Shoqata “Rugova” në Nju Jork, në vijim të traditës së vet të përvitshme, e ka festuar vitin e ri me një kokteil të pasur me ushqime dhe pije, me pak fjalime, organizuar mbrëmjen e së Premtes, 30 Dhjetor 2016, ne zyrat e saj në Arthur Avenue, Bronx, Nju Jork…Mirëseardhjen , të pranishmëve ua ka uruar z.Adem Muriqi, ndërsa fjalimin e shkurtër në emër të Kryesisë së Shoqatës, e ka mbajtë zv/Kryetari Sami Kelmendi. Ai renditi disa nga evprimtaritë e vitit 2016 që ka organizuar Shhoqata Rugova në drejtim të ruajtjes së kulturës dhe traditave të trashëguara si dhe veprimtari në shërbim të vendlindjes. Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , ka uruar e përshëndetur anëtari i Këshillit Drejtues të Vatrës, z. Zef Balaj. Ai e uroi shoqatën për veprimtaritë e zhvilluara, duke thënë se shoqatat dhe fondacionet krahinore, bëjnë shërbime të cmuar për krahinat e tyre, por kur vjen problemi për veprimtaritë Kombëtare, ato duhet të bashkëpunojnë me Vatrën, sic ka ndodhën ë vazhdimësi me Shoqatën “Rugova”. Një përshëndetje të vecantë ka bërë i ftuari nga Kosova z. Osman Gashi. Më pas të gjithë së bashku kanë festuar e uruar njëri-tjetrin. Këtë aktivitete mbuluan Gazeta Dielli dhe TV 21.(Dielli)