NGA GËZIM LLOJDIA/
Rënqethet njeriu nga era e ftohtë,siç dridhem unë në një ditë emigrimi. Mirëpo kur përpara syve më del pasqyra Kasem Trbeshina është krejt i ndryshëm krahasimi. Shpalosen kalavarët dhe vuajtjet njerëzore që kanë prekur deri në kockën, që e kanë goditur deri në palcë .Dhe i ziu njeri duron,duron sa mali me dëborë. Dhe këtë e bënë sepse deshën të rronin një ditë pranvere. Në të vërtetë Trebeshinën unë e kamë parë dhe në dimër kur barra e dëborës e ka pikëlluar edhe ne pranverë. Ne shkonim në Mezhgoran dhe im vjehrri më thotë e shikon atë mal,e dini kush është ,sigurisht që jo. Është Trebeshina. Po për një shkrimtarë Kasëm Trebeshina ke dëgjuar,kam dëgjuar. Maja e malit sikur u lëkund atje lartë dhe gurët ranë përpara këmbëve. U rrëzua plepi më tha vjehrri,duke nënkuptuar rrëzimin e Kasëmit.Dhe heshti u mek,sepse ngado mbinin rojtarët e mjegullinave. E dini pse dielli është larg shprehet një poet,për të na ngrohë të gjithëve mirë. Dhe emri i Kasëm Trebeshinës tek brezi ynë erdhi nga largësia,pra ai vinte nga ajo largësi që ne e quanim distancë e gjatë kohore dhe vetë ndëshkimi i tij përmbante një mister.
Nëpër labirintet e lidhjes së Shkrimtarëve
Një ndërtesë aty në rrugën e Kavajës ku unë dhe të gjithë të atij brezi e kishim ëndërruar. Ne studentët, që vinim pikërisht nga jugu na shfaqej ajo dhe na rrethonte me mister. Çfarë ruante në të vërtetë ajo brenda ose çfarë kishte parë ndërsa në vite,thinjej ngadalë? Kur shikonim shkrimtarët e ulur në oborrin e saj ne zgjasnim koka për të parë ata,prapa mureve me hekura të saj.”Ishte ora 22.30 dhe kalendari shënonte minutat e fundit që ndanin në mes muajin prill të vitit 1980,shkruan publicisti Nuri Dragoi në hyrje te një libri të mrekullueshëm për Kasem Trebeshinën,që quhet “Kasem Trebshina-një jetë përpara gjyqit”.Që prej këtij vargu hynë dhe merr pjesë aktive në çdo moment të jetës së njeriut që ruante mbiemrin e malit Trebeshinë. Duke hyrë në faqet e këtij libri që unë do ta quaja ndershmërisht roman i mirëfilltë artistik dhe më i lexuari me personazhe të gjallë ke ecur nënë ca labirinte që koha i kishte stisur si të tillë. Ndërtesa vazhdon te jete atje ku ishte në kohën kur ajo përdorej edhe për krime kundër shkrimtarëve,mirëpo tashmë ajo ka ndryshuar bojën,vendet dhe pozicionimin është një ministri kulture. Ku janë zyrat ku u thurën ose u përgatiten sulmet kundër Kasëmit,në kohën e përndjekjes së madhe. Në të vërtetë po të zhbirosh këtë godinë në sipërfaqe të saj ngjet si e pafajshme,mirëpo nëpër labirintet e saj janë fshehur sa e sa ndëshkime janë përgatitur sa e sa goditje kundër atyre që kishin në dorë jo më pushkë,por penën. Një ndër ata është Kasemi, njeriu simbol që vinte nga jugu i vendit në kryeqendrën shqiptare me përfundimin e luftë së dytë të përbotshme .Dhe nëpër labirintet e saj do të ngatërrohej letërsia me politikën ose më shkoqur,politika do të shkonte përpara saj dhe letërsia do të ecte pas gjurmëve të saj. Kështu ato u rritën si lisi me kulpurën,ku kjo e dita gjithë kohën do ta gjente shtrojën të shtruar tek trungu i lisit.Një simbiozë ose bashkëjetesë e lidhur për një qëndrim kohor rreth ose më tepër se 50 vjet.Për Lidhjen e shkrimtarëve sot ka ende gjëra të pathëna që janë fshehur qëllimisht. Për Lidhjen e shkrimtarëve shqiptarë ka ende shumë gjëra për tu thënë. Sepse nuk ishte thjeshtë një mekanizëm por edhe prisja shpesh herë e politikës së atij realiteti që sot e quajmë soc-realizëm. Por ajo që tërheq interes është mënyra se si u trajtuan shkrimtarë,banorët e saj. Prej saj u zbua që nga Ali Asllani që kur shkonte atje pak muhabet i bëhej,Petro luftëtari i Spanjës,djaloshi kaçurrel,Kasemi,dhe ne qe quanim të ikur Lasgushin,yllsorin shqiptar,magnetin ndriçimin apo të tjerë pena që fshinë germat ose gjetën mënyra për ti mbyllur burgjeve,për ti degdisur fshatrave mes baltës,për ti shpurë tek hekurat në vrullin e klasës. Më e pashpirt mbetej mënyra e dënimit të shkrimtarëve që shpesh rridhte nga gjykimi politik apo edhe nga mllefi për talentin e tyre,ndërsa ndërseheshin mediokrit për tu bërë gjëmën devijatorëve të kësaj letërsie. Kam lexuar edhe Petron dhe së fundi Trebeshinën .Një hulli e përbashkët i përndiqte.U mohohej kontributi dhe u fshihej talenti. Bënin emër veç ca mediokër që i nxori koha në breg si bëzhdile,thoshin plakat tona në jug. Përse Kasemi u përndoq.Ka njëmijë e një arsye që u servilen,ashtu si në rastin e Petro Markos dhe më kryesorja ishte truri dhe zemra e atij pushteti, diktatori.Mirë që nuk i lanë të botonin,dhe nuk i linin të ushqeheshin,por në burg,përse i mbyllnin ata, që nuk kishin asgjë me ato ndërtesa të brishta dhe me banorët halabakë të tyre,nuk ishin as kusar dhe me kusërit skishin asgjë të përbashkët. Dhe nuk u lodh asnjëherë dhe nuk e mposhti dot. Ndërsa kemi kufirin kohor që kapërcejmë dhe analizojmë ngjarjet,vrejmë se diktatori emri i tij po shuhet deri sa të harrohet në harrim ndërsa Kasemi dhe vepra e tij ka për të mbetur i freskët dhe i sjellë nëpër mëndë janë veprat e tij dhe frymëzimi i tij që nuk sosen.