• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NUK ESHTE ME ENDERR- JEMI NE FRANCE

October 11, 2015 by dgreca

*Shqipëria shkruan historinë/
*Kualifikimi në Evropian, FSHF përfiton 12 milionë euro, 2 milionë shpërblim për lojtarët/
Nuk eshte me enderr. Qe sot Shqiperia shkroi historine e enderruar nga brezat. Djemte Kuq e Zi, me De Biasin ne krye, me fitoren 3 me 0,e cuan Shqiperine ne Paris.
Festë e madhe në gjithë trojet shqiptare për fitoren e Kombëtares shqiptare, pas kualifikimet për herë të parë në kampionatin europian. Nesër ekipi i futbollit mbërrin në ora 13,00 në Rinas ku do të pritet nga dhjetra mijëra tifozë. Me pas ekipi do të dekorohet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
11 tetor 2015, data që hyri në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë, duke bërë ëndrrën realitet. Pas fitores 3-0 me Armeninë, për herë të parë kuqezinjtë janë kualifikuar në një kompeticion të rëndësishëm, sic është ai Europian, në mesin e skuadrave elitare të futbollit
Shqipëria do të jetë pjesë e Europianit 2016 që do të zhvillohet në Francë.
Djemtë e De Biasit e kanë nisur shumë mirë lojën, për të arritur në minutën e 9′ ku me një autogol të shënuar nga mbrojtësi armen Kamo Hovhannisyan kaluan në avantazh.
Fillimisht ka goditur Basha, por topi u prit nga portieri, që nuk arrin ta kontrolloje topin duke e prekur Kamo Hovhannisyan, i cili e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e tij.
Në minutën e 23’ do të vinte goli i dytë për Shqipërinë, i cili do të shënohej nga Berat Gjimshiti. Memushaj pason një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili më pas e ka dërguar në rrjetë për herë të dytë në pak minuta.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.
Edhe pjesa e dytë nis me raste për Shqipërinë. Në minutën e 76’ Armando Sadiku ka shkundur për herën e tretë rrjetën e portës armene.
Me këtë rezultat Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë pas Portugalisë.
Sapo u mbyll ndeshja në pankinën e Shqipërisë ka shpërthyer shampanja, ndërsa të gjithë lojtarët rezervë, trajneri De Biasi dhe stafi teknik vërshuan në fushë për të festuar. Ranë në sy lotët e kapitenit. Lorik Cana qante me dënesë për fitoren, para se t’i bashkohej festës me shokët e tij.
Trajneri De Biasi:
Fitorja me Armeninë e ka çliruar kombëtaren nga një barrë e rëndë, pas humbjes me Serbinë. Për De Biasin ka qenë moment për t’u shfaqur fitimtar. “Po them një gjë, qe ia thashë edhe me djemtë para ndeshjes. Kush ishte me ne në fillim? Pak vetë besuan tek ne kur debutuam në Gjeorgji. Por unë i thashë lojtarëve: Nëse ndiqni kërkesat e mia do ia dalim! Dikush na qeshi pas krahëve atëherë, por sot ai që qeshte, vjen pas nesh dhe gëzon edhe ai me ne.
Lorik Cana , kapiten i kombëtares:
“Humbja u bë me Serbinë dhe ne nuk na e ka ndryshu jetën, serbët do na shohin që luajme në Francë, nga lokalet duke pi birra dhe une i pershendes gjithsesi!” ka thënë kapiteni.
“Disa sharje na erdhen edhe nga njerezit tanë, pas asaj ndeshjeje, por ne nuk e kemi ul kokën se donim t’i gëzonim njerëzit tanë. Besoj ky grup lojtarësh e ka pasur diçka të veçantë. Kemi qenë lojtarë nga të gjitha trojet e shqiptarëve. Edhe nga Maqedonia, edhe nga Presheva. Është hera e parë që ka një perfaqësuese të vërtetë.” ishte vlerësimi i Canës për ekipin kombëtar.
Bujar Nishani, President i Shqipërisë
Udhë të mbarë në Europian , Shqipëri!
Edi Rama shkruan:Endrra e Pamundur u be realitet! Shqiperia ne historine e Finaleve te Europianit! Mirenjohje Kuqezinjve dhe DeBiazit ?
Ilir Meta shkruan:
Ekip i madh dhe urime Kombëtares. Jemi në Francë
Lulzim Basha thotë:
PERPARA SHQIPE!
Mirenjohje Kombetares Kuq e Zi!-Lironi Ballist Morinen!
Sali Berisha shkruan:Fitore historike 3 – 0 e ekipit te kombit tone me Armenine. Futbolli yne kombetar ne zenit. Mirenjohje te thelle, urimet me te perzemerta kuqezinjve qe firmosen sot ne Yerevan historine, ne radhe te pare De Biazit, kapitenit Cana, shenuesve te golave historike Xhemshiti dhe Sadikut, Berishes se pamposhtur dhe te gjithe Ekipit! Urimeee!!! Sb
Erion Veliaj poston në facebook:Shqiponjat shtegëtojnë n’Paris smile emoticon
Armando Duka, President i FSH:“Jam shumë i gëzuar, ishte fryt i një punë shumë të lodhshme. Të gjithë festojmë. Meritojmë të quhemi shqiptarë të vërtetë. Kanë dhënë shumë, besuam dhe ia dolëm. Pak na besuan, por ska gjë ne ia dolëm. Kata cuna meritojnë shumë dhe kanë dhënë shpirtin dhe zemrën.”, ka deklaruar Duka për Tvsh.
Fjalët e Etrit Berishës:
Jam shumë I emocionuar. Së pari dua të falënderoj trajnerin, futbollsitët dhe gjithë stafin. Është një mrekulli që ka ndodhur, Duke pasur parasysh edhe ndeshjet e fundit kemi sakrifikuar shumë. Kemi bërë gjithçka që është e mundur për ta realizuar këtë ëndërr. Nuk po mundem ta besoj ende. Në këto kualifikime kemi përjetuar gjithçka. Mirëpo në fund ia vlejti. Gjithçka që vjen si vështirësi del me sukses.

Kualifikimi në Evropian, FSHF përfiton 12 milionë euro, 2 milionë shpërblim për lojtarët/

Përveç gëzimit të kualfikimit historik të Kombëtares për herë të parë në një kampionat Evropian, fitorja 3-0 ndaj Armenisë sjell edhe një përfitim tëmadh ekonomik për Shqipërinë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar 12 milionë euro vetëm nga kualifikimi i Kombëtares në kampionatin Evropian të futbollit “Francë 2016”.
Kampionati Europian është mjaft fitimprurës për çdo ekip që arrin të kualifikohet, pasi UEFA, të drejtat televizive, por edhe sponsorët e ndryshëm sjellin përfitime marramendëse, sidomos për federata të vogla, si në rastin e Shqipërisë.
Vetëm për fazën e grupeve për kualifikueset Shqipëria mori 5 milionë euro. Ndërsa për kualifikimin, Shqipëria do të marrë 12 milionë euro. Të njëjtën shumë marrin të gjitha kombëtaret që kualifikohen, pa llogaritur financimet përmes sponsorëve. Ndërsa në fazën e grupeve në ‘Francë 2016’, çdo fitore vlen 1 milionë euro, ndërsa barazimet 500 mijë euro.
Gjithashtu nj përfitim të majmë ekonomik kanë përfituar edhe lojtarët e kombëtares shiptare për fitoren ndaj Armenisë. Zv/ Presidenti i FSHF, Lutfi Nuri ka konfirmuar se FSHF planifikuar të japë plot 2 milionë euro për ekipin, në formë shpërblimi, për fitoren ndaj Armenisë.

Filed Under: Sport Tagged With: fiton en Armeni, Shqiperia shkruan hitsorine

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT