.(Kozeta Zylo)

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Deputetja, Keze kozeta, shkolla Alba Life

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT