• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shpërthim në KEK, flitet për disa të vdekur

June 6, 2014 by dgreca

Shpërthim në KEK – konfirmohen tre veta humbin jetën/
Një shpërthim i fuqishëm në termocentralin Kosova A ka lënë pas vetes tre persona të vdekur dhe mbi 13 të plagosur.
Ende nuk janë të njohura shkaqet që çuan në shpërthimin në këtë termocentral që ndodhet vetëm pak kilometra në dalje të Prishtinës. Zyrtarët mendojnë se disa bombola me hidrogjen mund të kenë shkaktuar shpërthimin e sotëm
Aktualisht zjarrfikësit dhe ekipet e specializuara po bëjnë përpjekje për të shmangur shpërthime të tjera në këtë termocentral, prej nga jane evakuuar punetorët.
Termocentrali Kosova A është njëri nga dy prodhuesit e energjisë elektrike në Kosovë që përdorin qymyrin linjit. Kosova A është termocentrali më i vjetër dhe një nga ndotësit më te mëdhenj të mjedisit në Kosovë.
Autoritetet vendase e ndërkombëtare kanë planifikuar mbylljen e tij gjatë viteve të ardhshme, krahas planeve për ndërtimin e një termocentrali të ri.
Pas shpërthimit të sotëm një pjesë e partive politike ndërprenë veprimtaritë tyre të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

***
Nga 13 të lënduarit të cilët kërkuan ndihmë në QKUK si pasoj e shpërthimit në KEK, 11 prej tyre tashmë janë liruar për në shtëpitë e tyre.
Ndërsa 1 tjetër është sallën e operacionit e një tjetër është ende shtrirë në emergjencë. Ndërkohë QKUK ka nisur edhe 3 ambulanca tjera për në vendin e shpërthimit ku pritet që të vijnë edhe disa të lënduar të tjerë.
Bashkim Canaj, njëri prej të lënduarve tha para gazetarëve, se ngjarjka ka ndodhur diku rreth orës 10:00
“Papritmas është dëgjuar një zhurmë e madhe, dhe vetëm e kemi parë vetën të lënduar, nuk di asgjë më shumë”, ka thënë Canaj.
Ja emrat e disave, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK’ut që u lënduan sot në Tragjedinë që ndodhi aty.
1-Naim Hajrizi, vitlindja 1978 Prishtinë
2-Bashkim Kutllovci, vitlindja 1950 Prishtinë
3-Bashkim Tanaj, vitlindja 1968 Obiliq
4-Nyredin Dardhishta vitlindja 1985 Kaqanik
5-Izet Dedinca vitlindja 1969 Lajthisht-Obiliq
6-Mentor Avdyli vitlindja 1979 Dobroshevc Drenas
7-Besim Elezi vitlindja 1977 Mihhaliq – Obiliq
8-Elmza Hoxha vitlindja 1956 Miradi e ulet – Fushë Kosovë
9-Shemsi Klinaku vitlindja 1975 Obiliq
10-Besim Krasniqi vitlindja 1974 Obiliq
11-Rrahman Alshiqi vitlindja 1953 Obiliq
12-Hamdi Kutllovci
13-Ali kutllovci
Fillon evakuimi i banorëve rreth KEK’ut, priten shpërthime tjera
Aktualisht ka filluar evakuimi i familjeve nga shtëpitë që ndodhen shumë afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi.
Banorët dhe qytetarët aty, thonë se prej dje ka nisur një rrjedhje e hidrogjenit e cila është injoruar nga menaxhmenti i KEK’ut Në ndihmë përveç njësiteve tjera, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e FSK’së.
Pavarësisht se FSK ka dalë në vendin e ngjarjes, ata nuk po mund të intervenojnë. Kjo pasi po është paraqitur rrezik që të shpërthejnë edhe dy bombolat tjera të gazit si dhe shembja e pjesës tjetër të ndërtesë.
Nga vendi i ngjarjes ku ndodheshin ndihma e shpejtë dhe automjetet e tjera, janë larguar për shkak të këtij rreziku.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Avokati i Popullit.
Thaçi: Rreziku nuk ka kaluar – gjendja po mbahet nën kontroll
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një paraqitje të drejtpërdrejtë për në transmetuesin publik ka thënë se ka ndodhur një fatkeqësi në Termocentralin “Kosova A”.
“Ka ndodhur një fatkeqësi ka dëme material ka edhe të lënduar. Tani për tani nuk mund të jap informata tjera, vetëm mund të them se e gjitha ka ardhur nga shpërthimi I bocave të hidrogjenit. Po mundohemi të evitojmë pasojat, të shpëtojmë çdo jetë të punëtorit”, ka deklaruar Thaçi.
Sipas tij, ndonëse rreziku nuk ka kaluar qind për qind, nuk ka nevojë që të bëhet panikë.
“Do ti marrim të gjithat masat të kaloj me e keqja. Janë aktivizuar pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit, Ndihma e Shpejtë…”, ka thënë kryeministri Thaçi.
***
Burime të gazetës “Bota sot”, brenda Korporatës Energjetike të Kosovës, bëjnë të ditur se dyshojnë që ka qenë një bombol hidrogjeni shkak i këtij shpërthimi, dhe se i vdekuri është një punëtor nga Mitrovica.
Rreziku, tash është se afër vendit të shpërthimit ndodhen edhe dy boca tjera të hidrogjenit, të cilat mund të shpërthejnë nëse nuk ndalet zjarri.
Prandaj, policia ka rrethuar objektin dhe nuk po lejon të afrohen askush aty.
Mediat raportojnë se nga shpërthimi i fuqishëm kanë mbretur të vdekur tre persona, por që ekziston rreziku që të ndodhë edhe ndonjë shpërthim.
Një shpërthim i madh ka ndodhur në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, diku në pjesët ndihmëse të pjesës së prodhimit. Dyshohet se ka të vdekur dhe të lënduar, por asgjë nuk është konfirmuar ende.
Në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës kanë konfirmuar se prej andej janë sjellë 13 persona të plagosur, të cilët gjenden jashtë rrezikut për jetën, informata te pakonfirmuar thonë se 3 punëtore te KEK’ut kane vdekur.
Drejtori i Prodhimit në KEK, Arben Gjuka, tha se shpërthimi ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm.
Mësohet se kryeministri Hashim Thaçi është nisur drejt KEK-ut.
Drejtori i Prodhimit, Arben Gjuka ka thënë se shpërthimi ka qene i fuqishëm dhe ai ka ndodhur ne pjesët ndihmese te Kosovës A.
“Policia është ne vend te ngjarjes, unë jam afër vendit te ngjarjes. Ende nuk e dimë se sa persona janë te lënduar apo te vdekur”, ka thene Gjuka.
*******
Një shpërthim i madh ka ndodhur në KEK, te kazanët e Kosovës A. Sipas mediave në vend ka disa të plagosur dhe mund të ketë edhe të vdekur.
Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës.
Policia, ndërkaq, i ka thënë se “janë në dijeni të një shpërthimi”, por që nuk dinë asgjë më tepër.

Filed Under: Kronike Tagged With: flitet, për disa, Shpërthim në KEK, të vdekur

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT