• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shpërthime me eksploziv në Tiranë, Shpërthen dhe politika

February 10, 2015 by dgreca

PD akuzon qeveri-polici për shpërthimet. Rama: Paçi faqen e zezë! Basha: Faqe e zeze jeni ju/
10 Shkurt- Pas shpërthimeve të ndodhura në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia gjeti edhe dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi.
Tritoli u gjet në rrugën “Muhamed Gjollesha” në stacionin e autobusit ku kalon linja e Unazës së Tiranës. Sasia e tritolit ishte e mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme ndërsa dyshohej se ishin planifikuar për të shpërthyer me telekomandim.
Në këto kushte policia bëri shpërthim të kontrolluar për të shmangur pasoja fatale në njerëz, të cilët udhetojnë me linjat e autobusëve të kryeqytetit.
Lidhur më shpërthimet e ndodhura në kryeqytet, policia ka nisur hetimet për të gjetur autorët dhe për të parë nëse mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën.
Burime të policisë bënë të ditur se shpërthimi i parë ka ndodhur në një farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi të Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahir.
Nga shpërthimi në farmacinë që ndodhet pranë spitalit 5 në QSUT, janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë.
Ndërkohë rreth së njëjtës orë ka ndodhur një tjetër shpërthim në rrugën “Arben Minga”. Sipas hetimeve të para një sasi eksplozivi është vendosur në shesh pushimin e pallatit të ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Numani. Sasia e eksplozivit ishte vendosur në katin ku jeton oficeri i policies, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla.

Rama: Akti terrorist ndaj familjes së Tahirit, dorën e shtetit në fyt deri në frymën e fundit

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas shpërthimeve me dinamit të ndodhur sot në mëngjes në kryeqytet.
“Akti terrorist ndaj familjes së ministrit të Brendshëm, kafshim monstrash që kanë marrë, po marrin dhe do të marrin atë që meritojnë: Dorën e shtetit në fyt deri në frymën e tyre të fundit”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.
Shefi i qeverisë shprehet se “kemi çelur epokën e re të ndarjes së shtetit nga krimi dhe të luftës dinjitoze pa ndalim e as tolerancë të shtetit përballë krimit. Saimir Tahiri është në krye të kësaj lufte dhe kush ka urdhëruar e ekzekutuar terrorin ndaj familjes së tij, duhet ta mësoje se sot i ka dhënë ministrit tonë e të gjithëve në, një motiv më shumë për të qënë krenarë e të frymëzuar në çdo qelizë, në kryerjen e detyrës së lartë në shërbim të vendit dhe njerëzve të këtij vendi”.
Kreu i Ekzekutivit thekson se askush dhe asgjë nuk do të na ndalë në rrugën e Rilindjes për një Shqipëri që më në fund do të këte shtetin e saj të fortë e të drejtë, shtetin modern të shqiptarëve.

Tahiri takim me Llallën dhe Ajazin
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri zhvilloi sot një takim me kryetarin e SHISH, Visho Ajazi dhe Kryeprokurorin, Adriatik Llalla.
Takimi në ministrinë e Brendshme, lidhur me shpërthimet e ndodhura sot në kryeqytet zgjati rreth 20 minuta.
Mësohet se takimi mes Tahirit, Ajazit dhe Llallës kishte si qëllim, bashkërendimin e veprimeve pas ngjarjeve të dhunshme. Mes objekteve që shpërthyen këtë mëngjes, ishte edhe farmacia në pronësi të babait të ministrit Tahiri.
Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë, të cilat mund të kenë fiksuar ndonjë detaj për ngjarjen.
Shpërthimet me eksploziv të regjistruara gjatë natës në Tiranë kanë qenë në fokus edhe të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm. Kryetarja, Arta Dade, dënoi aktet e dhunës ndërsa shpehu solidarizimin me familjet e sulmuara me tritol. Aktet e dhunës u dënuan edhe nhga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Braçe: Përgjigja e krimit të organizuar ndaj një qeverie të vendosur kundër tij
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe deklaroi të martën se ngjarjet e ndodhura mëngjesin e sotëm përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e jetës dhe të pronës së çdo qytetari.
Që prej nisjes së punës së kësaj qeveri, tha Braçe, ndjekja, gjurmimi, identifikimi, hetimi e goditja e aktiviteteve kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, akiviteteve kriminale të trafikimit të qënieve njerëzore, armëve dhe municionave, akteve ordinere të grabitjes me dhunë të pronës e pasurisë së qytetarëve si pasojë e këtyre veprimtarive kriminale kanë qënë prioritet absolut i kësaj qeverie.
Sipas tij, si rezultat i punës së qeverisë në këtë drejtim kanë ardhur të dukshme rezultatet e panjohura më parë që dëshmojnë shkuljen nga plantacionet e kultivimit të drogës nga më të mëdhatë në Europë, si dhe shkuljen e laboratorëve jetëgjatë modern të përpunimit të saj.
Aktet e sotme terroriste në Tiranë, vijoi më tej Braçe, janë përgjigja e krimit të organizuar kundër një qeverie të vendosur qartë dhe pa kthim kundër tij.
Por theksoi ai, kjo betejë për rivendosjen e ligjit e rendit jo vetëm përballë krimit të organizuar, por edhe përballë paligjshmërie që për vite të tëra e ka vendosur shoqërinë tonë në një gjendje kaosi pandëshkueshmërie e konflikti, pabarazie e pandershmërie dhe sfide ndaj shtetit publik ligjor e të së drejtës kanë sot një kundërshtar frymën politike në mbështetjetë krimit dhe paligjshmërisë së dukshme.
Braçe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë me profesionalizëm dhe të japë sa më parë rezultate. “Familjarët e Ministrit të Brendshëm, që është qartësisht në krye të kësaj beteje, të goditur sot janë rasti i parë unik kur fryma politike në mbështetje të krimit të organizuar e terrorizmit cakton shënjestra njerëzore në funksion të terrorit ndaj një shoqërie të tërë”, tha Braçe.
Një stacion autobusi, biznesi privat i babait të ministrit të Brendshëm dhe banesa e një shefi komisariati policie kanë qenë tre objektivat e sulmeve me tritol, mengjesin e sotem. Policia mendon se mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

PD akuzon qeveri-polici për shpërthimet. Rama: Paçi faqen e zezë! Basha: Faqe e zeze jeni ju
Partia Demokratike shprehu shqetësimin sot për nivelin e pasigurisë në vend. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, tha se opozita e ka denocuar që në fillim rënien dhe dobësimin e policisë nga njëra anë dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.
Sipas Palokës, në një kohë që krimi po fiton terren, Qeveria dhe policia nuk po garantojnë jetën e qytetarëve.
“Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.
E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend”.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryeministri Rama në fb.
“Vetem nje fjale me vjen per reagimin zyrtar te PD mbi aktin terrorist ndaj familjes se Ministrit te Brendshem: Paçin faqen e zeze!”
Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeopozitarit Lulzim Basha, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se faqe e zezë është për ata që rikthyen në krye të rendit njerëzit e inkriminuar.
“Faqe e zeze per ate qe riktheu te inkriminuarit ne krye te rendit! Faqe e zeze per gradimin e krimineleve dhe trafikanteve me poste deri ne parlament. Faqe e zeze per kryeministrin qe urdheron dhunen kriminale kunder opozites dhe mbron dhunuesit-bandite. Faqja e zeze dhe turpi i zi qe ministri i rendit eshte bere njesh me banditet. Faqja e zeze qe ne nje vit e kthyet Shqiperine ne Kolumbi te Europes. Kush flen me qenin zgjohet me pleshta thote populli.”
Deklarata e plotë e Palokës
Tirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme.Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike.Shthurja e Policisë së shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol.
Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda.Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve.
Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin.E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend.
Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet. Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër.
Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike.Kur krimi godet shtetin, e vazhdon të godasë në mes të Tiranës tregon se sa thellë ka depërtuar ai brenda tij. Pasiguria ndjehet sot kudo anembane vendit. Përplasje me armë, shpërthim tritoli kërcënime rrembim personi kjo është situata e rendit sot.

Filed Under: Kronike Tagged With: Shpërthen dhe politika, Shpërthime me eksploziv në Tiranë

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT