Intervistë e Raimonda MOISIUT me romancieren SABIJE Dervishi Veseli/
Sabije Dervishi Veseli, është zëri krijues, intelektual, femëror – që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës, dhe e njohur tashmë edhe si autore bilingualen shqip-anglisht, mjeshtre e rrëfimit në gjininë e thrillerit.Ajoështë një zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane dhe shqiptaro-amerikane.Shkrimtarja shqiptaro-amerikane me orogjine nga Struga, Sabije Dervishi Veseli me përpjekje e sakrifica, ngarkesë emocionale, ajo është lum atdhedashurie për Shqipërinë e vendlindjen. Me dhimbjen e mergimtares, por me sytë nga atdheu, me pasionin dhe talentin për letërsinë, ajo hodhi ne letër nëpërmjet komunikimit anglisht, përvojat jetësore, kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, dhimbjen e dashurinë, të mirën e të keqen, mallin dhe kujtesën, grotesken dhe paradoksen, dallgët e jetës që na rrahin çdo ditë, vuajtjet e mbijetesën, jetën e vdekjen”.
Autorja, ne veprat e saj, shpreh shpirtin fenomenologjik me qartësinë e mendimit filozofik e artistik, ide shprehëse dhe emocionale këto, krejt të veçanta nën efektin e njerëzores.
Autorja Veseli ka zgjedhur të shkruajë në gjuhën angleze nën aureolën e kauzës së lirisë e shpirtit të lirë në tokën e lirë, çka ka bërë që këto ngarkesat emocionale të jetës , t’i ndaje edhe me “bashkëqytetarët e saj amerikanë”, t’i bëjë pjesë të dhimbjes e gëzimit të saj, në Amerikën multi-kulturore, si një metaforë dhe best seller për letërsinë bashkëkohore, zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane, shqiptaro-amerikane dhe promovim i vlerave te letrave shqipe.”
***
-Kam lexuar mbresa dhe mendime, komente të shumta për krijimtarinë tuaj, vecmas për librin të shkruar në gjuhë të huaj “Dangerous road”(Rruga e rrezikëshme). Përpos urimeve për këtë libër dhe të tjerë dëshirojmë të dimë;si jeni ndjerë rreth këtyre vlerësimeve?Cfarë ju shtyhu ta titulloni me këtë titull?
Ju faliminderit Monda për intervistën, dhe ju uroj gjith të mirat dhe suksese edhe ju.Libri im i fundit” Dangerous Road” dhe frymëzimi im për subjektin e libri, është marrë nga një ngjarje e vërtet, ku në këtë rrugë gati për cdo vit, humbin jetë njerëzore në aksidente rrugore. Nuk ka dallim se kujt moshe i përkasin, por e rëndësishmja është se rruga është e rrezikshme. Njgjarjet të tilla ndodhin në rrugën e Veleshtës në Strugë. Kur e sheh rrugën është pa problem trafiku,por gjatë mbrëmjes rruga është tërheqëse dhe pikërisht aty është edhe një vend i shenjtë.Në këtë rrugë humbi jetën tragjikisht Gëzim Kaleci, një i burgosur politik në ish -Jugosllavi dhe shoku i tij Garip Kaba, shpëtoi.Ngjarja realisht ka ndodhur në 1994-ën . Më vonë, po në të njëjtin vend përsëri viktima, por kësaj here një familje tjetër nga Veleshta, familja Hoda, ku humbën jetën Naseri, gruaja e tij , djali Drilon, kurse djali tjetër Kushtrimi shpëtoi, por ende i ndien traumat trupore dhe ngjarja vazhdo. Subjekti në brendësi është sa tërheqëse, por edhe e dhimbshme dhe tragjike, sepse jetë njerzish janë në rrezik.Shpresoj që ky roman të jetë mesazh jo vetëm për njerëzit e thjeshtë që ta mbrojnë jetën, të jenë të kujdesshëm kur ngasin makinat,-por edhe për institucionet shtetërore që të bëjnë dicka për rrugën, që merr gjithmonë jetë njerëzore.
– Kini botuar poezi e prozë,- Si u gjendet prozatore? Emocionet e para në krijimtarinë tuaj letrare?
Proza më ka tërhequr më tepër, emocionet ndjenjat përshkruhen më mirë në prozë, poezia më duket disi më e mbyllur.
-Cilat kanë qënë përfytyrimet më të herëshme se një ditë do të bëheshit shkrimtare? Kush ka qënë dashuria tuaj e parë, për c’ka theksova më lart?
Parafytyrimet e mija të para kanë qenë të mirem me sport, sepse hendbolli dhe basketbolli kan qenë ëndrrat e mija, por ndërroi politika e atëhershme dhe cdo gjë u rrënua, dhe më vonë pasi Zoti me dhuroi një dhunti tjetër, që të tjerët nuk e kanë,atëhere fillova të merrem me shkrime, por në formë ditari dhe vazhdoj me ditarin tim të jetës.
-Kush ka ndikuar në mënyrë të vecantë që ju ka frymëzuar apo inkurajuar për të shkruar prozën?
Dhuntia që zoti më dhuroi, (dhuratën që e kam), shkrimet e mija janë të një karakteri tjetër, është një rrymë e re në letërsin shqiptare, që mund të them Ghost Stories.
-Cilat janë shprehitë tuaja kur shkruani një poezi, tregim apo meditim… . Dëgjoni muzikë apo dëshironi qetësi?
Nuk ka rëndësi kur më vjen frymëzimi nuk më pengon as vetmia as muzika për derisa marrë mesazh.
-Cfarë është një “muzë”. Është aftësi gjenetike sipas mendimit tuaj?
Frymëzimi për mua lind nga brendësia e shpirtit dhe pastaj shkruan me ndjenjat e tua.
-Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?
Njgjarja në të cilën isha e rrethuar më frymëzoi të merrem me krijimtarinë dhe duhej që edhe përfundimin t’ia jepja, por pasi gjurmova në atë njgjarje dhe nuk dëshiroja që punën e nisur ta lë përgjysmë .Proza ështe rruga ime e zgjedhur
-Kur shkruani cili është vendi tuaj më i preferuar, në studio, në natyrë apo krejt rastësisht edhe duke pirë kafe diku?
Shtëpia ,vendi im, më e preferuar
-Ju ndjek vazhdimisht në krijimtarinë tuaj, duke qënë kështu një lexuese e rregullt, Në prozën tuaj tuaj ka mall, protestë, revoltë, dhimbje, dashuri, mesazh tolerance e paqe, ton qytetar e intelektual … A keni ndonjë ndjesi të vecantë që ju jeni përpjekur ta cfaqni nëpërmjet artit të të shkruarit..?
Në prozen time është dashuria mes njerëzve jo urretje, është mirëkuptimi dhe paqja.
-…që do të thotë se ju keni kaluar momente të dhimbëshme, të bukura e kritike. Cili ishte kërcënimi që ju shihnit me sytë dhe koshiencën e brishtë të një gruaje nga ai realitet i jetës?
Me kohën kalon dhe sfidon, gjithcka, vetëmduhet durim dhe paqe shpirtërore.
– Kini botuar romanet fiction “Interpretation of dreams” “Misterious secretes”, “Ëhat did I do, fall in love ëith you”, në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe “Pse u dashurove tek unë? Kush ka qënë frymëzimi për këto romane? Pse në gjuhën angleze? Pra sfida që ju përballeni me ndërtimin e romanit duke e krijuar atë me idetë që keni në mendje për ecurinë e personazheve? I paraqisni personazhet nga jeta reale në përshtatje me kohën e situatën apo anasjelltas?
Librat të cilët i përmendët më lart, i kam shkruar j në gjuhën angleze, sepse në Amerikë këto tema janë më të lexuara. Në Amerikë egzistojnë programe të vecanta që i trajtojnë këto tema me Ghost Story, kurse në Ballkan nuk është e njohur dhe nuk janë të besueshme si tema deri diku..Prandaj vendosa t’i botoj në gjuhën angleze, se edhe më pëlqen ky lloj stili i të shkruarit. Ngjarja ka ndodhur në Luftën e Parë Botëore, ku një Oficer kroat vritet në frontin e Selanikut. Por subjekti shkruhet në vitin 1989-ë dhe personazhi kryesor është Oficeri kroat dhe Besa një vajzë e re në moshën 17 vjecare bie pre e dashurisë së shpirtit të ringjallur të Oficerit kroat , dhe loja e trishtimit dhe e dashurisë së humbur vazhdon mes tyre .
-A të ka rastisur gjatë jetës tuaj të jeni takuar apo të keni pirë kafe me ndonjë nga personazhet e romanit “Pse u dashurove tek unë?”?
Jo , sepse personazhi kryesor ka vdekur dhe hija e tij vazhdon
-Keni qënë e sukseshme vitet e fundit si romanciere, jeni vlerësuar me cmime respektivë e të admirueshëm, duke gëzuar kështu edhe admirimin nga lexuesit e shumtë?A jeni habitur kur ju kanë vlerësuar? Si ju bën të ndiheni kjo gjë si autore femër?
Nga shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë në një konkurs u vlerësova me Cmimin e Tretë me librin “Pse u dashurove tek unë”. Ishte një kënaqsi sepse ishte libri im i parë që kisha shkruar dhe u vlerësova. Jam tërhequr nga konkurset sepse më dukej se nuk vlersohen temat e mija, por kam dëshirë të marr pjesë në konkurset shqiptare, nuk ka rëndësi ku mbahen në Tiranë,Prishtinë apo Shkup .Po natyrisht që gëzohem, për vlerësimin e zërit krijues intelektual e qytetar.
-Kur ktheni kokën pas se e shikoni krijimtrainë tuaj gjatë viteve? Cilat janë drejtimet dhe objektivta interesante për të ardhmen?
Ëndrra ime për të ardhmen është që këta libra që i kam shkruajt t’i realizoj filma në Hollëood,dhe librin e parë e kam në screenplay dhe po bëj përpjekje të kontaktoj ndonjë producent që t’i realizoj në të ardhmen.
-Cfarë dëshiron të ndash me kolegët dhe audiencën e lexuesve që janë duke e lexuar këtë intervistë?
Të lexojnë libra sepse libri është arma e ardhmërisë,
-Cfarë është dashuria për ju? Kur një grua e ndjen se është e dashuruar? Si arrini ta reflektoni këtë në krijimtarinë tuaj letraro-artistike?
Për mendimin tim, dashuria ndaj familjes që je duke jetuar është më e rëndësishme dhe më e shenjtë.
– Pse shkruan Sabija…..
Sepse kam dëshirë të merrem me dicka, të shpreh ndjenjat e mija.
-Si jeni ndier përballë botës së frikëshme të mediokritetit, klaneve, hipokritëve dhe inferioritetit maskilist?Cfarë kuptoni me shprehjet “vetëgjymmtim dhe vetëvrasje intelektuale”?
Shoqërinë e dua, por pasi natyra ime është e atillë që nuk dëshiroj të merem me disa gjëra që nuk i përkasin personalitetit tim dhe tërhiqem nga ato rrethana.
-Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë?Cfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?
Jo kam shum për të bërë dhe më duket se ende jam në fillim. E mbarova librin tim të pestë me titull:Ëndrrat Mesazh Hyjnor: Kurse projekti ime është të kontaktoj me ndonjë producen pasi screenplay është gati në gjuhën angleze dhe nëse është dikush i gatshëm, ltë më kontaktojë, janë të mirëpritur nga unë. Kjo thirrje është edhe për produicentët shqiptarë.
-Autorët tuaj më të preferuar…
Autorët më të dashur për mua janë Naim Frashëri, Migjeni,Asdreni, Noli, Cajupi etj.
-Mesazhi tuaj për talentet e reja, por edhe për shkrimtaret femra në përgjithësi.
Talenteve të reja u dëshiroj suksese gjithashtu edhe shkrimtarëve femra ju dëshiroj arritje suksese në shkrimet e tyre
Intervistoi:Raimonda Moisiu