Nga Albano Kolonjari/
Nga 28 Qershori sportdashesit kosovare mund tu drejtohen stadiumeve, palestrave sportive dhe te ndjekin skuadren e tyre te zemres. Qeveria e Kosoves në mbledhjen e dites se Marte 06/23/20, ka aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizimin e: 5. Pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta.Ndersa Kosova ka hapur dyert e stadiumeve, ajo qe te ben pershtypje eshte heshtja e Qeverise Shqiptare dhe FSHF. Futbolli ne Shqiperi eshte rikthyer ne fushen e blerte, por tifozet kane ngelur jashte saj. Ne takimin Laci-Kukesi rreth 20 ultras laciane tentuan ta shikonin ndeshjen nga rrethinat e stadiumit, por ata u larguan nga policia, per shkak te grumbullimeve dhe mos ruatjes se distancimit social. Po keshtu edhe ne takimin Tirana-Vllaznia, tifozet bardheblu u larguan pasi u vendosen banderolat ne mbeshteje te ekipit. Ne Shqiperi futbolldashesit kane deshire te rikthehen ne stadiume, por Qeveria Shqiptare eshte duke u justifikuar me rritje ne numrit te te prekureve me Covid 19. Paralel me kete te ardhuart e klubeve nga shitjet e biletave jane zero, duke thelluar akoma me shume krizen financiare te klubeve. Ne Shqiperi ende nuk dihet se kur do te hapen dyert e stadiumeve, nderkohe qe dy klubet e Kryeqytetit kane kerkuar te derbi i madh Tirana-Partizani te luhet ne pranine e tifozeve. Nderkohe qe sportet e tjera ne Shqiperi vazhdojne te heshtin. Asambleja e Federates Shqiptare te Volejbollit pak dite me pare ka vendosur 23 Qershorin si afatin e fundit te pritjes per te vazhduar sezonin e lene pergjysem. Ne te njejten rryeme eshte edhe Federata Shqiptare e Basketbollit e cila eshte ne pritje te pergjigjes zyrtare nga Shendetesia dhe Qeveria. Gjithsesi Kosova eshte nder te pakta vende Europiane qe ka dhene OK per tifozet.